55 ÇIZME

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:61:"Nenukmeritojmëtënaduan.Meritojmëmukëtëmandatar.

    1 Çfarë bëni? Ja, presim. Çfarë prisni? Presim të vijë afati e të shohim në do të mund të bëjë qeveri mandatari. E çfarë nëse nuk e bën? Do të presim afat të ri. E nëse e bën? Do të presim të kalojnë 100 ditë.

    Tërë kohën po presim. Nuk është vetëm 29 janari dita që do të përcaktojë fatin për Maqedoninë. Edhe 11 dhjetori ishte ditë ku duhej përcaktuar fati. Para asaj i prisnim raportet e BE-së. Edhe ato pritej të ishin përcaktues fati. E pastaj, prisnim të zgjidhej emri. Po edhe të mbaronin negociatat në Përzhinë. Disa herë. E pastaj, prisnim të vinte Hani. Pastaj edhe Viktorija Nullandi. Prisnim Ivanovin, që ta tërhiqte faljen. E tani presim se çfarë do të vendosë BDI-ja.

    Dhe kështu…qytetari maqedonas asnjë punë nuk mund ta planifikojë përpara. Përveç pritjes.

    Pritja është veçanërisht gjë e mirë për qeverinë. Sepse VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja do të blejnë kohë. Çdo ditë e re e kaluar në qeveri është qar. Çdo ditë e re e kaluar në liri është qar akoma më i madh. Dhe çdo ditë qar për ta është një ditë më pak për PSP-në.

    2 Shumë xhentëllmene nga ana e Katica Janevës që hoqi dorë nga konferencat e shtypit dhe filloi të bëjë lajmërime në Fejsbuk. Edhe kjo gjë është politikisht korrekte. Sepse PSP-ja nuk dëshiron të ndikojë në ngjarjet politike.

    Njëkohësisht, VMRO-DPMNE-ja nuk humbet mundësinë të lajmërojë se nuk do t’i mbështesë vazhdimet e mandatit të PSP-së. Sepse VMRO-DPMNE-ja dëshiron të ndikojë në ngjarjet politike.

    3 Për këtë arsye pra, VMRO-DPMNE-ja është kaq aktive në ngjarjet publike. Nuk humbasin asgjë dhe çdo gjëje i vënë kapakun. Siç e kanë zakonin, besojnë se do të na shteret kondicioni. Ti dëgjon budallallëqe, dëgjon e dëgjon – e të vjen në majë të hundës. Nalet me VMRO-në e LSDM-në e BDI-në e Qeverinë e ajrin e ndotur e borën…Të mërziten të gjitha. E fik televizorin.  Fik internetin…S’më intereson politika…Të gjithë njësoj janë…Kështu-ashtu s’ke për kë të votosh.

    Përndryshe, si mund të shpjegohet, për shembull, logjika e shfaqjes së deputetes së VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova, e cila doli në konferencë shtypi dhe tha që fajtorë për arsyen se pse Maqedonia ka figuruar mes shteteve më të korruptuara në listën e Transparency International, janë dy ministrat e LSDM-së, që tërë vitin kanë qenë në funksion, plus PSP-ja.

    Fik televizorin. Fik internetin.

    4 Dhe çfarë presim? Një jetë më të mirë. Po, a e meritojmë? Nuk jam dhe aq i sigurt.

    Tre javë jemi ngulitur në akull e borë dhe askush nuk ngre zërin. Mbi 1.000 njerëz në tërë Maqedoninë kanë thyer duar, këmbë e kokë sepse akulli nuk është pastruar nga trotuaret dhe vendet publike dhe ky fakt nuk i pengon askujt. Mirë që nuk u pengon, por askush nuk pret se të gjithëve na takojnë trotuare të pastruara. Dhe se këto trotuare duhen pastruar nga pushtetet lokale. Sepse kjo është puna e tyre. Për këtë i paguajmë.

    Mirë që askush nuk ngre zërin. Mirë që askush nuk e padit qeverinë për lëndimet. Por, askush as nuk merr lopatën të pastrojë. Ku vajti vallë, ndjenja e solidaritetit? Ku shkoi ndjenja e përgjegjësisë së qytetarit? Mijëra njerëz të moshuar janë detyruar të qëndrojnë tre javë në paraburgim shtëpiak. E ne presim të vijë pranvera, që të shkrijë borën.

    Nga bora që ra në mes të dimrit, dhe atë mu në janar, mund të shihet që jemi një popull i mrekullueshëm për t’u sunduar. Cila qeveri nuk do të kishte dëshiruar një trup zgjedhor të tillë? Tre javë pas borës së parë dhe pas mijëra thyerjeve, në televizor na jepen lajmërime nga komunat që “bora po pastrohet intensivisht”. Lajmërimet jepen nga të njëjtët politikanë që për tre katër muaj do të duhet t’i votojmë përsëri, në zgjedhje lokale. Me siguri do të premtojnë që kur të vijnë në pushtet do ta pastrojnë borën, në rast se bie në janar. Dhe njerëzit që presin jetë më të mirë, do t’iu besojnë. Dhe një pjesë të madhe të atyre që kanë thyer dorën apo këmbën do të votojnë për ta. Sepse partia këtë ua kërkon.

    5 Një rreze optimizmi se mbase do të mund të bëhemi qytetarë ndonjëherë, është lajmi për një këshilltare nga VMRO-DPMNE-ja në Kumanovë, që do të padisë kryetarin e Kumanovës, i cili është i LSDM-së, për thyerjen e dorës në akull. Optimizmi, besa, nuk pi ujë sepse po të ishte rrëzuar në Prilep, kush e di se a do ta kishte paditur kryetarin, që vjen nga VMRO-DPMNE-ja.

    Justifikimi se nuk mund t’i besohet gjykatës svarovski dhe se harxhimet gjyqësore janë shumë të larta, është i vërtetë deri diku. Mirëpo, pse askush nuk u ankua, për shembull, te Avokati i popullit? Kjo është falas. Deri kur ky popull, nuk do të besojë që disi mund të arrihet në drejtësi? Ose, ashtu siç e ka rehatshëm të presë, rehatshëm edhe duron. E ka normale, ndoshta, sepse jeton në një Maqedoni biblike, t’i besojë fatit edhe për ato punë që varen vetëm nga njeriu. Zoti e krijoi borën. Zoti do ta shkrijë. Zoti deshi që qeverinë ta zgjidhnim vetë.

    6 Dëshiroj që Anima mundi të japë mandatar për qeverinë e re. Dua një Qeveri që aq zellshëm do të kujdeset për qytetarët, ashtu siç kujdeset Anima mundi për çdo kafshë. Pa marrë parasysh a është e strehuar, e humbur, e braktisur, e sëmurë, e ngrirë, e keqtrajtuar…Dua një Qeveri që do t’i dojë qytetarët e saj, ashtu sikurse Anima mundi i do kafshët.

    Por, ne nuk  e meritojmë të na duan. Meritojmë mu këtë mandatar.

    7 Amerika, nëpërmjet ambasadës në Shkup, pas kërkesës së Qeverisë maqedonase,  donoi sot, pajisje me vlerë prej 30.000 dollarëve për Drejtorinë e mbrojtjes dhe shpëtimit. Në donacionin ka 57 veshmbathje rezistente ndaj ujit, 55 palë çizme, 25 maska me filtër, 35 reflektorë dhe 40 llamba.

    Qeveria, që ka shpenzuar 700 milionë euro për përmendore, ndërtesa dhe ndërrime të panevojshme të fasadave, ka kërkuar 55 palë çizme për ndihmë. Dhe i ka fituar. Qeveria që harxhon 120.000 euro për ndriçim të fasadave ka kërkuar 40 llamba për ndihmë. Dhe i ka fituar. Çfarë ka të paqartë?

    Një Qeveri që ndërton rrotë panoramike prej 20 milionë eurove, ka kërkuar 35 reflektorë për ndihmë. Dhe i ka fituar. Dhe këto i ka kërkuar për “mos e dhëntë Zoti”. Dhe nga kush? Nga shteti, ambasadorit të së cilit, ithtarët e Qeverisë i protestonin me afishe “Bejli, hiqi duart na Maqedonia”. Kurse, mandatari Gruevski i inkurajonte me Proklamim nga Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së se “i duhet ta ndërpresë përzierjen e një pjese të ambasadorëve të huaj në punët e brendshme të Maqedonisë”.

    Ngaqë aq lehtë dhe pa dhembshuri i hidhnin qindra miliona eurot tona, tek kur të vdesin 24 njerëz nga shiu i lehtë i verës, do të kuptojmë se cila është vlera e 55 palë çizmeve të gomës, të cilat Qeveria ka kërkuar që t’i dhurohen Maqedonisë. Apo- ende nuk kuptojmë.

    8 Në tërë këtë agoni, në pritje të një jete më të mirë, iu lehtësua puna vetëm Branko Crvenkovskit. Pas 10 vjetësh, më në fund e përjetoi se si është të mos jesh fajtor për gjithçka. Sorosi është fajtor për gjithçka.

    Përktheu: Fjolla Zllatku

     

     

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира