BE-JA E GOCES

Bota të cilën e ka ëndërruar Goce Dellçevi thjesht - nuk ekziston.

    1 Festuam 150 vjet nga lindja e Goce Delçevit. Figura historike e lindur në shek.19, që u bë pengesë e përparimit të Maqedonisë drejt BE-së sepse njëfarë komisioni i përbashkët maqedonas-bullgar i shek.21 nuk ia del të bjerë dakord se cilës palë i përket më shumë ai. Po,po…kështu është. Nuk po ëndërrojmë. Nuk po fantazojmë. E as të droguar s’jemi. Është e vërtetë se një shtet-anëtar i BE-së i vë veto për fillimin e negociatave një shteti fqinj, sepse konteston ndjenjën personale të përkatësisë etnike të dikujt që ka lindur para 150 vjetëve. E për më tepër, jo vetëm që nuk e pranon si maqedonas Goce Dellçevin, që ka vdekur para pothuajs 120 vjetëve, por as ne që jemi gjallë nuk na pranon si të tillë.

    Goce Dellçevi para më shumë se një shekulli ka ëndërruar për një lloj bote që do të ishte si një garë kulturore. Edhe ne ëndërrojmë për një lloj bote ku do të realizohet ideja e tij e progresit, andaj zgjodhëm rrugën drejt BE-së. Pikërisht sepse besojmë në vlerat e qytetërurara të cilat edhe Bashkimi Evropian i trajton si të pakonstestueshme. Mirë ama, pamë se në atë BE të zhvilluar dhe progresive, sjellja e një shteti-anëtar që nuk e percepton botën si një fushë për garë kulturore, por si një fushë për të treguar se kush është më i fortë, kalon pa u qortuar. Imagjino, ne po luftojmë që BE-ja të na e pranojë gjuhën që flasim.

    Bota për të cilën ka ëndërruar Goce Delçevi, thjesht – nuk ekziston.

    2 Dhjetë prindër të një shkolle në Gostivar kanë nënshkruar kërkesë se nuk duan që fëmijët e tyre të mësojnë bashkë me një vajzë që ka sindromën Daun. E shkolla çfarë ka bërë? E ka shpërngulur vajzën në një hapësirë të veçantë ku të mësojë vetëm, e të mos përzihet me fëmijët e tjerë.
    E hajde tani, të bëjmë pak moral. Sa të këqinj janë prindërit, sa johumanë, sa popull katil që jemi, të pashpirtë, vetjakë, thjeshtakë, pa edukatë, të parsimuar…

    Është i tmerrëshëm fakti që ekzistojnë njerëz të tillë që janë organizuar për të shkruar një kërkesë me qëllim që “t’i mbrojnë” fëmijët e tyre me “nevoja normale” nga një vajzë e cila që është bashkëmoshatarja e tyre por ka nevoja të veçanta. Por edhe më i tmerrshëm është fakti që kjo kërkesë ka kaluar në sistem. Nuk është problem te kërkesa dhe ta ata që e kanë shkruar atë, pasi kërkesa do të ishte e pavlefshme nëse sistemi do të ishte funksional. A nuk ka një kushtetutë? A nuk ka një ligj? A nuk ka ajo shkollë drejtorë, inspektorë të arsimit, këshill të arsimtarëve, pedagog, psikolog, këshill prindëror, kujdestar të përcaktuar nga drejtori…Ekziston një hierarki dhe infrastrukturë e tërë e njerëzve në institucione që thjesht nuk e kanë ushtruar punën e tyre. Ata kanë lejuar që kjo kërkesë e prindërve të bëhet ligj, ndërsa fëmijës nuk ia kanë mbrojtur të drejtat e arsimimit.

    Në rastin e vogëlushes së Gostivarit, Ëmbla, fuqishëm dolën zërat e njerëzve që nuk i pranojnë dallimet, me arsyetimin se shteti paska ngecur. Nëse do të kishte pasur institucione dhe njerëz të kualifikuar në këto institucione që thjesht duhet të kishin bërë punën që iu takon sipas ligjit, ata prindër që nuk respektojnë dallimet nuk do të kishin fare zë.

    Ky rast edhe njëherë na vuri fare mirë para realitetit tonë – se institucionet nuk janë këtu për ne. Nuk ka rëndësi nëse je me nevoja të veçanta, apo me nevoja normale. Nuk bën dallim nëse duhet të realizosh të drejtën për mjekim apo të drejtën për t’u arsimuar. Nuk bën dallim nëse do të fitosh një orar për analizë gjaku për kovid-19 nëse ke simptoma apo nëse do të shtyhesh me drejtor shkolle nëse ke fëmijë me nevoja të veçanta. Institucionet thjesht nuk janë aty ku ti ke nevojë për to. Je krejtësisht vetëm.

    Duhet të bëhesh lajm për television që të zgjidhet problem. E ja që, nuk mund të dalim të gjithë në lajme.

    3 Është tragjike që me kaq entuziazëm fillestar për ndryshime dhe mbështetje për të eliminuar korrupsionin, pas gjashtë vjetëve, të vijë koha kur zëri më i fuqishëm për evidentimin e korrupsionit të na jetë VMRO-DPMNE-ja, partia që nuk na kërkoi falje për vjedhuen e përmasave epike që bëri gjatë kohës së qeverisjes 11 vjeçare.
    Por, ajo që është më tragjike se kaq është se LSDM-ja vazhdimisht i llogarit si armiq ata që janë neutralë e që nuk dolën për t’i votuar në zgjedhjet lokale. I fajësojnë ata për disfatën e tyre dhe vazhdojnë të mbajnë inat duke iu thënë – ja, e shikoni se kush fiton ngaqë ju nuk votoni? Nuk e pranojnë se ndoshta kanë faj edhe ata vetë, sidomos nga qeverisësit e tyre të pakualifikuar, se kur arritën ta rivitalizojnë VMRO-DPMNE-në. Po, VMRO-DPMNE-ja tani ua numëron atë që hanë e pinë nëpër kafene nga lartësitë e tyre morale, duke i shitur si korrupsion.

    Po, madje edhe lideri Hristijan Mickoski deklaron se “mbaroi koha kur në politikë njerëzit futen si leckamanë, e dalin si milionerë”. Kur, vallë, përfundoi kjo kohë? Në 13 nëntor 2018, kur lideri, me gjithë milionat që i vodhi vetë, u shfaq në FB me fjalinë: “Unë tani jam në Budapest”. Apo dita kur Mickoski si asistent i Fakultetit të maqinerisë u bë shef i hidrocentraleve?

    4 VMRO-DPMNE-ja komunkoi se Mickoski është takuar me ambasadorin rus Sergej Bazdnikin dhe i ka kërkuar falje për faktin se Maqedonia “po ngec në aspektet politike dhe ekonomike në raport me qëllimet e saj strategjike për anëtarësi në Bashkimin evropian”.
    Çfarë mund të ketë kujtuar ambasadori i Rusisë, vallë, kur lideri i partisë  më të madhe opozitare të një shteti-anëtar të NATO-s i ankohet se nuk mund të hymë në BE? E ka gjetur vendin e duhur për t’u ankuar Mickoski. Bazdnikin me siguri e ka ngushëlluar në frymën e klasikëve rusë. Me siguri i ka thënë: “Po atë që e kërkuat në NATO, e gjetët, vallë?”

    Përktheu: Fjolla Zllatku

     

     

    ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

    АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

    Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира