BETEJA PËR REFUS

Каruseli vjen sërish në fshat. Më parë gëzoheshim, tani as nuk e bëjmë hesap fare.

1 Nuk e di nëse është për shkak se Maqedonia është e vogël e në një fare mënyre të gjithë njihemi, a është për shkak të lodhjes nga tranzicioni tashmë tredekadësh dhe zhgënjimi nga fakti se sa ngadalë po ecim, apo është thjesht për shkak të viteve, por sinqerisht, mua këto zgjedhje më duken shumë të mërzitshme.
Një miku im më tha se është si një karusel në mes të fshatit. Më parë gëzoheshim, e tani as që e vëmë re.
Gjithçka është tashmë e parë, akoma edhe ky riorientim i partive të vogla që deri më tani ishin në koalicion me qeverinë. Tani, kur shohin se opozita ka shansa të fitojë, i ngjiten që t’i vërë në ndonjë listë deputetësh, e pastaj, dhashtë Zoti, ndoshta në ndonjë vend zëvendësdrejtori, drejtori të ndonjë ndërmarrjeje, ç’të jetë.

I quajnë parti satelitore. Por prapë se prapë, sateliti është gjë serioze. Duhet të hipë në raketë. Më thoni, cila nga partitë e mëdha ju ngjan si raketë në një shtet ku për dy vjet e gjysmë po rindërtohet autostrata prej pesë-gjashtë kilometrave nga Petroveci deri në Katllanovë? Ok, nuk flasim për Ohër-Kërçovë, se kjo është tashmë e merzitshme. As për hekurudhën drejt Bullgarisë, këtë nuk e hapim fare si muhabet. Po flasim për një rrugë të drejtë. Në fushë, rrafsh, pa ura, pa tunele, pa asgjë.Ore, çfarë satelitësh? Këto janë parti refus. Dihet se si shkon blerja refus. Ma jep toptan e merre një deputet.

Këtu nuk ka vizion, nuk ka program, nuk ka entuziazëm, dëshirë që të bëhet diçka për shtetin. Është një betejë e thjeshtë për punësime me rrogë në kurrizin e tatimpaguesme. Dikush do të fitojë vend drejtorial, e dikë do ta punësojnë në rang të ulët. Dikush do të rregullojë tenderat, do të ketë veturë zyrtare, do të bëjë tregti me ndikim, do të marrë ditore, do të udhëtojë për Bruksel të mësojë se çfarë është BE-ja, e dikush tjetër do të shpëtojë nga varfëria me një rrogë solide shtetërore, një pushim të garantuar, ditë të lira dhe festa. Ashtu që, kjo nuk është një betejë për vota. Refusi nuk ka ideologji. Kjo është betejë për para.

2 Për më shumë se 33 vjet e shkruaj këtë kolumnë dhe shpesh herë kthehem në të vjetrat që flasin për të tashmen që ta shikoj nga “perspektiva historike”. Të shoh nëse koha vetëm rrjedh, apo diçka po ndryshon. I lexoj të gjitha kolumnat e mia të kaluara dhe përpiqem të bëj një krahasim të situatave të ngjashme në të kaluarën.

Gërmova në arkivin e vitit 2006, kur Nikolla Gruevski e leu VMRO-DPMNE-në me portokalli dhe na premtonte “Rilindje në 100 hapa”. E ndërkohë dëgjoj Hristijan Mickoskin me “Platformën prej 1.198 projekteve”, se si na premton ndryshim. Janë të përpiktë. Nuk janë 1.200, që të mos mbivlerësohemi. Do t’i neglizhojnë edhe fundjavat e festat, që të punojnë një projekt në ditë për katër vjet me po ata që na mbytën me rilindjen dhe pa asnjë kërkesë faljeje për të gjitha të këqijat që i shkaktuan shtetit gjatë kohës së qeverisjes së tyre 11 vjeçare, ndërkohë që “reformat po fitonin”.

E gjeta në arkivat dhe deklaratën e kryeministrit të atëhershëm Vlladimir Buçkovski nga LSDM, se “zgjerimi i BE-së është problem i saj, jo yni”. Dhe kuptoj se që atëherë LSDM-ja i është qepur BE-së siç i janë qepur Dimitar Kovaçevski dhe Bojan Mariçiqi. U mungojnë edhe disa portugezë, të cilët në fushatën parazgjedhore, promovonin hotel në Oteshevë, jo me pesë por me gjashtë yje. Talleshim se ylli i gjashtë është për shkak se edhe “Dielli do të bëhet yll” në flamurin e BE-së. Por, nga nxitimi i tepërt në rrugën drejt BE-së, na dënuan për vozitje të shpejtë.

Në qershor 2005 e kam shkruar edhe këtë: “Para zgjedhjeve, krahas parave, ndahen edhe punësime në administratën e shtetit. Para katër vjetëve pranonin VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në, tani pranojnë LSDM-në dhe BDI-në. Nuk e di se edhe sa njerëz mund të pranojnë me para të shtetit. A ka vend për të gjithë? Në fund do të duhet të vijë dikush që ta blejë Maqedoninë, dhe t’i largojë të gjithë nga puna si nga një firmë private. Dallimi në punësimet prej para katër viteve dhe atyre tani është që LSDM-ja nuk guxon t’i thotë “jo” BDI-së. E në të gjitha konkurset duhet të pranohen shqiptarë. Maqedonasit japin dokumente. Kot e kanë. Për ta, nuk ka më vend në shërbim shtetëror. Në ndonjë shtet normal, kjo që ndodh tani me konkurset do të quhej – diskriminim. Por te ne, diskriminimi ka një fjalë tjetër dhe quhet “përfaqësim i duhur dhe i drejtë”.

Edhe diçka tjetër: Mu kujtua se në atë kohë, kishte një debat të flaktë mes Ali Ahmetit të BDI-së dhe të ndjerit Arben Xhaferi të PDSH-së. Kisha edhe disa të dhëna, e ambasadorja e atëhershme e SHBA-së Xhilijan Millovaniviq dhe amabsadori i BE-së Ervan Fuere, shkonin nëpër fshatra që t’u tregojnë udhëheqësve lokalë se është më mirë për ta që të mos përdorin armë. Por prapë, kam thënë me vete: “Pse më vjen keq për ta/ Ata vetë i krijuan këta liderë shqiptarë, le të përballen vetë me belatë tyre!. Ali Ahmeti në atë kohë kishte deklaruar se “incidentet janë të këqija për shqiptarët por edhe për statusin përfundimtar të Kosovës”.

“As njerëzit e Ali Ahmetit, as njerëzit e Arben Xhaferit nuk i kemi parë të valojnë flamuj maqedonas. Edhe kur protestojnë për të drejtat e njeriut, edhe atëherë kur rrihen me pushka mes vete, në çdo rast valojnë flamurin shqiptarë bashkë me flamujt e SHBA-së dhe BE-së. Ku është Maqedonia në historinë e tyre?” Kjo është publikuar më 1 qershor 2006.

Pas zgjedhjeve, kur Nikolla Gruevski nuk donte ta marrë BDI-në në Qeveri, Ali Ahmeti u kërcënua: “Nëse BDI-ja nuk bëhet pjesë e qeverisë, gjegjësisht nëse nuk respektohet vullneti i shumicës, i cili votoi për koalicionin BDI-PPD qeveria e ardhshme do të ketë problem me popullin shqiptar”. Kjo është publikuar më 22 qeshor 2006.

Më 29 korrik po atë vit kam shënuar edhe këtë: Bullgaria bëri skandal kur u kërcënua se nuk do ta mbështesë Maqedoninë për në BE dhe NATO pa kushte, nëse vazhdon në mënyrë agresive të përzihet në historinë dhe kombin”.

Fëmijët që janë lindur në atë vit tani mbushin 18 vjet, Dhe do të mund të votonin, sikur shteti të ishte i aftë që t’u siguronte letërnjoftime.

Eh, sikur të mund të kujtonim më mirë…Ndoshta edhe Maqedonia do të ishte më mirë.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира