1 Gjykata e Apelit në Shkup e shfuqizoi gjykimin e shkallës së parë për 8 vjet burg për Sasho Mijallkovin dhe lëndën e PSP-së “Trezor” për blerjen e pajisjes për ndjekjen e komunikimeve dhe e ktheu gjykimin e sërishëm.
Ambasadorja amerikane Anxhela Merkel ndoshta sërish do të habitet se pse me aq shumë milionë dollarë për trajnime, gjykata e shkallës së parë prapë se prapë ka bërë “dëme esenciale në procedurën e kësaj lënde” dhe pse gjykatës më të lartë iu desh një vit e gjysëm që ta vërtetojë këtë gjë. Çështja kryesore nuk është nëse ambasadorja amerikane apo cilado prej ambasadave të tjera, shtetet e të cilave derdhën miliona donacione për luftën korruspionit dhe reformave gjyqësore, janë të befasuar edhe na ky gjykim. Çështja kryesore është se pse ne nuk jemi befasuar? Ashtu siç nuk jemi befasuar se Gjykata e Apleit ende mban në sirtar gjykimin e 12 vjetëve burg për drejtorin e mëparshëm të UBK Mijallkov për lëndën kryesore ““Fortesa-Target” – për përgjimin e paligjshëm të mijëra qytetarëve.
Ne jemi befasuar vetëm nga një punë – se si mund ta durojmë gjithë këtë. Ende mendojmë se kemi shtet.
Përveç se nëse edhe kjo nuk paketohet si ndonjë pjesë e një historie të madhe gjeostrategjike, e Mijallkovi duhet të ndihmojë për edhe një ndryshim tjetër të Kushtetutës.
2 Ndërkohë, Qeveria radhit sukseset e saj. Kryeministri Dimitar Kovaçevski incizoi një videoklip nga ndërtimi Kërçovë-Ohër dhe shkroi: Autostrada nuk është më një qëllim i paarrtishëm! Thua se po e ndërtojnë autostradën nën det. Një autostradë prej 57 kilometrash që po ndërtohet nga viti 2014, pas më shumë se 8 vjetësh, tashmë nuk është “një qëllim i paarritshëm”.
Edhe një pjesë tjetër e transformatorit për REK Manastir mbërriti me sukses. Çdo ditë e ndiqnim me kujdes rrugëtinmin e çdo kilomteri të kaluar. Tranformatori nisi nga Turiqia me anije deri në Selanik, nisi nga Selaniku për Manastir, e kaloi kufirin…. ESM publikoi se “transporti i transformatorit të ri është transporti më i madh dhe më i vështirë që është organizuar ndonjëherë në këtë shtet”. Vetëm ngjarje historike i ranë kësaj Qeverie. Në vitet 1970, kur ndërtohetj REK, kush e di se si ka udhëtuar trasnformatori. E kanë sjellë, e kanë montuar, ne vetëm e dinim se ka rrymë.
Por nëse kemi nisur të bëjmë krahasime historike dhe numërime të kilometrave të shpuar që në shekullin 21 tashmë nuk janë një qëllim i paarritshëm, nëse do të ishim në shekullin 19, transformatorin do ta kishin sjellë nëpërmjet hekurudhës që ka filluar të ndërtohet në 1891, e në 1894 Manastiri tashmë ka qenë i lidhur me Selanikun. Është mangësi e vogël që pikërisht në atë ditë historike, kur në Manastir arriti një pjesë e transformatorit, u arrit edhe një rekord tjetër historik – treni nga Shkupi deri në Manastir udhëtoi 10 orë.
3 Në dorëzimin e aparatit për eho që e dhuroi ambasada japoneze për Departamentin e pediatrisë në spitalin e Manastirit, mjekët i kanë thënë ambasadorit: Ky aparat për ne është një shpejs shatëll”.
Brenda vetëm një jave qeveria japoneze dhuroi edhe një aparat rentgen për Spitalin klinik në Shtip dhe aparat eho dhe CTG për Departamentin gjinekologjik në spitalin e Koçanit. Tre aparate, ku secili kushton rreth 50.000 euro. Përafërisht sa një veturë zyrtare për ndonjë funksionar të ri të zgjedhur, drejtor i një ndërmarrje publike apo kryetar komune. Dhe më pak se xhipat e priftërinjve që na udhëheqin dioqezat në territorin e të cilave ndodhen spitalet që po pajisen nga tatimpaguesit japonezë. Po vallë, a thua deri në atë shkallë shteti maqedonas nuk ka mundur të sigurojë para për disa aparate bazike, të domosdoshme të diagnostifikimit për vite të tëra, që më në fund, pasi i fituar aparatet e punës, mjekët aq shumë u gëzuan për to, saqë u duken si “spejs shatëll”?
Kështu, qeveria nuk i radhit sukseset vetëm në fushën e proceseve eurointegruese. Me ndihmën e Japonisë, Maqedonia fitoi edhe program hapësinor.
4 VMRO-DPMNE-ha e zgjeroi listën e arsyeve se pse kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare. Arsyeja më e re, dhe më duhet të them dhe më origjinalja, është për ta shpëtuar Shkupin nga Danella Arsovska, e cila ishte vetë kandidatja e tyre për kryetar komune. Në zgjedhje parlamentare do ta shpëtojnë kryetayrtetin nga vetja.
LSDM-ja ua ka fjain për paaftësinë e Danellës. E paskan kurdisur si kandidate. Ndërsa kur u thoshin se nuk ka paguar rrymën në firmat që ka pasur, se ka letër njoftin bullgar, udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së fotografohej me menaxheren e suksesshme “nënë të qytetit” dhe e këndonte “Bela çao”…
Epo, çao bela! Tani, belaja është bërë. Shkupjanët do ta durojnë Danellën edhe tre vjet. Por VMRO-DPMNE-së nuk u pengon që kryeqyteti është i paralizuar. Dhimbjen e kanë te paratë. VMRO-DPMNE-ja haptaz tha se nëse Qeveria nuk i ndërmerr ingerencat e Danella Arsovskës për projektet kapitale në kryeqytet, do të angazhohen firmat e LSDM-së. Andaj Mickovski kërkon zgjedhje parlamentare. Që të fitojë VMRO-DPMNE-ja dhe paratë e qytetit t’u kalojnë firmave të VMRO-së.
5 E se çfarë cilësia për para të mëdha japin firmat e VMRO-së duket në qendër të Shkupit. Po rrënohet Teatri. Po rrënohet Gjykata kushtetuese me Muzeun arkeologjik. Po rrënohet Sheshi. Po rrënohen shatërvanët, po rrënohet MEPSO, Po rrënohet fasada e Qeverisë…
Kaluan pesë vjet që kur Ministri i kulturës Robert Allagjozoski bëri komision special profesional për vlerësimin e objekteve të “Shkupi 2014”, e cila propozoi që shumica e objekteve të rrënohen. Ja, tani duket se përveçse janë të shëmtuara dhe jofunksionale, janë edhe të pasigurta. Mos dhashtë Zoti, të bëhet qark i shkurtër me ujin që rrjedh dhe të shkaktohet zjarr, njerëzit do të vdisnin në stampedo. E sikur të ishte vetëm Teatri. Shumica e ndërtesave të qeverisë nga “Shkupi 2014” nuk kanë pranim teknik.
Dhe çfarë ndodhi? Pesë ministr të kulturës u ndryshuar, Qeveria e LSDM-së e vuri revizionin e personave profesionalë në sirtar. Të paktën një, vetëm një procedurë gjyqësore ta çonin deri në fund me gjithë ato prova të vjedhjes dhe ndërtimit jocilësor. Pesë vjet pas rrënimit të të gjitha objekteve, mbërritën dhe në pikën që ata të VMRO-së t’u thonë: “Ju nuk dini as ta lyeni atë që ndërtoi Gruevski”.
Jo bre njerëz. Ai teatër që po rrënohet është kaq i ri saqë që të ishte bërë mirë ende nuk do t’i kishte ardhur koha për lyerje.
Është vjedhur. Është vjedhur pa masë. Në shtete tjera i kapin politikanët për korrupsion, por u mbeten rrugët, hekurudhat, aeroportet, portet, objektet shtetërore. Ne mbetëm pa para dhe pa teatër, pa muze, pa Sallë universale, pa rrugë deri në Ohër, pa hekurudhë, pa postë, pa shesh, pa transport publik…Edhe pa vjedhësin kryesor. LSDM-së kjo gjë i funksionoi – të ikë dhe ai. Le t’u ofrohet dikush nga Budepesti për lyerje.
Përktheu: Fjolla Zllatku