1 Le të sjellim pak dritë dhe freski në përditshmërinë tonë të mërzitshme skandinave. Le të lidhemi në linjë direkte për të ndjekur edhe një episode të “Danella dhe Visar Shou”. Të shohim se me çfarë trukesh të reja do të garojnë mes njëri-tjetrit kryetarja e Shkupit Danella Arsovska dhe kryetari i Çairit Visar Ganiu.
Kryetarja e Shkupit përveshi mëngët tre-katër muaj para zgjedhjeve lokale që të shkojë nëpër Çair për t’i inciziuar të gjitha ndërtimet e paligjshme. Ndërsa, kryetari i Çairit mbledh plehrat e Komunës në mes të natës dhe i dërgon ato para zyrës së Danellës. Në fillim i shkarkon plehrat në Çair, e pastaj i ngarkon ato në furgon, për t’i shkarkuar sërish para Shtëpisë së qytetit në qendër të Shkupit. Ka organizuar punë aksionare me aktivistë qytetarë. Gjë pas së cilës, Danella, me një stil prej rrokereje, me bluzën “Nirvana”, u nis që ta zinte nëpër park duke thirrur “Ku je, ore Viki, ku po fshihesh?”
A nuk është ky një përjetim i mrekullueshëm? Po nëse nuk do të kishte incizime nga kjo performance, asnjëherë nuk do të besonim se në çfarë bukurie po jetojmë. Thjesht, mbetesh pa fjalë kur dëgjon fjalorin e mrekullueshmë me të cilin debatojnë, mahnitesh nga kultura politike e debatimit. Nëse nuk do ta kishim shou-n e këtyre dy funksionarëve të përzgjedhur, që kanë fituar mandatin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta, nuk do të kishim haber se çfarë do të thotë qeverisje e mire skandinave dhe transparence para qytetarëve.
Visar Ganiu thotë: “Mos e drejtoni gishtin vetëm nga Çairi, në të gjitha komunat ekzistojnë legalizime të këtilla të ndërtimeve të paligjshme”. Ndërkaq, në shumicën e atyre komunave qeveris VMRO-DPMNE-ja, partneri i koalicionit të Ganiut. Cili prej cilit mëson?
Ashtu që, ky shou është një shpërqëndrim tipik i vëmendjes së qytetarëve. Le të harrojmë se Danella Arsovska, si kandidate e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, e shkatërroi kryeqytetin deri në përmasa pothuajse të pariparueshme. Dhe të mos harrojmë se Visar Ganiu nga “Vlen”, legalizon ndërtime të paligjshme me falsifikate, ashtu si paraardhësi i tij, që tani është zëvendëskryeministër dhe ministër për mjedis jetësor, Izet Mexhiti, kur ishte në BDI.
Nëse deri në zgjedhjet lokale në tetor kjo gjë nuk harrohet, atëherë ky popull do të vdesë nga seiri.
Sepse vetëm seiri i intereson. Asgjë tjetër.
2 Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se, ndërkohë që ai është kryeministër, nuk do të lëshojë pe për asnjë milimetër, dhe nuk do t’i vendosë bullgarët në Kushtetutë, deri sa nuk do të shohë një maqedonas në Komitetin bullgar të pakicave. Katërmbëdhjetë vendime gjyqësore në Strasburg nuk arritën ta ndryshojnë Komitetin e pakicave në Bullgari, por Mickoski do t’ua ndryshojë.
Deklaratat e Mickoskit janë për çallëm në shtëpi, e në esencë janë pranim i pafuqisë. Pasi, tashmë nuk kalon as historia se jemi viktimë e politikës joparimore të BE-së. Kinse këtë nuk e dimë ne. Ne jemi viktimë që na koha e Kiro Gligorovit dhe Nikolla Kljusevit. Na u deshëm më shumë se 25 vjet për ta zgjidhur çështjen me Greqinë. Nëse na duhen edhe aq për ta zgjidhur atë me Bullgarinë, e pastaj edhe atë me Shqipërinë, brenda jetëve tona nuk kemi për të parë hyrë në BE.
Andaj, gjëja më e sinqertë do të ishte atëherë kur Mickoski të na thoshte edhe neve, por edhe përfaqësuesve të BE-së: Nuk mund ta zgjidh këtë çështje. Është e pazgjidhshme. Edhe gjatë mandatit tim do të stagnojë integrimi në BE. Do të punojmë për agjendën evropiane pa BE-në.
3 Problemi është që edhe partnerët strategjikë më me ndikim, SHBA dhe Britiania e Madhe, duan ta shohin Maqedoninë në BE. E që t’i fillojmë negociatat duhet t’i vëmë bullgarët në Kushtetutë.
Mickoski, për momentin, edhe në BE po edhe në shtëpi në terren, ka një shans ideal që ta mbyllë edhe atë çështje. Dhe atë, fill pas zgjedhjeve lokale kur, siç thotë ai, pret një fitore të madhe. Le ta ndryshojë Kushtetutën dhe le të lëvizim nga pika e vdekur, le t’i fillojmë ato negociata të mallkuara, e pastaj, nëse na bllokojnë prapë, do t’ia bëjmë disi, do të luftojmë sërish.
Nuk ka se kush të jetë kundër, përveç Levicës. Opozita tjetër? LSDM dhe BDI janë ato që me pakënaqësi na e paketuan propozimin francez, të parët që donin t’i fusin bullgarët në Kushtetutë. Votuesit e tij nga VMRO-DPMNE-ja, vallë do të ngrenë krye? Ata i bindën se uji i ndotur i Liqenit të Dojranit është i mire për pirje, e nuk do t’i bindin se fillimi i negociatave me BE-në është gjë e mire për shtetin. Për më tepër edhe nëse njerëzit ndjejnë diçka të mire, diçka të prekshme deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, çdo hapje të çdo kapitulli të ri të negocimeve, qeveria e Mickoskit do t’i prezantojë si sukses historik. Nuk do ta luajë topi.
Personalisht unë nuk mendoj se bullgarët meritojnë një vend në Preambulë si pjesë e popullit që ka luftuar për shtetësinë maqedonase. Përkundrazi, Bullgaria si shtet gjithmonë ka punuar kundër shtetësisë maqedonase. Gjithashtu, unë kurrë nuk do të shkruhesha si bullgar për të marrë pasaportë bullgare që të mund të udhëtoj më lehtë në BE, siç e kanë bërë më shumë se 120.000 bashkëqytetarë të mi.
Mirë ama, unë nuk kam kryeministër.
Kryeministri duhet ta shohë fotografinë më të gjerë. Të mendojë për të mirën e shtetit, jo të udhëhiqet sipas ndjenjave personale. Të jetë vizionar.
Ја, për shembull, kur Mickoski lajmëron se me Bullgarinë, në procesin për zhbllokimin e eurointegrimeve tek tani do të hapet çështja se “ku u zhdukën 200.000 maqedonas në Bullgarinë perëndimore nga viti 1956 deri 1965”, le të pyesë edhe se ku u zhdukën 200.000 maqedonas të Republikës së Maqedonisë nga pavarësimi deri më tani? E se ku zhduken qindra fëmijë çdo fillim të viti shkollor në shkollat maqedonase pasi u shpërngulen prindërit? Le të pyesë edhe se me çfarë pasaporte shpërngulen? E se di mbi 120.000 maqedonas kanë marrë pasaportë bullgare që të shpërngulen ose të kërkojnë biznes me BE-në, mes të cilëve edhe ministrat e Qeverisë së tij, deputetë, drejtorë të ndërmarrjeve publike, kryetarë dhe këshilltarë komunalë dhe funksionarë. Ja, le t’i pyesë ata se përse kanë marrë pasaportë bullgare.
Çfarë do të presim? Që këta 120.000 me pasaportat e tyre të kthehen në shtëpi, por kësaj here si bullgarë dhe t’u bashkëngjiten atyre 3.504 të deklaruar si bullgarë, dhe të kërkojnë punësim në administratë shtetërore me përfaqësim të barabartë?
Na pëlqen, s’na pëlqen, ata 3.504 që në regjistrimin e fundit janë deklaruar si bullgarë, e frenojnë ardhmërinë tonë dhe ardhmërinë e fëmijëve tanë.
5 Prokuroria i hodhi poshtë kallëzimet kundër drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski, për një certifikatë të falsifikuar të gjuhës angleze të lëshuar nga një studio në Bullgari. Gjatë hetimit, Prokuroria zbuloi se pronarja e studios që kishte lëshuar diplomën bullgare ishte shpërngulur, por gjeti edhe një diplomë tjetër që është e vlefshme. Kështu që, duhet të jemi krenarë që drejtori i policisë sekrete është aq i mirë, sa nuk ka vetëm një, por dy diploma për anglisht. Dhe kjo çështje të mbyllet për jetë e mot – amin.
Pas këtij hetimi të thelluar, mendoj se Prokurori i Shtetit, Ljupço Kocevski, nuk meriton të shkarkohet, pavarësisht këmbënguljes së kryeministrit Mickoski.
Ashtu siç nuk meritojnë të shkarkohen as anëtarët e Këshillit Gjyqësor, kundër të cilëve Mickoski planifikonte të ngrinte popullin në protesta, pasi gratë e këshilltarit të kryeministrit dhe të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese u promovuan si gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
6 Nuk shoh asgjë të diskutueshme në faktin që një studio mode nga Manastiri ka fituar tender nga MPB në vlerë prej 2 milionë eurosh për të qepur uniforma për forcat speciale të policisë.
Si ka mundësi që menjëherë ju shkon mendja tek korrupsioni nëse një studio mode me vetëm dy të punësuar qep uniforma për 2 milionë euro, dhe nuk ju shkon mendja se policët tanë do të duken si manekinë? Duhet të jemi krenarë që me këtë Qeveri që çdo ditë korr suksese historike, do të kemi edhe forcat speciale më të bukura në Ballkanin Perëndimor, e ndoshta edhe më gjerë – të paktën deri në Itali – një pamje e paparë deri më sot në historinë e Maqedonisë.
Ehhh… vetëm të ankohemi dimë.