1 Gjykata e apelit e shfuqizoi dënimin 12 vjeçar me burgim për Sasho Mijallkovin për përgjimin masiv të paligjshëm, të gjykuar si drejtor i mëparshën i DSK-së në lëndën “Fortesa-Target”. Kjo ishte lënda kryesore dhe baza për formimin e institucionit Prokuroria Speciale Publike (PSP) që i hetonte dyshimet për krim që i dëgjonim në “bombat” e Zaevit. Shtatë vjet shpresë për drejtësi dhe pritje për shtet të drejtë të hedhura në ajër.
Me këtë gjykim të Gjykatës së apelit u bë e qartë se jo vetëm që përgjimi i paligjshëm i mijëra qytetarëve është diçka e lejueshme, por që të gjitha krimet që me veshët tanë i dëgjuam janë të justifikueshme. Në këtë shtet dënohen vetëm tatimpaguesit që rregullisht i paguajnë tatimet dhe dënimet.
2 Kur zv. kryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska thotë “E kështu nuk mundet më”, më kujtohet barcaleta për gjuetarin që ishte nisur për të gjuajtur derra të egër. E pasi e kishte vrarë një derr, e kishte hedhur mbi shpinë duke e mbajtur kështu nëpër pyll. Kur e kishte ndalur policia e kishte pyetur: Ku shkon? – Ja, po shëtis në pyll. – Po gjuaje derra? – Jo, larg qoftë o Zot. – Po kjo që ke mbi shpinë, ç’është? Gjuetari kthehet e thotë: Iiiiii, ç’thua ore? Po kjo nga na doli?
Kështu, edhe Gërkovska u çudit se çfarë gjykimin na qenka ky për Mijallkovin. Gërkovska kërkon që Gjykata e apelit ta arsyetojë në mënyrë të detajuar këtë vendim “për të cilën ka dyshim se nuk shkon në drejtim të sundimit të së drejtës dhe barazisë para ligjit”.
Pse çuditet, vallë, zv. kryeministrja, kur Kuvendi para dy vjetësh ka votuar ndryshim të Ligjit për lëvizje dhe menaxhim të lëndëve, sipas të cilit nuk mund të publikojë gjykim të paligjshëm. Shumica ka votuar për këtë ndryshim. Deputetët nga partia e saj LSDM e kanë votuar. Pa ta nuk ka mundur të kalojë. Në fillim të çdo gjykimi qëndron “Në emër të qytetarëve…” Në emër të cilëve qytetarë merren këto lloj gjykimesh? Dhe përse Kuvendi ka votuar që gjykimet të fshihen nga qytetarët?
LSDM-ja tashmë është në pushtet për vit të gjashtë me radhë, në gjysmën e mandatit të dytë.
Tingëllon pak qesharake. Por është tragjike. Sepse kur kryeministrja do të thotë “Kështu më nuk mundet”, kjo nuk është një shprehje e habisë. Por shprehje e pafuqisë.
3 Të nderuar tatimpagues, të gjithë ju që rregullisht i paguani faturat komunale, që ndani prej rrogave tuaja për sigurim shëndetësor, pensional dhe social, që paguani tatim personal dhe dënime për parkim të dabuar, tregohuni pak solidarë. Le t’ua paguajmë edhe rrymën atyre drejtorëve të shkretë që në ndërmarrje shtetërore, komunale dhe publike të vendosur prej partive, duhet të kenë veturë zyrtare, sekretaresha dhe shofer, por kanë mbetur pa para për të paguar rrymën.
Le t’i shpërblejmë të gjithë të solidarizuar të paaftët ngaqë në mënyrë të papërgjegjshme i kanë harxhuar paratë tona. Pyetja është: Deri kur kështu? Cila është garanca se nesër, do të fillojnë t’i paguajnë faturat e rrymës? Me çfarë garantojnë se nesër do t’i shpenzojnë paratë që u transferohen nga Buxheti në mënyrë të përgjegjshme? Vallë, me gënjeshtrat e liderëve të tyre partiakë për atë se sa janë të aftë dhe të përjegjshëm drejtorët tanë? U bë shumë mirë e qartë se falja e këtillë e borxheve nuk funksionon. Qeveria e Zaevit ua fshehu borxhet Komunave, dhe e pamë se çfarë bënë kryetarët me këto para. Se si ashtu si Ramiz Merkoja në Strugë i fërkojnë duart duke thënë “Ohohoo, do të blej një audi të ri, ky nuk bën më, është amortizuar…
Tatimpaguesit paguajnë dy herë të njëjtin shërbim. Ne tashmë njëherë kemi paguar për të gjithë drejtorët që ata t’i paguajnë rregullisht faturat e tyre. Tani për së dyti do ta bëjmë atë. Nga këtu fillon harxhimi i korruptuar i parave publike.
4 Borxhet nuk janë bërë vetëm për vitin e fundit kur u shtrenjtua rryma. Disa klinika universitare nuk i kanë paguar faturat e tyre për vite të tëra. Tek ato klinika partitë kanë vendosur drejtorë ekonomikë.
E vënë atë nga partia, lirojnë ndonjë dhomë mjekësore që t’i gjenë zyrët, se nuk bën një drejtor pa kabinet, pa veturë zyrtare, pa shofer, pa sekretareshë, që t’i duhet të thërrasë vetë restorantet për rezervime dreke, pa celularë të rinj, se si ashtu t’i harxhohet bateria ndërkohë që është në ndonjë seminar jashtë shtetit, pa punësuar nja dhjetë veta “nga tanët”, se si mund t’i japë atij partia një vend drejtori, ndërsa ai mos t’i kthejë asgjë partisë…Dhe hop, shfaqet shpëtimtari Dimitar Kovaçevski dhe u thotë: Pa merak, tatimpaguesit japonezë, gjermanë dhe holdandezë do të blejnë aparate të ehos dhe rentgenit si dhe automjete të ambulancës, ndërsa tatimpaguesit e maqedonisë do të paguajnë për rrymën që nuk e keni paguar ju, ashtu siç tashmë jua kanë paguar dhe veturën, edhe shoferin, edhe sekretareshën dhe siç i paguajnë këshilltarët “tanë”.
Kështu të gjithë mund të bëhen drejtorë me mjete të pakufizuara. Sepse bëhet fjalë për spitale, drejtori e di se spitali mund të mbetet pa ilaçe dhe me aparate të shkatërruara, por shteti nuk mund të lejojë që një spitali t’i shuhet rryma, dhe thotë: Nuk paguaj rrymë. Pyete liderin nëse mund të më ndryshosh. Nuk mundesh.
Kryeministri Koveçevski para pa kohe në spitalin “8 shtatori”, në një promocion të një aparati të siguruar me mbështetjen italijane tha: Kemi drejtorë kulminantë, pajisje kulminante, por sistemi nuk bën. Ja ku është sistemi, kryeministër! Ndryshojeni. Si fillim, hiqni të gjithë drejtorët ekonomikë nga klinikat. U bë e qartë se janë të panevojshëm. Në vend që të kursejnë, ata e dëmtojnë Buxhetin.
5 Kryetarja e Shkupit Danella Arskovska që nga fushata zgjedhore dhe gjatë gjithë vitit të parë të mandatit të saj manipulon se është sulmuar, se është nën kërcënim, dhe insiston se është viktimë vetë sepse është grua, që është përzier në punët e burrave.
Ky ndryshim i tezave nuk është me bazë, kur pas një viti në krye të kryeqytetit u bë e qartë se sa e paaftë është për të drejtuar. Nuk arriti as një stolisje për vitin e ri të sigurojë, e ne çuditeshim se si për herë të parë në histori qyteti mbeti pa transport publik.
Nuk është problemi i Danellës fakti se është grua, por që është e paaftë për funksionin që kryen. Dhe mu kjo fshehje e paaftësisë pas të qenët femër është ofendim për gratë. Sidomos për ato që punojnë çdo ditë në mënyrë të suksesshme.
6 Në librin e historisë dhe shoqërisë të klasës së pestë shkuhet se Mali Everest i Himalajave është i lartë 29.035 metra dhe se Deti i vdekur është 1.400 metra mbi nivelin e detit. Thuhet edhe se Maqedonia kufizohet në lindje me Shqipërinë dhe në perëndim me Bullgarinë. Dhe kështu në çdo libër që nënshkuhet nga autorët dh recensuesit. E para se të dalë në shtyp kontrollohet nga lektorë dhe korrektorë. Mirë, autorët ndoshta nuk e bëjnë dot dallimin mes kilometrave dhe hapave, por si mundet komisioni recensues të mos shohë se aty thuhet se ekziston mal i lartë 29 kilometra! 29 kilometra. Se ka det një kilometër e gjysëm nën det!? Po lindja dhe perëndimi!? Në çerdhe na i mësonin anët e botës!
Ndërsa Ministria e arsimit do të hetojë se si ka mundur të miratohet një libër i tillë shkollor.
Gjetjet e hetimit janë të qarta: Analfabetizmi te ne matet me kilometra. Ndërsa papërgjegjshmëria në hapa.
Përktheu: Fjolla Zllatku