ATDHE REZERVË

Si votues, shumë dua të di se ai apo ajo që kërkojnë përkrahjen time, për të sjellë vendime në emrin tim, përveç atdheut tim kanë edhe një tjetër. Kur je funksionar, edhe pyetja se sa pasaporta ke në shtëpi bëhet një interes publik.

1 Siç funksionarët e zgjedhur deklarojnë te komisioni Antikorupsion me sa të holla dhe pronë hyjnë në politikë, kështu edhe kur kandidohen për një funksion publik le të deklarojnë në KSHZ me sa shtetësi hyjnë në politikë. Kjo është më e pakta që mund të bëhet, që në të ardhmen shtetësia e dyfishtë mos të jetë temë në një fushatë politike. Mirëpo do të ishte mirë dhe për partitë politike të dijnë për kë kandidojnë dhe kë përkrahin.

Ndoshta dikujt pyetja për shtetësinë e dyfishtë të deputetëve, ministrave dhe kryetarëve të komunave, këshilltarëve dhe të gjithë funksionarëve të zgjedhur, i pengon. Dikush tjetër është indiferent. Dikujt mu për shkak të shtetësisë së dyfishte që ka një funksionar, mund t’i duket si përparësi. Por në çdo rast, është e dobishme ta kemi si informacion para se të dalim në zgjedhje.

Nuk jam i mendimit që politikanët duhet të heqin dorë nga shtetësia e huaj nëse duan të kryejnë një funksion publik, siç është rasti në shtetet e tjera. Mirëpo, si votues shumë dua ta di se ai apo ajo që kërkojnë përkrahjen time, që të sjellin vendime në emrin tim, përveç atdheut tim, kanë një atdhe të vetin, atdhe rezervë. Kjo tashmë nuk është një punë private. Kur je funksionar, edhe pyetja se sa pasaporta posedon në shtëpi bëhet interes publik. Sepse u japim mundësinë të përdorin paratë publike. Nëse na vjedhin, mund të ikin te shtëpia tjetër.

Nuk ka hidhërime këtu, asnjë “propagandë e zezë”, nacionalizëm…. Dua si votues të bëj një vlerësim objektiv për personin i cili më premton që do të bëjë diçka për mua, me paratë e mia, në qytetin tim dhe në shtetin tim. Është kaq e thjeshtë.

2 Veçanërisht e ndjeshme për votuesit, gjithashtu edhe për partitë është kur një kandidat për një funksion publik përveç shtetësisë maqedonase do të kishte shtetësi bullgare. Sidomos tani, kur dy vitet e fundit Bullgaria vetë u deklarua që është armikja jonë edhe përskaj kontratës së nënshkruar për miqësi dhe fqinjësi të mirë. Sepse, jo vetëm që ka bllokuar të ardhmen europiane të Maqedonisë, por edhe mohon ekzistimin e Maqedonasve dhe të gjuhës maqedonase. Ndërsa pasaportat që u shpërndau Maqedonasve të vendit i shfrytëzon si armën më të fuqishme kundër Maqedonisë. Dhe do t’i përdorë akoma.
Ne mund të pozicionohemi sa të duam mbi situatën dhe të flasim për parime dhe ligjësi. Por, hajde ti vendojmë punët në kontekst. Nuk është turp të kesh shtetësi bullgare. Mirëpo ka dallim në perceptimin për funksionin publik që duhet ta kryejë dikush që atdhe të dytë e ka Bullgarinë – shteti që në këtë moment politik është dushman i Maqedonisë. Mos të dalë pastaj e vërtetë shakaja që me pushkë kemi dëbuar dhe me laps kemi kthyer “administratën bullgare”

Në këtë mënyrë, nuk po flas për ata të cilët nënçmoheshin që në radha para ambasadës së bullgarisë në Shkup dhe konsullatës në Manastir, mblidhnin para për ryshfet që të arrijnë deri te pasaporta bullgare e UE-së për të punuar në Gjermani, Suedi, Holandë, Itali… Iknin nga varfëria. Ata nuk jetojnë në Petriç dhe nuk po kandidohen për zgjedhje në Maqedoni. Po flas për këtë që si funksionarë na shesin patriotizëm dhe maqedonizëm, dhe brenda natës i dorëzuan gjyshërit e tyre duke ju kënduar këngë bullgare nëpunësve të Karakaçanovit.

3 Gabriel Eskobar, zëvendës – ndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-ve, tha që ambasadorja amerikane në Sofia punon në zgjidhjen e çështjes për thyerjen e të drejtave njerëzore, duke iu përgjigjur pyetjes në Kongresin për problemet e minoritetit maqedonas në Bullgari. Bullgaria ka 16 gjykime nga Gjyqi Evropian i të drejtave të njeriut për thyerjen e të drejtave njerëzore dhe të drejtën për bashkimin e minoritetit maqedonas, sepse shoqatave maqedonase nuk i është lejuar të regjistrohen.

Në të njëjtën kohë, kryetari bullgar Rumen Radev dhe kryeministri i mëhershëm Bojko Borisove në Sofia i pranojnë përfaqësuesit të shoqatave të regjistruara të Bullgarëve në Maqedoni dhe i përforcojnë shantazhimet drejt Maqedonisë me kërkesë të re – Bullgarët të hyjnë te Kushtetuta, ose nuk do të ketë fillim të bisedimeve me UE.

Bullgaria guxon të kërkojë të drejta për Bullgarët e Maqedonisë. Maqedonia nuk guxon të kërkojë të drejta për Maqedonasit në Bullgari. Këto janë ato “vlera evropiane” për të cilat diskutohet në SHBA dhe në Kongres, ndërsa në UE të thonë “ata janë brenda, ndërsa ti je jashtë”.

4 Dhe kështu, zgjedhjet lokale në Maqedoni, nga transporti i autobusëve, parqeve, çerdheve dhe mbledhjes së plehrave, u zhvendosën te politika gjeostrategjike. Kështu të paktën paralajmëroi kryeministri Zaev, kur deklaroi se nëse LSDM e humb Shkupin, ai do të japë dorëheqje. Me këtë deklaratë ai nuk mbolli optimizëm te ata prej të cilëve priste vota. Përkundrazi, i motivoi ata që duan ta zëvendësojnë.
Ndalo, Zaev, Çfarë është ky mesazh? Edhe humbëse, edhe arrogane. Nuk më doni, nuk luaj më. Qytetarët treguan se çfarë mendojnë. Qytetarët treguan se çfarë mendojnë për gabimet që i bëri LSDM. Mirëpo, dhe as nuk u lëvizën me kushedi çfarë përkrahje për VMRO-në. Vetëm BDI i fitoi të njëjtat vota si në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Në këto zgjedhje lokale e dënuan LSDM-në jo sepse nuk fituam datë për UE, por sepse drejtont në mënyrë arrogante dhe përkrahte vetëm interesat partiake. E humbi nga shikimi interesin e qytetarëve, diçka për të cilën ra dhe VMRO-DPMNE prej para 5 viteve. Dhe nuk është e thënë të jetë “gjithçka ose asgjë”. Nuk do të ishte keq të shihnim se si do të silleshin të bashkuar VMRO-DPMNE dhe e Majta në pushtetin lokal. Përmirësohuni LSDM, tregoni me vepra që e keni marrë mësimin, provoni të riktheni simpatinë. Le të krahasojnë njerëzit kush si drejton dhe ka drejtuar.

Në fund të fundit, kjo qeveri mori mandatin për të drejtuar vitin e kaluar. Votuesit e zgjedhjeve parlamentare votuan për stabilitet. Ndërsa stabilitet, mes tjerash, nënkupton dhe mos të ketë zgjedhje çdo vit.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира