ÇLIRONI ÇLIRIMTARËT

Më e ëmbla nga të gjitha është kur fajëson dikë tjetër për gabimet e tua. E veç kësaj i thua vetes se askush nuk i kujton ato.

1 Është super që Qeveria ka marrë vendimin që t’i anulojë drejtorat ekonomikë të klinikave të Shkupit. Ajo që mbetet është – ta bëjë atë. Pas 10 deklaratave dhe 5-6 komunikatave dhe 3-4 intervistave, në të cilat flitet për qëllimin që të anulohen drejtorat, dikush nga deputetët, dikush nga Qeveria, dikush nga vetë kryeministri, mbetet edhe të ndryshohet ligji. Dhe ligji i ri të votohet në Kuvend. Deri atëherë, drejtorët ekonomikë vazhdojnë të ekzistojnë.
Drejtorët ekonomikë u prezantuan në vitin 2006 dhe përkrah kundërshtimeve nga ana e publikut profesional, ajo ishte një nga reformat e para të rëndësishme të Nikolla Gruevskit. Qendra klinike e Shkupit ishte e ndarë në 32 klinika, me 56 drejtorë dhe 142 anëtarë të bordit drejtues. Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së punonte 10 vjet sipas këtij ligji.

Në programin zgjedhor LSDM-ja në vitin 2016 shkroi se do t’i anulojë drejtorët ekonomikë. Madje, edhe dhanë afat- deri më 1 dhjetor 2017. Arben Taravari, i cili edhe atëherë ishte ministër i shëndetësisë, shkarkoi disa drejtorë ekonomikë, por sistemin nuk e anuloi. Nuk lejonte BDI-ja.

Vetëm se, nuk e di nëse kur kryeministri Hristijan Mickoski thotë që dualizmi në menaxhimin e klinikave krijon problem në funksionimin e shëndetësisë, mendon vetëm për tetë vjetët kur në pushtet ishin LSDM-ja dhe BDI-ja apo edhe për dhjetë vjetët kur në pushtet ishin VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja…Apo, për kohën e tyre kur BDI-ja jepte kuadro më të mira për drejtorë ekonomikë.

Mickoski thotë se me anulimin e drejtorëve ekonomikë do të ketë “ulje të funksionarëve në shëndetësi, stop për dualizmin dhe identifikim të përgjegjësisë”, ndërsa me reformën “do të kemi bashkim të gjithë klinikave në një institucion, në një Qendër Klinike”.

Super do të jetë kur do të anulohen drejtorët ekonomikë. Do të mbeten më shumë para për punëtorët mjekësorë dhe për pajisje. Super do të jetë kur Qeveria e VMRO-DPMNE-së do ta ndryshojë ligjin që e solli Qeveria e VMRO-DPMNE-së. Dhe super është që Qeveria e VMRO-DPMNE-së do ta unifikojë Qendrën klinike që Qeveria e VMRO-DPMNE-së e shkatërroi.

Është super kur mësohet prej gabimeve. Por më e ëmbla nga të gjitha është kur fajëson dikë tjetër për gabimet e tua. E veç kësaj i thua vetes se askush nuk i kujton ato.

2 Qeveria e Mickoskit vendosi që ta kthejë përrethimin metalik prej 700.000 eurosh rreth selisë së ndërtesës qeveritare në rrugën Ilindenska që e vendosi Nikolla Grueski në vitin 2015, kur objekti ishte i veshur me fasadë baroku, kurse Qeveria e Zoran Zaevit e largoi në vitin 2019, sepse ky ishte premtim parazgjedhor në vitin 2016. Atëherë u hoq vetëm përrethimi metalik, kurse shtyllat u lanë sepse Qeveria thoshte se largimi i tyre do të jetë shumë më i shtrenjtë. Dy vjet iu deshën që ta çrrënjosin vetëm hekurin. Nëse do të donin, do ta shkrinin, e tani nuk do të duhej t’i fajësojnë se “e kanë ruajtur gardhin në mënyrë joadekuarte, nën faktorët e jashtëm”. Imagjinoni, gardhi ka qenë jashtë, në shi dhe diell.
Qeveria e tanishme thotë se objekti shtë rrethuar me “gardh jofunksional dhe mospërfaqësues”. U mbyll cikli. Nga “Qeverinë e keni të shëmtuar” që brisnin deomntratnt t e Revolucionit të larmë në itin 2016, u në “Të shëmtuar e keni gardhin” në 2024.

 

A duhet të na frikësojë kthimi i gardhit? Nëse 600.000 qytetarëve që e kanë dhënë votën për këtë koalicion, gardhi nuk u pengon, le ta kthejnë. Punë e madhe, me gardh, pa gardh, me punë të vockla do të merrem ne.

Vetëm se, tani kur t’i kthejnë hekurishtet, do t’i kisha lutur ministrat, të na e lënë të parrethuar Përmendoren e çlirimtarëve në Shkup. Që në 2015 kam shkruar se përmendorja nuk është e Qeverisë, por e jona. Besa edhe Qeveria e jona është, por do thuash ti, për sigurinë e kryeministrit dhe ministrave bëhet fjalë. Vetëm ata dinë se ç’planifikojnë të bëjnë, që kur sërish do të përrethohen. Përmendorja është mjaft e larguar nga objekti i qeverisë sa për të mos ua cenuar sigurinë.

Lini hapësirë për banko, për lule, për vizita nxënësore, për orë historie…

Veç kësaj, mos thoni se kjo nuk mund të realizohet. Nga LSDM-ja njiheshin për atë se gjenin miliona justifikime, se pse diçka nuk mund të bëhet. Ju jeni zgjedhur që të thoni se nuk mundet. Ktheni gardhin. Por çlironi Përmendoren e çlirimtarëve.

3 Mickoski e fajësoi Qeverinë e LSDM-së dhe të BDI-së se nuk ka bërë asgjë për maqedonasit në Shqipëri, e prandaj në regjistrimin e fundit si bullgarë janë regjistruar rreth 7.000 njerëz, edhe pse në regjistrimet e kaluara nuk ka pasur asnjë.
Bullgaria edhe maqedonasve në Shqipëri ua ofron pasaportën që e kanë edhe ministrat në qeverinë tonë, e besoj se edhe deputetë edhe funksionarë të zgjedhur. Me atë ofertë bullgare, ]
Maqedonia nuk mund të luftojë. Në vend që të punojë tokën në Pustec, do të gjejë punë në Gjermani me pasaportë të BE-së.

Kjo është dyftyrësia, vetadhurimi dhe egoizmi i BE-së që na frustrojnë edhe neve këtu në Maqedoni, po edhe qytetarët e Shqipërisë. Dhe ka të drejtë Mickoski kur thotë se, që kur në Shqipëri janë nënshkruar më shumë Bullgarë sesa që janë paraqitur te ne, atëherë edhe Shqipërisë do të duhet t’i kërkojnë t’i futë bullgarët në Kushtetutë që t’i fillojë negociatat me BE-në. Por, nuk ka të drejtë kur e fajëson LSDM-në edhe për numrin statistik të bullgarëve që është paraqitur në regjistrimin shqiptar.

Nuk e di se cila qeveri në këto tridhjet e sa vjet prej shteti të pavarur, se ka bërë dhe çfarë ka bërë për maqedonasit në Shqipëri. Por, mbaj mend se VMRO-DPMNE-ja përpiqej rreth tyre, sidomos në 2013, kur i paraqisnin banorët e Pustecit me nga 40 veta në një adresë të listave zgjedhore. Atëherë VMRO-DPMNE-ja me të vërtetë tregoi një shqetësim serioz për maqedonasit e Shqipërisë.

Po, po… Është më së ëmbli kur fajëson dikë tjetër për gabimet e tua. E veç kësaj i thua vetes se askush nuk i kujton ato.

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира