1 Po vjen Viti i Ri, pastaj Krishtlindjet, e me festat do të vijë edhe një round i ri i faljes të të burgosurve nga ana e presidentes Gordana Slijanovska-Davkova.
Le të shpresojmë se në listë do të ketë “personalitete interesante nga një aspekt negativ”, siç thotë presidentja, që festat të na kalojnë me argëtim dhe humor të mirë.
Shumë interesante është që në raundin e parë të amnistive, me rastin e 23 Tetorit, Ditës së luftës revolucionare maqedonase, mes të amnistuarve ishte dhe një farë anëtari i një bande narkotike me emrin “Baron”, i gjykuar për diçka që kishte të bëjë me një armë jolegale.
Pjesëmarrësi i “Baron” ka jetuar në burgon e “Idrizovës”, por çdo ditë ka shkuar në punë.Kështu, një ditë para se presidentja ta falte, teksa shkonte ose kthehej nga puna, ai kaloi përmes Çairit dhe atje bëri disa të shtëna.”. Po mirë, i ndodh njeriut.
Policia ende dyshon për të burgosurin punëtor për pjesëmarrje në një përleshje në Çair. Kalon një javë pas të shtënave dhe ky njeri merr lajm të mirë.
Presidentja ia ndryshon dënimin në burg me dënim të kushtëzuar. Dhe kështu, që t’i shkojë për shtat festës, i burgosuri, në profilin e tij të Instagramit, publikisht e falënderon presidenten me fjalët: “Jam krenar që pikërisht ju jeni dama e parë e Republikës.”
Mirë ama, anëtarët e Komisionit që ia kanë përgatitur listën për amniisti presidentes, te të cilët ajo ka pasur besim të plotë, nuk e kanë ditur se pjesëtari krenar i narko-bandës ka qenë i akuzuar edhe për një vepër tjetër. Për tentim për vrasje. Dhe mu kur i buroguri i anminsuar po dilte nga “Idrizova”, si njeri i lirë, policia e arrestoi sërish. Tani është në paraburgim, andaj e kanë shpëngulur në “Shutkë”.
Dhe – e gjithë kjo është e vërtetë. Pa dyshim që kjo histori ësthë shumë interesante. Në çdo aspekt.
2 Gjithashtu, është e vërtetë se Qeveria ka vendosur drejtor të Agjencisë për siguri nacionale, që nuk posedon certifikatën më të lartë të sigurisë për sekret shtetëror.
Edhe kjo është interesante. Në çdo aspekt.
3 Është interesant edhe opzimitmi që shpërndan qeveria se Bashkimi Evropian (BE) do ta pranojë propozimin qeveritar – futjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht për fillimin e negociatave, por me ndikim të shtyrë – të vlejë vetëm pas do të jemi bërë anëtarë të Bashkimit Evropian.
Nuk e di se ku e bazojnë optimizmin. Vallë, te fakti që kur zëvendlskryetarja e Komsionit Evropian, Ursula fon der Lajen, erdhi në Shkup, as nuk e pranoi, e as nuk e refuzoi propozimin!? Po ajo nuk është personi në BE që pranon apo refuzon propozime. As nuk mund të japë ndonjë garancë se në të ardhmen Bullgaria nuk do ta keqpërdorë anëtarësinë në BE që të vendosë veto të reja gjatë negociatave. Nuk është e saja të thotë as “Po”, as “Jo”. 27 shtete-anëtare duhet të thonë “Po”.
Kryetares së Komisionit Evropian nuk i intereson nëse korniza negociuese për futjen e bullgarëve në Kushetutë është pranuar nga qeveria LSDM-BDI apo nga cilado qeveri tjetër.
Fon der Lajen erdhi në Shkup vetëm për ta përçuar këtë mesazh: Procesi për zgjerim është i hapur, por dera është e mbyllur. Ndryshimi kushtetues është detyrim. Veç kësaj, nëse ajo ka thënë se detyrimi i pranuar duhet të punohet, përpunohet, apo procesuohet apo çfarëdo fjale tjetër e përkthyer, nuk ia ndryshon esencën.
Më e mira do të kishte qenë nëse kryeministri Mickoski dhe të tjerët e koalicionit qeveritar do të dilnin nga zona e refuzimit të realitetit. Dhe atë, sa më shpejt.
Kështu, do ta ndihmojnë veten, por edhe ne. Ne mund të vazhdojmë të jemi optimistë dhe të humbasim në përkthim, por ndryshime kushtetuese duhet të ketë. Dhe nga kjo nuk ka të ikur.
4 Le të shpresojmë se kryeministri Mickoski ka filluar të dalë nga zona e refuzimit të realitetit, që kur e propozon Marrëveshjen e Prespës si kornizë për zgjidhjen e problemeve me Bullgarinë dhe zhbllokimin e proceseve të aderimit në BE.
Vetëm, akoma nuk e kam të qartë se si brenda të njëjtës mendje mund të bashkohen “kurrë e Veriut”, me “nëse marrëveshja e Prespës ishte kryevepër e diplomacisë evropiane, le ta përsërisim për të gjetur zgjidhje për kontestin artificial me Bullgarinë”? Madje edhe nëse racionalizon se në mënyrë ironike po e madhëron marrëveshjen e Prespës me fjalën “nëse”. Fakt është se, “nëse” ironike lidhet me “ajde”.
Çfarë u ka propozuar Mickoski bashëbiseduesve në Bruksel? Është tallur me Marrëveshjen e Prespës? Demek, nëse është aq e mirë, hajde ta përsërisim. T’ju godas me armën tuaj. A do të luajë me ekuilibristikën verbale edhe në letrën që lajmëroi se do t’ua dërgonte si propozim për hapjen e kapitujve për negocim me BE-në. Mbase prandaj akoma nuk është ulur ta shkruajë.
Veriorë, joveriorë, ironikisht, joironikisht, ky është propozimi i vetëm që kemi dëgjuar nga Mickoski. Propozim më të mirë, apo më ndryshe – deri më tani nuk ka ofruar.
Sa më shpejt ai dhe ndjekësit e tij të dalin krejtësisht nga zona e refuzimit të realitetit, aq më e lehtë do të jetë për ta dhe për ne. Nëse jo diçka tjetër, të paktën të mos e hipim Greqinë sërish mbi supe. Përballë një kundërshtari të këtillë të rëndë siç është Bullgaria (të mos e quaj armik), na nevojiten të gjithë aleatët e mundshëm në BE.
5 Javën e kaluar disa kolegë të mi ishin në Podgoricë, kurse unë vetëm sa u ktheva në Sarajevë. Duke shpjeguar se si kemi kaluar ato disa ditë në kryeqytetet në Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, u habitëm kur ndamë të njëjtën përshtypje: More njerëz, a e dini se sa pastër është! Gjithçka jeshil.
Imagjinoni deri në çfarë niveli kemi arritur! Kur shkojmë diku dhe kur kthehemi që aty, mahnitemi se atje është – pastër. Kjo është gjëja e parë që e ndajmë si një mrekulli.
Gjithmonë kur shkoj në Sarajevë më kaplon një stuhi emocionesh. Një përzierje që vështirë të shjegohet, në fillim një pikëllim dhe pastaj ndihem i sfiduar. Dhe them me vete – Mirë Podgorica, është qytet i vogël, nuk ka përjetuar asgjë të keqe, më lehtë e menaxhueshme. Po Sarajava ama, që pothuajse katër vjet me radhë ka jetuar nën rrethim, ku plumbat dhe granatat vranë mbi 5.000 civilë dhe ku në disa fasada akoma duken gjurmët e luftës së 1992-1995!?
Të dashurit e mi, Shkupi ynë duket sikur dje të ketë dalë nga lufta. Ore, edhe më keq. Duket sikur të jetë në luftë për momentin. Një luftë mes kryetares së qytetit dhe qytetarëve.
Le të mos mendojnë shkupjanët se janë ndonjë elitë e madhe qytetare. Nuk kanë të drejtë të shikojnë me nënçmim qytete të tjera. Kryeqyteti në të cilin jetojnë tashmë duket më keq edhe se një kasabë turke e shekullit 19-të.