3 MUAJ MAKTHI

Ku ishim? Ku erdhëm? E ku do të kthehemi?

3 MUAJ MAKTHI

1Mirë atëherë, le të pushojmë. Të çlirohemi nga e pritura. Ndoshta datë për fillim të negociatave me BE-në do të ketë në tetor. Ndoshta deri në fund të muajit. Ndoshta pranverën e ardhme. Meqë kjo verë nuk duhet të ketë datë, asgjë tjetër nuk është e rëndësishme për t’u pasur. Po PSP-ja? As ajo nuk duhet të vazhdojë me hetime. Vetëm emri duhej të ndryshonte. Dhe ja, mijëra maqedonas me një ndërgjegje të thellë tashmë punojnë për ndërtimin e masave të besimit me Greqinë. E meqë nuk kemi diçka për t’u shqetësuar, pse të mos shkojmë në plazh dhe të presim në qetësi sesionin vjeshtor të Bundestagut gjerman. Le të shqetësohen atje në Berlin. Dhe le t’i presim zgjedhjet në Greqi. Edhe qeverinë e re greke. Edhe komisarët e rinj të Komisionit evropian. Edhe një Mogerini të re. Edhe një Han të ri. Disa komisarë të rinj që do të na thonë: E keni paksa të shtrembër kapuçin, nuk e keni sipas standardeve të BE-së. Teksa shohim Zaevin se si përhap optimizëm pa ndaluar, kurse Mickoskin se si i drejtohet popullit me videomesazhe, duket sikur vera do të kalojë për një orë.

Sinqerisht, ç’janë tre muaj – do të pyeste veten ndonjë politikan i urtë në Gjermani, i habitur se pse në Maqedoni po ngrihet nervozizmi për diçka që po shtyhet vetëm tre muaj.
Pse? Sepse tre muaj në Gjermani dhe tre muaj në Maqedoni nuk janë njëlloj. Sepse tre muaj pauzë verore te ne janë tre muaj makthi. Pikërisht për arsyen se tre muaj makthi janë një dridhje dhe pasiguri e përditshme se mos na ndodhë diçka që do të na kthejë jo tre, po tridhjet vjet pas.
Për më tepër, nuk kemi frikë se do të prishet puna, pasi kjo mund të bëhet edhe brenda tri ditëve e le më brenda tre muajve. Por, po shohim se në BE politika po ndryshon, e nëse nuk ndryshon për tri ditë, me siguri për tre muaj do të ndryshojë. Vitin e kaluar na bindnin: Mbaroni punën me Greqinë, edhe ne do të mbarojmë tonën. Dhe – nuk e mbaruan.
Jo se gjatë këtyre tre muajve në mes të verës ne do të kishim bërë pale se çfarë reformash dhe se do t’u ishim afruar standardeve të BE-së. Por, nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme – kush do të dalë për të votuar? Me çfarë programesh do të garojnë partitë? Çfarë do të shesin nëpër tubime? Perspektivë për BE-në? Me çfarë do të shkonte për shembull Zaevi në zgjedhje? Me lëvdatat që i vijnë nga shtetet e tjera? Që thonë se Maqedonia është lideri në rajon? Liderë ishim edhe para pesëmbëdhjetë vjetësh. Por lider tek çfarë? Liderë në naivitet? E kandiduan atë për çmimin Nobel për paqe. Tani mund t’i japin çmimin Nobel për humbës.

2Të bëjmë një rikujtim. Ne këtë verë nuk do të fitojmë datë për fillimin e negociatave me BE-në. Domethënë, nuk do të na thonë se kur ndonjëherë do të mund të fillojmë të negociojmë me BE-në. Jo për të hyrë në BE. Por që të fillojmë të flasim se si do të hymë në BE.
Por, jo nuk është Evropa. Po ajo Evropë që para 25 vjetësh e la Bosnjën dhe Hercegovinën, larg vetëm dy orë fluturim drejt cilësdo seli evropiane, që të gjakosej dhe të vdiste, deri sa Amerikanët mblodhën Tugjmanin dhe Millosheviqin, i robëruan në Dejton që të nënshkruanin paqen.
Edhe atëherë evropianët merreshin me procedura burokratike. Edhe atëherë kishin nevojë t’u shpjegonin qytetarëve të tyre. Njëherë të krijohej ky Parlament, pastaj të merrte vendim ajo Qeveri, pastaj të binte dakord kjo opozitë, pastaj të mos i humbnin ato zgjedhje….

Nëse gjatë këtyre tre vjetëve evropianët nuk arrijnë të na kthejnë tridhjetë vjet pas, atëherë humbës nuk është vetëm Zaevi. Dhe jo vetëm Maqedonia. Po, neve na mashtruan. Por, le të përpiqen ta bindin Vuçiqin që ta pranojë Kosovën. Apo Dodikun, që të merret me axhendën e Republikës së Serbisë. Të bëjnë tërheqje, siç bëmë ne. Dhe pastaj t’u thonë: Më falni, por duhet të prisni edhe tre muaj.

3Data nuk është një hyrje e garantuar ë BE. Datat nuk është një fjalë magjike. Ajo është vetëm garanci se nuk do të kthehemi më aty ku ishim.
E lëvdojnë Zaevin? A nuk ju kujtohet se si e lëvdonin Gruevskin nga viti 2006 deri në vitin 2008? Për më tepër bënin sikur nuk e dinin se çfarë po ndodh në shtet. Ore paska qenë teknokrat, paska pasur vizion, paska pasur të rinj në këtë shtet, reformat të suksesshme, investime të huaja, mbështetje dhe nxitje…dhe hop – ndodhi Bukureshti dhe vetoja e Greqisë për NATO-n. E pa Gruevski se çfarëdo që të bënte, të huajt nuk do të bindeshin dhe – na hipi mbi kokë. Kuptoi se te shtëpia e vet mund të bënte ç’të donte.
Cili është garancia se kjo nuk do të ndodhë me Zaevin? Se nuk do të kthehemi të paktën deri te 2008? Asgjë nuk është e vështirë. Te ne sistemi akoma nuk funksionon sipas eksperiencave të Gruevskit. Ja ku është, ai vazhdon të na tregojë nga Budapesti se çfarë regjistrimi duheshka të bëjmë. Imagjinoni të na ndodhë përsëri gjithçka që na ka ndodhur nga 2008 e deri në 2016. Me gjithë sulmin e Parlamentit në 2017. Me gjithë ndejet e Përzhinës te ambasadori i BE-së.
Ku ishim? Ku mbërritëm? Dhe ku mund të kthehemi?
E, kjo nuk varet tashmë vetëm nga kapaciteti demokratik dhe karakteri i Zaevit. Pasi sistemi vazhdon të punojë. Dy vjet e gjysmë janë shumë pak që sistemi gruevist të mund të çmontohet krejtësisht. Vetë Zaevi thoshte se edhe për të personalisht nevojitet kamxhik. Epo, na jepni atë kamxhik, pra. Data është kamxhiku.

4Ja, LSDM-ja e rinovoi praktikën e VMRO-DPMNE-së që t’ua mbyllë gojën mediave. Partia i reklamoi në media private sukseset e Qeverisë. Demek, nuk janë të njëjta. Paratë janë nga buxheti. Janë nga partia.
Dhe ky është fakt. Nuk është diçka e ndaluar.. Por, në këtë shtet të varfër dhe në këtë bashkësi mediatike, kur një parti qeverisëse nuk jep para për reklama në media, nëse jo për diçka tjetër, të paktën nuk do të ketë pyetje të sikletshme në Qeveri. Epo edhe Gruevski ashtu filloi. Në fillim me paratë e tij ua mbyllte gojën mediave. Pastaj u tregonte ç’të shkruajnë.

Deri para dy vjetësh Gruevski po na mbyste. Tani – jo vetëm që filluan të merrnim frymë më lehtë, por ju thatë me vete, hajde ta bllokojmë pak ventilin.
5Lini Merkelin me premtimet se Gjermania do të japë datë pas shtatorit. Lini edhe Francën, se për Makronin nuk shqetësohemi hiç. Por, çfarë do të bëjmë me Holandën. Qeveria në Hagë na dha kushtin më të vështirë për datë. Kërkoi që të vazhdojnë hetimet e korrupsionit të lartë që deri më tani drejtonte PSP-ja.
Më të lehtë do ta kishim pasur nëse do të na kishin kërkuar ta ndryshonim emrin. Ajo me ndryshimin e emrit po që ishte e vështirë. Por, kjo me PSP-në është akoma më e vështirë. Është më e lehtë të merremi vesh me Greqinë për emrin dhe me Bullgarinë për Goce Dellçevin, se sa me VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në që t’i dorëzojnë kriminelët e radhëve të tyre që të shkojnë në burg.

Përktheu: Fjolla Zllatku

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира