BUKË E GJALPË

Mbahu Mile. Po vjen Danubi. I punon ende koka atij dostit tënd nga Danubi.

BUKË E GJALPË

1Ja deri ku e solli politika e kuadrove kryeministrin Zoran Zaev me moton: “të kemi për bukë”. E solli në situatë ku i duhet t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rreth asaj se si ka lejuar që të mashtrohet nga disa rusë që e kanë paraqitur veten e tyre si ish kryetari i Ukrainës Poroshenko dhe si sekretari gjeneral i NATO-s Stoltenberg. Është një karakteristikë e një njeriu zemërgjerë kjo punë – domethënë, që të ketë për bukë, por ata që punësohen për bukën u treguan të paaftë që të menaxhojnë luftën speciale kundër hyrjes së Maqedonisë në NATO. Ndoshta punësimin në shtet e kanë marrë si meritë për një punë në të kaluarën, por rroga është diçka për të cilën duhet punuar çdo muaj. Rroga nuk e mbulon mundin e kaluar. As ngjitja e posterave, ngjyrosja e statujave dhe fasadat joorigjinale të barokut. Buka duhet fituar. E nëse ky ka qenë skenari i disa shërbimeve të sigurisë, atëherë me një problem sigurie duhen marrë njerëzit e sigurisë. E jo njerëzit e tuiterit, instagramit dhe “influencerët”. Për më tepër që, për disa prej tyre nuk ka qenë puna veç për bukë, e kur puna të trashet, me po atë thikë që kanë prerë bukën e ngjyer gjalpin, do t’ia ngulin Zaevit pas shpine. Por nga ana tjetër, Zaevi është fajtor vetë për zgjedhjen e bashkëpunëtorëve. Vetë i ka sjellë në Qeveri, tani vetë le t’i durojë edhe pas shpine. Problemi këtu është se gjithë këtë punë, jemi ne që e paguajmë.

2VMRO-DPMNE-ja kërkon që prokuroria të reagojë pas shpalljes së bisedave të kryeministrit me provokuesit rusë. Eheee…Javën e kaluar kishin ndër mend të çonin Tamarën në burg se bëri gabim gjatë këndimit të himnit.
Kjo do të thotë se, edhe atëherë kur ishin në pushtet, por sidomos tani kur janë opozitë, këta të VMRO-së bëjnë zhurmë. Për çdo gjë ngrenë zërin, vetëm e vetëm që të harrohen krimet e tyre. Në daljet e tyre publike ata nuk merren me vlera. Por kanë një britmë histerike e cila ka një qëllim të vetëm – që paaftësia dhe gjestet komike të këtij pushteti të barazohen me zullumin dhe shëmtinë e veprave të tyre.

Nuk e di se pse presin. Se pse nuk i çojnë interpelacion kryetarit Stevo Pendarovski për arsye se Bojko Borisovit i ka thënë “ku je dashuri”. Pasi kjo “dashuri”, apo “ku je, vllai” apo “peer” është e njëjta gjë si falja që u bëri Gjorge Ivanovi 56 të dyshuarve dhe të akuzuarve për krim. Pasi, a nuk janë të gjithë të njëjtë.

Edhe biseda e Zaevit me provokuesit rusë është e njëjtë me atë bisedë që dëgjuam te bombat. Pasi “Mirëdita Petro” është për t’u arratisur nga prokuroria, kurse “të mos jetë shumë”, “i rrjedh nëpër këmbë”, “të mos e zgjasim, t’i shkatërrojmë me dinamit” është arratisje nga përndjekja politike. Sepse kur dy rusë përpiqen të mashtrojnë kryeministrin është diçka e keqe për shtetin, kurse kur kryeministri mashtron popullin duke prezantuar Subrata Rojin si investues – kjo është gjë e mirë për shtetin. Dhe sepse është për t’ia shkrepur të qeshurës kur dëgjojmë kryeministrit se si bisedon seriozisht me dy mashtrues, por kur dëgjonim fallxhoren e kryeministrit të punësuar në Doganë se si për dy orë të tëra i thurte historinë që i ka sjellë fati sipas horoskopit, kjo nuk është aspak qesharake. Pasi ky u quajt planifikim strategjik për integrimet euroatlantike.

Dhe në këtë britmë kolektive të VMRO-DPMNE-së se të gjithë janë të njëjtë, bërtet edhe Gruevski nga anija e tij në Budapest bashkë me yllin e pensionuar të pornos. Ai paska fytyrë që t’i interpretojë bisedat e veta rreth fshehjes së vrasjes së Martin Neshkovskit. Si dhe për masakrën e liqenit të Smillkovës. Mos ka ndonjë gjë për të thënë edhe për Lagjen e trimave?

3BDI dorëzoi një projekt-ligj për veting. Të bëhet verifikimi i funksionarëve përpara se të marrin detyrën. Kjo nuk është një tallje e komedianëve rusë. Kjo është BDI. Parti serioze në pushtet, zëvendës kryeministri i së cilës nuk ka shkuar në punë. Shefave të tyre lokal marimanga nuk mund t’ua heq makinën, por tani, nëse ata duan të bëhen funksionarë, do të jenë subjekt i verifikimit. Me siguri që edhe ai Bela, që ishte drejtor i Gjinekologjisë, që e qëlluan dhe qëlloi me armë, do të kalojë vetingun sepse ka armë të fuqishme. Edhe Ramiz Merko, kryetari i komunës së Strugës, tashmë e ka kaluar vetingun. Pas hapjes solemne të ndërtimeve ilegale në qendër të Ohrit. Pronari i së cilës është këshilltar komunal nga BDI.

Por, për të qenë më i sigurtë vetingu, deputetët e falur të VMRO-së kërkuan kritere edhe më të rrepta. Ata paraqitën amandamente për të vlerësuar vlerat morale. Deputetja Emilija Aleksandrova tha: “Personi duhet të ketë integritet në mënyrë që të kryejë një funksion publik, të ketë cilësi morale dhe etike. Ne pamë atë që po ndodhte në vendin tonë dhe një shkatërrim i tillë dhe vendosja e të gjitha llojeve të funksionarëve në pozita, e solli vendin tonë në këtë situatë të palakmueshme”.

Shih pra, ata me të vërtetë mendojnë se mund të thonë gjithçka dhe kjo të kalojë. Sepse, kur hapet dera gjatë një sulmi ndaj Kuvendit, edhe kjo është “një cilësi etike”. Madje, është edhe e moralshme.

Por edhe këta, anëtarët e pafalur të Mickovskit e përshëndesin vetingun. Por thonë se së pari qeveria duhet të dorëhiqet. Sepse kjo është në përputhje me vlerat morale të kryetarit të nderit nga Budapesti.

4 Vmrovasi i vërtetë cili e konsideron veten patriot, jo vetëm që është krenar për atë se si Gruevski ua ka punuar komunjarëve, por gëzohet edhe me fitoren e Kiriakos Mitsotakis dhe Demokracisë së Re, në zgjedhjet në Greqi. Sepse kjo parti nga koha e babait të tij Konstantinos Mitsotakis në vitet 1990, bllokoi Maqedoninë për shkak të emrit. Ata mbyllën kufirin tonë, donin të na vdisnin. Dhe sespe në vitin 2008 motra e tij Dora Bakojani na bllokoi hyrjen në NATO.

Një vmrovas i vërtetë që e konsideron veten patriot, tashmë është me pushime në Greqi. Me pasaportë bullgare. Me një etiketë me shenjën NMK në targën e regjistrimit, për mos të provokuar pa nevojë, dhe duke pritur në kufi nga makina ushton turbo-folku serb dhe në celular lexon të rejat në lidhje me Jelena Krleusha dhe Darko Llaziq. Ndërsa në Facebook dhe Twitter shpërndan batuta të klasës së dytë për klasën e tretë: Alo Zaev, këtu Zaimi. Kush Zaimi? Ky i imi. Mbahu Mile. Vjen Danubi. I punon ende koka atij dostit tënd nga Budapesti.

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира