BUDALLALLËK I DYFISHTË

Ne ndryshuam emrin për t'u futur në NATO. Dhe NATO-s sërish nuk i dihet sepse askush nga BDI nuk duhet të shkojë në burg

BUDALLALLËK I DYFISHTË

1 Kur e panë Katica Janevën që përçapte çamçakëz duke dhënë deklaratën ku thotë se dikush mund të shpëtojë, ata që gjithnjë kanë pritshmëri të mëdha nga të gjithë, jo vetëm prej tyre, thanë se fanellat që i mbanin ata të Revolucionit laraman do t’i ruajnë për të qëruar specat për ajvar . Ata e sulmuan prokuroren special ashtu siç e sulmuan kur kishte veshur dantellën gjatë paraqitjes së saj të parë publike. Megjithëse, më vonë porosisnin fanella me fytyrën e saj sepse ju dukej fensi. Dhe pas kësaj, u bë fensi të pështynë PSP-në sepse kishte dështuar.

E pra, mos hidhni fanellat me PSP. Kthejeni në dollapët. Mund t’ju nevojiten për t’u lavdëruar se keni qenë luftëtarë të mëdhenj. Ja pra, Sasho Mijallkov u dënua me tre vite burg dhe është në paraburgim derisa aktgjykimi të bëhet I plotfuqishëm. Ky ishte ai fuqiploti që Katica Janevën nuk e lejoi të hynte në DSK për të hetuar përgjimin.
Miratimi i një ligji që do t’i mundësojë PSP-së të vazhdojë punën, është kusht për ratifikimin e protokollit për anëtarësim në Nato në parlamentet e disa shteteve anëtare. Edhe pse tashmë e kemi ndryshuar emrin.

PSP ka fituar tashmë dy aktgjykime. Dhe atë, për ish-kryeministrin dhe për shefin e policisë sekrete, kushëririn, emri i të cilit vetëm pëshpëritej. Ka edhe gjashtëmbëdhjetë padi të tjera në procedurë gjyqësore. Ata që do të hedhin fanellat, shpejt harruan se PSP dy vjet punoi pothuajse në ilegalitet. Ndërsa udhëheqësia e VMRO-DPMNE ishte duke përgatitur grusht shteti. Dhe – cili ishte dështimi në punën e PSP? A është Katica fajtore për ikjen e Gruevskit nga shteti? A është Katica fajtore për ikjen e dy oficerëve kryesorë të zbulimit të akuzuar për përgjime të paligjshme të mijëra qytetarëve, që shkaktuan krizën më të madhe politike? A është Katica fajtore që VMRO-DPMNE, në krye me BDI pengojnë miratimin e Ligjit për PSP?

2 Por ne jemi me fat që dikush që është larg e ka më me rëndësi që ta sheh vendin tonë në NATO sesa udhëheqësit tanë politikë. Kështu Filip Riker, zyrtari i ri i lartë i Departamentit të Shtetit, duhej të vinte, nën pretekstin se kishte ardhur privatisht të takohej me miqtë e tij, për të shtrënguar edhe qeverinë edhe opozitën. Pra, qeveria me urgjencë e miratoi ligjin dhe e dërgoi në Parlament.

Dhe tani, sërish do na lodhin me takim liderësh. Do të blejnë kohë, dhe nëse dikush ende mund të ikë. Pra, ata do të diskutojnë se kush do të shkojë në takimet, nëse i dënuari Menduh Thaçi i përshtatet formatit, sepse për të PSP nuk kërkoi paraburgim para se të shkojë në burg dhe Hristijan Mickoski do të bëjë dramë se përse në festë fetare po zhvillohen takime liderësh, ndërsa Ali Ahmeti do të dalë për të pirë duhan, dhe do të harrojë të kthehet, dhe ne do të presim deri në mesnatë deklaratat e tyre, gazetarët do të presin të ulur për toke për të njoftuar se kush hyri, e kush doli, e pastaj krahu i majtë dhe i djathtë i partisë Besa do të dalin me kërkesat e tyre dhe në fund, Zaevi do të bëjë një deklaratë me optimizëm rreth një konsensusi për një shoqëri për të gjithë…
E shoh unë se Filip Riker do të duhet sërish të vizitojë miqtë së shpejti.

3 Çdo gjë kujton dramat me Przhino 1 dhe Przhino 2. Me atë që tani qartë shihet se BDI-së i pengon ekzistenca e PSP. Shteti ndryshoi emrin për të hyrë në NATO. Dhe tani NATO-s sërish nuk i dihet sepse askush nga BDI nuk duhet të shkojë në burg. BDI nuk është renegat i koalicionit qeverisës. BDI është renegat i shteti. Dhe nëse zyrtarët e BDI-së vazhdojnë të jenë të paprekshëm për drejtësinë, nuk do të shembet vetëm koalicioni në pushtet ose PSP. Shteti do të shembet.

Dhe tani ata do të aktrojnë në filmin e quajtur takim liderësh. Zaev do të rrëfejë përralla për të konsensusin. Në fakt, ata do të bëjnë pazar që të mos shkojnë në burg. Çdo bisedë rreth arritjes së konsensusit për të zbatuar të drejtën dhe për mosndëshkim, te ne përfundon me shantazhin e atyre që kanë nevojë për drejtësi.

4 Nuk mjafton fakti se VMRO-DPMNE ende na bën budallenj, tani LSDM-ja, për të mos qenë e mëngët. do të na bëjë edhe më budallenj. Sepse, ne jemi budallenj që në fillim dhe besojmë me të vërtetë se kandidatët për president nuk janë partiakë, prandaj për të na siguruar për marrëzinë tonë, ata mbledhin nënshkrime për të mbështetur kandidaturat.

Fushata nuk ka filluar ende, por kandidatët presidencialë tashmë tregojnë vlerat që ata mbrojnë. Vlera e vetme që ata promovojnë është numri i nënshkrimeve të nëpunësve që i kanë futur në shërbimin shtetëror partiakisht.
Gordana Siljanovska-Davkova mblodhi 15,000 nënshkrime për disa orë rekord. Dhe për Stevo Pendarovskin për kohë edhe më rekord, vetëm për disa orë u mblodhën 32.000 nënshkrime. Atë që VMRO mund ta bëjë në kohë rekord, SDSM mund ta arrijë në kohë edhe më rekord. Profesor Siljanovska u bëri thirrje atyre që nënshkruajnë që të bëjnë selfie dhe ta nxjerrin në Facebook. Ata që nënshkruan për Pendarovskin dy herë më tepër u fotografuan dhe i nxorën fotot në Facebook. Në VMRO-DPMNE thonë: Hajde të bëjmë si budallenj me nënshkrimet. Në LSDM thonë: Ne do të dyfishojmë budallallëkun.

5 Stevo Pendarovski në një intervistë në TV u ankua se VMRO-DPMNE do të zhvillojë fushatë të pistë. Epo, është normale. Ai për kundërshtar ka VMRO-DPMNE-në. Çfarë lloj fushate duhet të pritet nga një parti, udhëheqja e së cilës është akuzuar për sulmin e organizuar në Kuvend më 27 prill 2017? Kryetari I nderit i së cilës nga aziili në Budapest dikton lëvizjet e saj. Kërkojmë ndjesë nga Stevo i cili është i befasuar.

Në një intervistë, ai u ankua se dikush e ndiqte dhe fotografonte, por ai nuk tha nëse e kishte denoncuar këtë në polici. Të nesërmen, sekretari i përgjithshëm i partisë, dhe kreu i shtabit zgjedhor, Aleksandar Kiracovski, njoftoi se Ministria e Brendshme “ka ngritur iniciativën” për të zbuluar njerëzit që ndiqnin Pendarovskin.
Nëse do jetonim në një shtet normal, sekretari i përgjithshëm i partisë në pushtet do t’i referonte pyetjet e gazetarëve mbi ndjekjen e kandidatit të tyre presidencial te ministri Oliver Spasovski. Nuk do të përgjigjej ai në emër të Ministrisë së Brendshme. Sepse dëgjuam Gordana Jankullovska në një bisedë telefonike që e quante MVRO-VMRO. Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së flet publikisht në emër të Ministrisë së Brendshme. Çfarë tjetër? Pakënaqësi, sigurisht që do ketë?

Për këto zgjedhje presidenciale, SDSM ka një zgjedhje. Ose të përsëris budallallëqet e VMRO-DPMNE-së. Ose të dalë me diçka origjinale. Dhe të mençur. Do të jetë ndryshimi i vërtetë që do të ndryshojë fushatën e pritur të pistë. Nëse ata ofrojnë diçka të zgjuar për votuesit, askush nuk do të merret me marrëzinë e VMRO-DPMNE-së.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира