ALIU I MADH

Kur të hyjmë në BE do të jetojmë si në Jugosllavi.

1 Kryeministri Dimitar Kovaçevski premtoi se do të kemi standard më të mirë se çekët, sllovakët, bullgarët, polakët, ashtu siç kemi pasur në ish Jugosllavi, ndërsa ata na mbërritën kur u bënë anëtarë të BE-së.
“Unë do të sjell dhe do t’i udhëheq të gjitha vendimet e nevojshme të cilat do të sigurojnë që qytetarët e Maqedonisë së Veriut sërish të kenë një standard më të madh se të gjithë qytetarët nga të cilët më parë kemi pasur standard më të madh”, tha Kovaçevski.

Auuu, mezi pres. Kur të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian do të jetojmë si në Jugosllavi. Të vëmë kufij aty  ku nuk ka pasur dhe tash t’i fshijmë.

2 E tani, vetëm edhe bullgarët t’i vëmë në Kushtetutë.
Kryetarja e Komisionit për përgatitjen e iniciativës për ndryshim të Kushtetutës, Margarita Caca-Nikollovska, thotë se 3.000 njerëz të cilët deklarohen si bullgarë në Maqedoni nuk duhet t’i mbartin konsekuencat e disa politikanëve të Bullgarisë. “Cili është rreziku i bullgarëve, kroatëve dhe malazezve që të hyjnë në Kushtetutë?”, thotë Caca-Nikollovska.

Epo, nuk ka asnjë rrezik në përmendjen e tyre në Preambulë. Problemi është se futja e bullgarëve në Kushtetutë nuk do ta heqë veton bullgare për hyrje në BE.
Ngaqë nuk bëhet fjalë për “ca politikanë nga Bullgaria”, por për një politikë zyrtare shtetërore nga koha e Todor Zhivkovit e deri më sot.

Problemi është efikasiteti i ndryshimit të Kushtetutës. Sepse në ditën e parë që kur deputetët do t’i votojnë amandamentet, Bullgaria do të shpikë kërkesë të re dhe vetoja do të mbetet.

Por problem edhe më i madh është se Bashkimi Evropian këtë gjë nuk e kupton. Ose, nuk i bëhet fare vonë. E i duhet të shkojë më larg në histori që të parashikohet se si do të na duket progresi drejt BE-së. Ja, mund të shihet se Bullgaria sillet në mënyrë armiqësore ndaj fqiut të tij më të vogël vetëm gjatë tri viteve të fundit, dhe atë jo si okupator fashist, por si anëtare e BE-së. Ky nuk është ndonjë kërcënim abstrakt dhe armiqësi. Është një politikë konkrete zyrtare shtetërore në Kuvendin bullgar me një mesazh konsistent – populli maqedonas është i shpikur, gjuha maqedonase nuk ekziston.

E që të na lëshojnë pak ujë këtu në Ballkan, ndërkohë që presin të shohin se si do të përfundojë Ukraina, BE-ja na e hodhi propozimin francez, a thua se si zgjidhje, ndërkohë që ishte dhënë me detyrim të dhunshëm, e po ky propozim pas ndryshimeve kushtetuese do të vërtetohet se nuk paraqet anjëfarë zgjidhje. Sepse kjo nuk i kufizon mundësitë e Bullgarisë që të vazhdojë të na shqetësojë me frustrime historike, e Bashkimi Evropian të marrë pjesë te kjo gjë – ç’të bëjmë, këto janë rregullare, ata janë tanët, e ju nuk jeni. Edhe BE-ja, me mendjen e Bullgarisë, në vend që të jetë faktor stabiliteti, na krijon një politikë më tepër të brendshme jostabile

Ashtu që, nuk është aspak problem, ja, le t’i rendisim të gjithë 3.000 bullgarët e regjistrimit me emër dhe mbiemër në Preambulë, nëse ky është kusht për të hyrë në BE. Por, kam frikë se të ardhmen tonë evropiane do ta jetojmë nga një veto bullgare në tjetër.

3Për hir të së vërtetës, as Bullgaria e aq më pak BE-ja nuk na i ka fajet që ne këtu nuk sillemi në mënyrë evropiane. Pse duhet të hyjmë ne BE që t’i respektojmë ligjet që tashmë i kemi miratuar sipas standardeve evropiane? Prej nesh varet gjithçka që nuk ka të bëjë me veton bullgare. Sidomos prej nesh varet lufta e dedikuar kundër korrupsionit, dhe atë në çdo rrafsh – nga Qeveria, Kuvendi, firmat shtetërore, agjencitë dhe institucionet, e deri te gjykatat, prokuroritë, inspeksionet, administratorët komunale dhe ndërmarrjet. Kush na ndalon që të sillemi në mënyrë evropiane?
Sipas sondazhit të fundit të opinionit publik të publikuar nga Instituti për demokraci “Societas civilis” ndaj pyetjes “Për cilën parti do të votonit”, 26 përqind e të anketuarve u përgjigjën se nuk do të kishin votuar dhe 26 përqind të tjera thonë se nuk dinë apo refuzojnë të japin përgjigje. Gjithsej 52 përqind.

Përgjigjet më të shpeshta të të anketuarve kanë qenë se deri më tani të gjithë politikanët punojnë për interesat personalë – 42 përqind prej tyre nuk kanë fare besim te partitë.

Kjo do të thotë se gjysma e popullatës nuk dëshiron t’i shohë me sy partitë. Gjysma e popullatës preferon dëshiron një tjetër kafene. Ç’keni sot në meny? LSDM, VMRO, BDI, pak garnir me të Majtën, Alenacën, Alternativën…Njësoj si dje. S’dua! Hajde të kërkojmë një kafene tjetër.

E ne nesër do të duhet të votojmë për këta që nuk i kemi besim!? Që të na mundësojnë një shoqëri ku besimi ndaj gjykatësve dhe prokurorëve është 2,7 përqind. Besimin më të madh prej 5,1 përqind qytetarët e kanë te bashkësitë fetare. Kur gjyqësia dhe prokuroria nuk garantojnë drejtësi, atëherë njerëzit thonë, ndoshta Zoti nuk do të na e hedhë.

Por, le të jemi të qetë. Gjuha është beton. Që kur lideri i BDI-së Ali Ahmeti me rastin e 24 majit, Ditës së Shën Kirilit dhe Metodit publikut iu drejtua në maqedonisht, mund të jemi të sigurtë se gjuha maqedonase ka ekzistuar, ekziston dhe do të mbijetojë.
Keq që kjo ngajrje historike u mbulua nga arritja edhe më historike e Ministrisë së arsimit, e cila lajmëroi se në fund të viti shkollor në qershor do të ketë dëftesa. Dhe se ky “benefit” që mundësohet nga Qeveria do të mund të përdoret nga nxënësit dhe nga shkollat fillore dhe të mesme.

Çdo ditë më shumë e më shumë përparojmë drejt BE-së. Si në Jugosllavi.

Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира