BIE QEVERIA

Fshesa e Zaevit ngeli e papërdorur, por LSDM gjithsesi aspiron të fshijë në oborr të huaj.

BIE QEVERIA

 

1Sa çuditem me këta të LSDM-së! U përfshinë në debatin mbi nevojën për reforma në VMRO-DPMNE. A nuk kanë punë tjetër? Tre vjet me radhë punonin pandalë për ta kthyer VMRO-DPMNE-në në qeveri, e meqë nuk ia dolën, tani zgjedhin ta reformojnë. Fshesa e Zaevit mbeti e papërdorur, por LSDM gjithsesi aspiron të fshijë në oborr të huaj. Lini rehat VMRO-në, lini t’i vërtetohen njëri-tjetrit se kush është krimineli më i madh i partisë. Kështu siç kanë nisur, duke ditur si punon mendja e tyre, nuk çuditem nëse organizojnë rrëmbimin e shtëpisë së bardhë.

Në vend që LSDM të shohë punën e vet– a nuk e shikon se mezi i fituan gjedhjet? Në kushte normale, tani do të ishin duke u marrë me analizë të rezultateve zgjedhore dhe me çështjen se pse fituan vetëm 2 deputetë më shumë se VRMO-DPMNE? Por tani nuk mund të merren me këto, sepse janë tepër të zënë me reformën e VMRO-së.

Sinqerisht, unë nuk e kuptoj fare këtë nevojë që kanë për të reformuar VMRO-DPMNE-në, përveç nëse kanë marrë seriozisht Hristijan Mickoskin kur thoshte se do të jetë mandatar, e kanë thënë vete: “

2Fatmirësisht LSDM-së nuk i duhet të mbajë llogari për reformat e BDI-së, sepse kjo parti është në vetvete parti reformuese. Çdo gjë që preku dora e tyre, qoftë kur me VMRO-DPMNE-në, qoftë me LSDM-në, e kënaqën. Duke filluar nga reformat në drejtësi, arsim, shërbimet postare, hekurudhë, në Inspektoratin shtetëror për ndërtimtari, në Gjykatën administrative apo në Makedonija pat. Nga reformat e ministrave dhe drejtorëve të BDI-së, s’mund të ngremë kokën.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, është thirrur nga Prokuroria speciale e Hagës për krime të luftës në Kosovë, si një nga themeluesit e UÇK-së dhe Anëtar i Gjeneralshtabit. Publikisht tha: “Qeverisja e së drejtës dhe arritja e drejtësisë së vërtetë asnjëanëse, brenda shtetit dhe në nivel ndërkombëtar, janë qëllimet dhe detyrimet e mia të vazhdueshme”.

Epo, mesa duket, drejtësia ndërkombëtare është drejtësi, kurse drejtësia e shtetit është drejtësi sipas BDI-së. Pasi, ndërkohë që Ahmeti flet mbi drejtësinë joselektive dhe Bujar Osmani rrëfen përralla mbi të ardhmen evropiane, kryetari i Çairit, Visar Ganieu, kërkon investitorin e ndërtesës së paligjshme në Qendrën tregtare “Mavrovka” me anë të shpalljes. Me ditë të tëra në atë vend po bëhen ndërtime, por, se kush i paguan punëtorët, nuk dihet. Çoje buldozerin e ke për të parë se si ka për të dalë menjëherë pronari!

Shtyllat gjigande të betonit që lulëzuan në vendin e lokalit të djegur në udhëkryqin më të frekuentuar të kryeqatetit janë vetëm një prej detajeve të serisë shumëepisodëshe të “Mistereve të pazgjidhura të BDI-së”. Ashtu sikurse ngeli mister se pse u dogj ndërtesa postare në Shkup, apo se kush i plaçkiste automjetet postare që transportonin para apo se kush ishte ai që porositi pullën postare me simbolin e shtetit të pavarur fashist kroat të Luftës së Dytë Botërore.

Mistere të pazgjidhura janë edhe këto: Kush është pronar i platformave të paligjshme në Matkë? Kafenetë që ndodhen te këto ndërtime të paligjshme, a kanë leje pune? Varkat për turistët, a janë të regjistruara? A kanë leje lundrimi? A japin apo jo llogari fiskale? Po pasagjerët, a janë të siguruar? Ndërkohë, kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti, i cili ishte ministër i drejtësisë në kohën e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, që nga shkurti i vitit të kaluar u kërcënua se do të shpallë referendum që qytetarët të vendosin nëse platformat Matkë janë apo jo ndërtime të paligjshme. Kështu pra, reformuesi i drejtësisë, do të shpallë referendum nëse në Saraj duhet apo jo të respektohet ligji.

Mister i pazgjidhur është edhe çështja se kush po ndërton në bregun e liqenit në Strugë. Mirëpo kjo nuk është dhe aq e tmerrshme, sepse kryetari i Strugës, Ramiz Merko tha: “S’më plas.”

Vetëm në Ohër nuk ka mister. Aty dihet se ndërtimet e paligjshme ndërtohen nga këshilltari i komunës Nefi Useini i BDI-së, të cilit pushteti lokal nuk mund t’i bëjë asgjë, sepse Nefiu është BDI e BDI-ja është partia reformuese me vlera evropiane, me politikë konstruktive për të mirën e shtetit, të bëra të qartë në sloganin: Bie pallati, bie Qeveria”, sepse për ta shteti dhe interesi personal janë e njëjta gjë.

3Veç kësaj, se në ç’shtet jetojmë, na u ilustrua shumë bukur me rastin në Ohër, ku një fëmijë 11 vjeçar, i paralizuar dhe i braktisur nga prindërit, duhej të priste të ngriheshin dy ministra që të mund të zinte një vend në spital, e të mos përmendim, që kjo ndodhi pasi rasti doli në media.
Shërbimet sociale nuk dashkan të përzihen në punën e tyre.

Ky është vetëm një nga rastet brutale, tregues të pakujdesisë së shtetit, dhe fajtore është burokracia e institucioneve përgjegjëse për kategorinë më të pafuqishme dhe të cënueshme të qytetarëve.

Po, vallë instiucionet e tjera, të cilat i paguajmë që të na shërbejnë, mos janë më ndryshe se Qendra për punë sociale në Ohër? A nuk përballemi dhe ne me të njëjtën situatë sa herë që nismi për të kryer një punë nëpër sporelet dhe zyrat e shtetit e të komunës? Sa herë që i biem numrit dhe askush nuk përgjigjet, sepse probelmi ynë nuk është mjaft tragjik apo tërhqes për mediat? A nuk jemi edhe ne në këtë rast po aq të pafuqishëm dhe të cënueshëm?

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира