DIAGNOZA SVAROVSKI

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:105:"Pomëtestohetsensiihumorit.Dhepyesveten:Akavallë,sheatmëmajtapsesaMaqedonianëbotë?

Kryetari i këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski tha që asnjë prokuror deri tani nuk i ka ofenduar gjykatësit aq shumë sa Prokurorja speciale publike, Katica Janeva. Dhe si i paska lënduar Katica? Në një intervistë paska thënë që habitet se çfarë njerëz qenkan ata. Dhe se a kanë vallë moral?

Prokuroria speciale dhe gjykatësit janë si opozita dhe qeveria. Sikur mos të duhet të jenë në të njejtën anë. Në anën e drejtësisë. Sikur njëra palë të ekzistojë për të përndjekur kriminelë. E tjetra për t’ua bërë të vështirë përndjekjen.

Ashtu siç Karaxhovski çuditet që deri tani asnjë prokuror nuk i ka ofenduar gjykatësit siç e ka bërë Katica, gjithashtu për t’u çuditur është dhe fakti se si gjyqi, vetëm për prokurorinë e Katicës, e respekton procedurën deri në pikën e fundit, ndërsa për prokurorinë e Zvërlevskit, gjykatësit edhe nga krevati, me brekë mundeshin të shkojnë në gjyq për të urdhëruar paraburgime. Përsëri ne do të paguajmë.

Jo mungoka presje, jo USB-ja nuk hapeshka, jo nuk bëkan kopjet, nuk bëka origjinali, jo nuk gjekan dot faturë të firmës… Kurse ne kërkojmë drejtësi. Si? Kur gjykatësit sillen sikur të jenë nga ana e fuqisë.  E aty ku ka fuqi, nuk ka drejtësi.

Po pastaj, edhe Katica përse do të habitej nga sjellja e gjykatësve? Ne, atë që po ndodh me lëndët kundër funksionerëve, e dëgjuam. Tani vetëm shohim një vepër të cilën e kemi dëgjuar. Vetëm nuk e di se pse mendonim  se nuk do ta bënin atë që lajmëronin se do të bënin në bisedat telefonike. Katica, me shumë siguri ka dëgjuar më shumë se ne. Dhe ndoshta për këtë ka pyetur – çfarë njërizish janë ata? Dhe se a kanë moral.

Është e vëshirë të jepet një definicion  me dy fjalë, i cili do të përshkurante në mënyrë precize gjendjen shoqërore, ose gjendjen e mendjes. Për shembull, si sindromi i Stokholimit. Ose gabimi Frojdian. Ose puna e Sizifit. Edhe Maqedonia i dha botës një definicion për drejtësinë e korruptuar dhe të partizuar – gjyqësia Svarovski.

Ndërkohë, gjykatësit vetë e shpikën definicionin. Nuk ua shpiku Katica që të ketë me çka t’i fyejë. I dëgjuam vetë se si ministrja e punëve të brendshme i ka bërë çek në tefter. Atëherë nuk u ofenduan, apo?

Dëgjuan se si kryetarja e këshillit gjyqësor ia ka diktuar emrat kandidatëve për gjykatës sekretareshës së kryeministrit. Atëherë nuk u ofenduan, apo?

Madje dëgjuam edhe si bënin thashetheme se kush ku ka tymosur. As atëherë nuk u ofenduan.

Epo, për këtë arsye njerëzit e pranuan frazën gjyqësia Svarovski, pothuaj si një fjalë të urtë. Sepse shprehja është e ngjashme. E ndjejnë në përditshmëri. Sepse në ato dy fjalë është përmbledhur esenca e 25 vjetëve tranzicion në Maqedoni. Dhe më e frikshmja- është sublimuar cilësia e jetës. Çfarë jete është jeta pa gjykatë të drejtë? Çfarë jete është jeta pa drejtësi?

Pas trupit ad hok dhe serialit për zgjedhjen e anëtarit të pestë, zhvillim  logjik i procesit demokratik para zgjedhjeve është të ketë debate televizive. Dhe ja ku ka.

Në televizion debatojnë ministri i financave i VMRO-DPMNE-së me zëvendës ministrin plotësues të financave të LSDM-së. Në emision televiziv debatojnë edhe ministri i punëve të brendshme të LSDM-së dhe zëvendës ministri plotësues i punëve të brendshme i VMRO-DPMNE-së.

Prit tani, t’i qartësojmë punët. Ata janë anëtarë të së njëjtës qeveri. Ulen në të njëjtë ministri. Ministër dhe zëvendës ministër. Do të thotë që janë një ekip. Do të thotë se bëjnë një politikë të njëjtë. Sepse tani kanë qëllim të njëjtë. Edhe ata janë shërbyes të shtetit. Funksionerë shtetërorë. Të paguar nga paratë e shtetit, e jo nga buxhete partiake.

Dhe tani këta që shkojnë bashkë në punë. Ndajnë të njëjtat shërbime profesionale, për ata punojnë zyrtarë shtetërorë të njëjtë që të gjithë ne i paguajmë, ngasin vetura zyrtare me benzinën tonë, flasin me telefonat, faturat e të cilëve i paguajmë ne. Në vend që të debatojnë në ndonjë kolegium të mëngjesit dhe ta mbarojnë punën për të cilën janë marrë vesh se do ta mbarojnë, ata debatojnë si kundërshtarë partiakë në televizion. Me paratë tona.

Dhe kjo quhet përparim i procesit demokratik.

Këto janë ato momente kur më testohet sensi i humorit. Dhe pyes veten: A ka vallë, një shtet më majtap se Maqedonia në botë?

4 Zëvendës ministri plotësues i punëve të brendshme, Oliver Andonov, i mbajtur mend si ministri për një ditë, më herët ka qenë profesor në universitetin MIT. Ndërsa tani, policia ka hyrë në MIT pas urdhërit të Prokurorisë themelore publike, për hetime për kontabilitet të dyfishtë dhe dyshime për punë të tjera të paligjshme.

Mirë ama, pronarja e MIT-it akuzoi që hyrja e tillë në Universitet është nën urdhërin e të punësuarit të tij të mëparshëm, Oliver Andonov, i cili tani është funksioner i lartl në MPB. Dhe zbuloi që Andonovi ka sjellë pushim mjekësor me diagnozë“ e cila nuk është e përshtatshme për të qenë i përfshirë në procesin e mësimdhënies”.

Por, kjo nuk është e gjitha. Oliver Andonovi për TV Telmën deklaroi që “i është dashur të nxjerrë pushim mjekësor me diagnozë të tillë, që të largohet nga pronarja dhe nga shtypja që i ka bërë ajo.”

Do me thënë, të qartësojmë. Oliver Andnovi, në biografinë e të cilit thuhet që ka qenë ministër i punëve të brendshme, ka gjetur mjek, i cili është pajtuar t’i japë pushim mjekësor të rremë, në bazë të një diagnoze të rreme, vetëm që të shpëtojë nga drejoresha. Dhe ky Oliver është fytyrë e rëndësishme në polici. Dhe po i njëjti Oliver tani do të duhej të arrestonte mjekun që i ka dhënë diagnozë të rreme për pushim mjekësor. A mundet edhe ta arrestojë veten e vet. Sepse edhe kjo dënohet.

Do me thënë, nëse keni pasur dyshime për kapacitetin demokratik të Maqedonisë dhe të funksionerëve të saj të lartë, debate si këto të diagnozave me të vërtetë e përparojnë procesin demokratik.

5ЕU dhe SHBA-ja janë të befasuar sepse VMRO-DPNE-ja nuk e mbështeti Prokurorinë speciale publike. Dhe janë të fyer sepse deputetët e BDI-së mu atëherë kur duhej të votonin në Parlament, dolën për t’u shurrë.

Këta të huajt, a po hiqen si budallenj? Apo me të vërtetë janë befasuar? Po Gruevski akoma në 25 shtator e tha qartë që nuk do t’i mbështesë kërkesat e PSP-së për ndryshime të ligjeve. Pse nuk i besonin?

Mirë që Gruevski prapë i ka befasuar, po ata ngaqë ishin të befasuar, me lajmërime i thërritën të gjitha partitë ta mbështesnin PSP-në. Cilat janë këto parti? Dihet kush nuk e ka mbështetur PSP-në. Ka një listë të votimit të Parlamentit. Të gjithë deputetët kanë emër dhe mbiemër. Dhe dihet se nga cila parti janë.

Mos vallë e tepruan pak SHBA-ja dhe EU me mirësjelljen e tyre?

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира