DEREXHE ROMANTIKE

Nuk mashtrohemi më ne nga sinjalet e Bullgarisë. Ka vetëm një sinjal të mirë – të heqë veton për Maqedoninë

1 Marrëdhëniet me Bullgarinë po hyjnë në një fazë të re – romantiko-poetike. Vizita e kryeministrit të ri bullgar Kiril Petkov filloi me delkaratën e kryeministrit të ri maqedonas Dimitar Kovaçevski se “ky është hapi i parë i madh”, dhe përfundoi me publikimin euforik në FB nga zëvendës kryeministri i ri për eurointegrime Bojan Mariçiq, “me një përshëndetje të sinqertë…”
Nga kaq shumë poezi arritëm në këtë derexhe! Edhe Zaevi ishte euforik që në vitin 2017. Përqafohej me Borisovin, fotografohej para përmendoreve, provonte të flasë bullgarisht në televizionet e tyre, fliste me “vëllezër, motra, miq, e komshinj…” Dhe, ja – në fund Bullgaria ia vulosi karrierën politike.

Është e qartë – vëllezër s’jemi. Vëllai nuk ia bën vëllait atë që na bëri Bullgaria ne. Ajo që më së shumti mund të bëjmë ne tani është të provojmë të bëhemi miq.

Edhe kryeministri Kovaçevski fliste për Petkovin si një mik. Se nga dolën miq, kur shihen për herë të parë në jetë? Fakti që një kryeministër bullgar vjen tërë buzëqeshje dhe përqafohet pa maskë, nuk do të thotë se kjo është miqësi deri në momentin që nuk vjen për ta realizuar me të vërtetë atë që është shkruar në dokumentin nacionalist të Kuvendit të tyre dhe në mënyrë të mençur shmang të përmendë “gjuhën maqedonase”.

Do të kishim qenë miq nëse do të kishin nisur tashmë negociatat me BE-në qysh para një viti, dhe nëse në kuadër të hapjes së kapitujve do të kishim lëshuar linja të reja ajrore, do të kishim hapur kalime të reja kufitare, do të kalonim lehtësisht kufijtë, do të kishim ndërtuar hekurudha…Do të negocionim me Brukselin, e jo të ankoheshim se kemi formuar grupe të reja pune që do të shëtisin nga Deve Bairi çdo javë. Nuk do të kishte nevojë as të flasim kot duke  thënë se nuk do ta sulmojmë Bullgarinë, e këtë ta paraqesim si sukses të madh në rrugën drejt BE-së.

Do të kishim qenë miq nëse tashmë bashkë do të kishim qenë duke përdorur fondet për BE-në, e jo kështu si tani që flasim me shantazhe.

E lëvduan Petkovin sa më s’ka, se si një kryeministër i ri bullgar “jep sinjale të mira”. Nuk mashtrohemi ne më me sinjale. Vetëm një sinjal të mirë ka – heqja e vetos për Maqedoninë. Ndërsa hapi i madh për të cilin flet Kovaçevski do të jetë i vërtetë kur Maqedonia do t’i nisë negociatat me BE-në.

Kovaçevski për veten e tij thotë se është një optimist realist. Unë them më mirë të mos jetë as edhe optimist i kujdesshëm. Por, le të jetë vetëm i kujdesshëm.

2 Kryeministri shqiptar Edi Rama e përmblodhi atë që po i ndodh shtetit të tij dhe tonit në një fjali në një intervistë për “Financial Times”. Sot, problemi nuk është nacionalizmi ballkanit, por nacionalizmat e BE-së”.
Ne këtu, në Ballkan, tridhjet vjet flasim për vlera evropiane. I dëgjuam me vëmendje dhe disiplinë. Bëmë gjithçka që na thoshin. Shtruam qilima të kuq, u dhuronim flutura të argjendta, ata na tregonin barcaleta për Sibelius, na kthenin pas në kohë, na maltretonin para konzullteve e nëpër kalimet kufitare…

Ku janë ata që për tridhjet vjet na thoshin të shohim drejt së ardhmes, e tani na bëjnë që të ardhmen ta projektojmë mbi vlerat e shekullit të nëntëmbëdhjetë? Jemi bërë konfuzë. Cilat janë tani vlerat evropiane? Mos ndoshta vlerat bullgare janë ato evropiane, apo hungarezet, polaket…Sa shumë që qenkan!

Federika Mogerini dhe Johanes Han, kur fotografoheshin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës kishin ardhur privatisht në shëtitje apo e paraqisnin Bashkimin Evropian? Ajo BE-ja tani i shkel vlerat e veta dhe atë po e bën me një shtet veçanërisht të cënueshëm, duke u justifikuar se “këto na paskan qenë rregullat për vendimmarrje”. E, si? A do të thotë kjo se nuk i dinin rregullat kur e gënjenin Zaevin se do të fitojmë datën?

Vallë, ndryshimi i emrit të shtetit nuk ishte një përbuzje e mjaftueshme? Sa përbuzje vallë mund të durojë një popull?

3 Zëvendëskryeministri i ri Bojan Mariçiq le të vazhdojë me deklaratat se nuk paska qenë puna jonë të themi nëse ka apo jo minoritet maqedonas në Bullgari. Petkovi dhe Radevi le të vazhdojnë të japin deklarata se në Bullgari nuk ka minoritet maqedonas. Ali Ahmeti le të vazhdojë të deklarojë se nuk sheh asgjë të keqe që edhe Bullgarët të jenë në Preambulën e Kushtetutës. Partnerët evropianë të Bullgarisë le të vazhdojnë të gjejnë justifikime kur një shtet i BE-së nuk i pranon paragjykimet e Gjykatës evropiane për të drejta njerëzore dhe në mënyrë nacionaliste përfiton nga një shtet tjetër që dëshiron të bëhet anëtare e BE-së.

Ashtu që, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski mundet lirisht të pushojë së kërkuari zgjedhje të parakohshme. Le të ngjitet në Vodno çdo ditë e le të bëjë sehir nga lart se çfarë kanë bërë grupet e punës në Sofje dhe Shkup. Le të vazhdojë kjo me Bullgarinë, me siguri do të fitojë, e do të shohim edhe grupet e tyre të punës. E ndoshta do të bëjë edhe Qeveri me Apasievin, e do t’i shohim edhe grupet e tyre të punës.

E kështu – do t’ia nisim nga e para. Do të na vijnë rojet evropiane të vlerave dhe do të na akuzojnë se kemi zgjedhur nacionalistë. Do të thërrasin: “Ç’të bëjnë? Vetë i kemi zgjedhur!”.

Po, ore, vetë i zgjodhëm. Por, ju të BE-së, ua drejtonit fushatën.

4 Në rikujtim e sipër të të gjithave “romansave” në rrugën tonë drejt BE-së, iu riktheva një prej kolumnave të mia, të 12 nëntorit viti 1994, kur kisha vënë re se shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së, Llambert Kelshtermants kishte deklaruar se Maqedoninë e shikon me një të ardhme romantike, “si agimi i diellit në Kolorado dhe perëndimi i tij në liqenin tuaj.” Aso kohe, i shqetësuar nga kjo romantikë evropiane, kam shkruar: “Agim, perëndim…Kuq. Një e kuqe gjaku. Apo, siç do të kishte thënë një poet tjetër: “Dielli të perëndojë, unë të vdes…” (Сонце да зајдвит, ја да умирам…’) Absolutisht romantike! Mos dhashtë Zoti”.
28 vjet më pas, nuk shqetësohem më as nga romantika evropiane, e le më të shqetësohem si Bojan Mariçiq.

5 Atë që besimtarët kur hidheshin pas kryqit në Vardar e përqeshin kryeministrin Dimitar Kovaçevski duke thërritur: “Kurrë “e Veriut”(Никогаш Северна…) ishte diçka që edhe pritej. Fakti që hyri në bërthamën e nacionalistëve më të fortë, ndoshta është për të shkaktuar zili. Por, përse futet aty ku nuk e ka vendin? Ç’kërkon një kryeministër në rite fetare? Lësho një urim dhe mbaro punën aty. Epo, pikërisht shembulli i Zaevit u pa se populizmi nuk ndez te votuesit nga të cilët varet nëse LSDM-ja do të vijë (dhe do të mbesë) në pushtet. Lëre Mickoskin, i cili për Ujërat e shenjtë (Водици) shkoi në port të Ohrit të japë deklarata për zgjedhje të parakohshme. Kovaçevski me asgjë nuk mund t’i fitojë votuesit e VMRO-DPMNE-së, sidomos ata që i bërtasin “Kurrë “e Veriut”…Le të ketë kujdes se mos i zhgënjejë ata, votat e të cilëve gjithmonë kanë qenë kyçe që LSDM-ja të fitojë në zgjedhje.

6 Pranë kryeministrit dhe kryesuesit të MPC-OA  z. Stefan qëndronte dhe kryetarja e Shkupit Danella Arsovska. Në festën e Ujërave të shenjtë shikonim lajmërime direkte të shërbimit publik nga disa qytete, kurse gazetarët u merrnin deklarata kryetarëve të komunave. Ç’lidhje ka politikani me komunikatat me rastin e thërritjes së Zotit?
Politikanët, e në veçanti ata që janë të përzgjedhur nga populli, kanë kryqe të tjera më të rënda për të mbajtur. Asnjëri prej tyre nuk është zgjedhur për të dhënë mendim mbi pagëzimin e Zotit. Dihet, në një ngjarje fetare flet – o prifti, o hoxha. Pse duhet një kryetarë të japë deklaratë për një ndodhi e cila ka ndodhur para dy mijë e njëzet e dy vjet?

7 Qeveria e re gjermane dëshiron të tërheqë nga 400.000 njerëz në vit që të mos vuajë ekonomia në periudhën e përmirësimit pas pandemisë.
E le të na kalojnë nga tri-katër tura. Do të jetë ky transfer i një kënaqësie të përbashkët. As ne nuk do të vuajmë, që ta përbuzim veten me pasaporta bullgare që të mund të shpërngulemi në BE, e as ekonomia gjermane nuk do të vuajë. Do t’u shkojmë me breza e breza. Do ta sigurojmë edhe ardhmërinë tonë po edhe të tyren. Pa hyrë në BE.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира