BE-ja PA TY

„BE-ja me ty“, mundet por pa maqedonasit me maqedonishten dhe jo si antifashistzë në Luftën e Dytë Botërore.

1 Hej, sërish nuk ka datë për fillimin e negociatave me BE-në. Shumë bukur. Ha, ha, ha… Këta të BE-së e kanë gënjyer sërish Zaevin. Ha, ha ha… Dhe po të ishim ne në pushtet do t’i kapnim në gënjeshtrën e tyre.

Kë kanë gënjyer? A i gënjyen vetëm Zaevin dhe LSDM-në? Të gjithë ne që jetojmë këtu dhe kemi 30 vjet që ëndërrojmë për BE-në, na kanë gënjyer. Këtë javë bëhen saktësisht 16 vjet që kur Maqedonia mori statusin kandidat.

Nuk mund ta kuptoj se si dikush mund të gëzohet për veton e tretë të Bullgarisë. Kë e përqeshin? A kënaqen duke parë një shtet të huaj? Ata gëzohen duke parë se si Bullgaria ia lojti shtetit. Shkatërron të ardhmen e fëmijëve tanë. Vallë kjo po i kënaq? A është kjo për t’u gëzuar? Përveç nëse kanë nxjerrë pasaporta bullgare edhe për fëmijët e tyre.

Papërgjegjësi e madhe është kjo, si politikisht, ashtu edhe nga ana njerëzore, që vetoja bullgare të jetë një temë me të cilën do ta fitoni apo humbisni pushtetin. Të paktën rreth kësaj le të bien dakord elitat politike. Në cilin vend demokratik vendimin për çështjet strategjike e merr vetëm partia në pushtet? Dhe në cilin vend ndërhyn opozita në zgjidhjen e një problemi që është interes strategjik i shtetit? Dhe e pengon atë, duke mos pasur asgjë të zgjuar për të thënë, por vetëm për të ardhur në pushtet.

Në fakt nuk e dimë qëndrimin e VMRO-DPMNE-së dhe as propozimet për zgjidhjen e këtij problemi. Ndoshta do ta marrim vesh kur një ditë të vijë në pushtet. Si do të përballet atëherë me aktin armiqësor të një shteti anëtar të BE-së?

2 Pajtimi i vërtetë do të ndodhë atëherë kur LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja do të pushojnë së fajësuari njëri-tjetrin për veton bullgare dhe kur do t’u kujtohet të bashkohen për të përcaktuar strategjinë kombëtare se si të dalin nga ky problem. Të na thonë se ku jemi. Edhe sikur të bien dakord për të bërë lëshime ndaj Bullgarisë. Edhe sikur të braktisnin negocitat. Së fundi, edhe sikur të heqnin dorë nga anëtarësimi në BE.

Nuk e di si nuk e kuptojnë që vendi është përballë një armiku shumë të fuqishëm. Bullgaria është një vend më i organizuar se i yni, është anëtare e BE-së. Nuk e di se si nuk janë në dijeni të përmasave të kësaj bllokade, e cila është shumë më e frikshme se ajo greke. Pranoni që jeni bullgarë, që ne t’ju lejojmë të filloni negociatat me BE-në – kërkon Bullgaria.

Greqia donte të ndryshonte emrin e dokumentit. Bullgaria dëshiron të ndryshojë përmbajtjen e dokumentit. Me Greqinë bisedonim për një pikë referimi gjeografike, Vardar, Shkup, e Epërme, Qendror, kështu, ashtu.. Ndërsa me Bullgarinë duhet të bisedojmë nëse ka maqedonas dhe gjuhë maqedonase. Me grekët, përveç që pranuam një shtesë të emrit, nuk humbëm asgjë. Përkundrazi, fituam anëtarësimin në NATO. Ndërsa me bullgarët do të humbasim gjithçka.

Dhe nëse ky nuk është një alarm mjaftueshëm i fortë për të zgjuar partitë nga lufta e zhveshur për pushtet, atëherë le të aktivizojmë planin B. Për ne është vonë tanimë, të paktën të kërkojmë rrugëdalje për fëmijët tanë.

3 Dhe tash do na sjellin sërish rrotull, gjojase do dorzohen pas gjashte muajsh, ose për dy muaj, jo këtë dhjetor, qershorin e ardhshëm, jo kjo presidencë, jo një presidencë tjeter, jo këto zgjedhje, të tjerat…

Nuk kemi më çfarë të bëjmë për të nisur negociatat me BE-në. Si të negocioni me dikë që ju thotë se nuk ekzistoni? Nuk kemi faj që në vetë BE-në, kur është fjala për Maqedoninë, nuk flitet për standarde evropiane, por ata shohin me indiferencë se si një shtet anëtar i BE-së keqtrajton një vend tjetër që dëshiron të bëhet anëtare e BE-së.

Por cili është qëndrimi ynë për negociatat, kur ne në shtëpi fajësojmë njëri tjetrin se kush është fajtori për veton bullgare, ndërsa ata të Bashkimit Evropian thonë – ju nuk keni faj. Është vërtet jashtëzakonisht marrëzi të fajësojmë njëri-tjetrin për kërkesat e Bullgarisë. Dhe pse do të kishim faj ne? Se ne jemi maqedonas që flasim maqedonisht? A jemi ne fajtorë që jemi gjallë?

E dimë se çfarë na pret pas muajit të gjashtë të kryeministrit të ri bullgar Kiril Petkov. Nuk duhet të presim gjashtë muajt e tij. Problemi mund të zgjidhet nesër. Thjesht duhet të pranojmë se nuk ka maqedonas dhe nuk ka gjuhë maqedonase.

Pra, Maqedonia nuk po anëtarësohet në BE. Dhe jo për fajin e saj.

4 Jam i fascinuar nga qëndrueshmëria dhe fleksibiliteti i burokracisë së BE-së për të dalë me fraza kompromisi sado koti qofshin ato, si ai konkluzioni i fundit se “Këshilli pret me padurim mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur, mbi kuadrin negociues të Këshillit”.

Puna ka mbetur – “sa më parë”. Ne jemi në fazën “sa më parë” që nga 18 dhjetori 2005, kur në orën 3 të mëngjesit Toni Bler, kryeministër i Britanisë së Madhe si kryesues i atëhershëm i Unionit, shpalli në Maqedoni statusin kandidat të Maqedonisë dhe tha: “Vizioni i BE-së është një Evropë e bashkuar në të gjitha format e saj dhe kjo vlen edhe për Maqedoninë.

Reklama për promovimin e vlerave evropiane në Maqedoni para disa vitesh mbante sloganin “BE-ja për ty”. Tani po zhvillohet fushata “BE-ja me ty”. Fushata e radhës do të jetë “BE-ja pa ty”.

Domethënë ndoshta “BE-ja me ty”, por jo si maqedonas me gjuhë maqedonase dhe jo si antifashistë në Luftën e Dytë Botërore.

5 Presidenti Stevo Pendarovski thotë se nuk sheh kërcënim për stabilitetin e vendit pasi Bullgaria përsëri bllokoi Maqedoninë.

Vallë destabilizim i vogël është kur partitë më të mëdha shihen mes vete si armiqtë më të mëdhenj, dhe opozita bllokon me çdo kusht Parlamentin dhe me vetëdije mban vendin peng?

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира