DIMËR NUKLEAR

Си има ред во ЕУ. Прво Гоце Делчев, па после Украина.

1 Mirë, a ka vallë dikush në këtë shtet që ta dënojë këtë përfitim që po i bëhet ushqimit dhe naftës? Nga Qeveria nuk pres vetëm ta gjykojë pamundësinë artificiale për të siguruar mish, miell, apo naftë…Nga Qeveria nuk pres që vetëm të gjykojë përhapjen e panikut. Nga Qeveria pres që t’i zërë vjedhësit, t’ua çojë organeve gjyëqsore dhe t’i dënojë.
Jetojmë në varfëri. Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën do t’i rritë çmimiet edhe te ne, ashtu siç po rriten në gjithë botën. Dhe nuk mund t’u mbash mëri qytetarëve, të cilët, nën stresin psikologjik për shkak të luftës në Evropë, i ka zënë paniku dhe iu turrën supermarketeve që t’i mbushin rezervuaret ushqimore dhe të naftës. Por, vallë, kaq nuk mund të dënohet ashkush që me qëllim ka tërhequr produktet para shkrirjes së çmimeve? Kaq nuk mund të gjendet dikush që me qëllim nuk ka dhënë naftë duke pritur çmimin e ri që të ketë më shumë përfitim? I mbyllnin diskotekat ku kanë gjetur të rinj pa certifikatë kovidi, ndërsa ata që e sollën në pyetje stabilitetin e shtetit nuk përpiqen as t’i përndjekin. Nuk mund të mbyllin as edhe një pompë benzini.

Ministri i ekonomisë thotë se supermarketet me qëllim kanë tërhqeur prodhimet. Kryetari i “Komisionit rregulativ të energjetikës thotë se pompat e benzinës me qëllim nuk kanë dhënë naftë. Ata janë funksionarë të shtetit që duhet ta parandalojnë shoqërinë profitabile? Çfarë fajde kemi nga deklaratat e Kreshnik Bekteshit dhe Marko Bislimovskit, kur nuk dëgjuam se dikush është dënuar, se dikujt i] është mbyllur dyqani, se i është hequr licenca e punës. Askush nuk do të përfundojë në gjyq.

Po edhe sikur të ngrenë ndonjë aksion për dënimin e përfituesve nga lufta, në fillim Prokuroria do të hapë parahetim, që do të zgjasë me muaj të tërë, pastaj do të hapë hetim. Edhe kjo do të zgjasë me muaj. Pastaj do të hapë gjykim. E gjyqi me muaj do ta vlerësojë akuzën. E pastaj do të fillojë gjykimi. E mund të pensionohet në ndërkohë ndonjë jurist. Apo nuk do të ketë përkthim në gjuhën shqipe. Ose do t’u merret prokura avokatëve. E pastaj gjykimi do të udhëtojë nga njëra ndërtesë te tjetra me muaj të tëre. E në fund, do të presim edhe dy-tri vjet që Gjykata e apleit ta vërë në fuqi gjykimin. Deri atëherë kush e di se çfarë rendi botëror do të kemi. Kush e di nëse do të ekzistojmë apo jo. Sa e shpejtë që është drejtësia në Maqedoni, gjykimi i përfituesve nga lufta do të jetë tek kur të përfundojë dimri nuklear.

2 Luftën e kemi këtu, dy kufinj larg, kriza ekonomike bëhet gjithnjë e më e madhe, por kjo nuk është arsye e mjaftueshme që Kuvendi për tri ditë radhazi të mos mbajë debat për Fadil Zendelin. Sikur jetojmë në një planet tjetër. Ka tre ditë që VMRO-DPMNE mbron Fadilin. Tre ditë Kuvendi nuk mundi të sjellë Deklaratë për gjykimin e sulmit rus mbi Ukrainën, se Fadili nuk dorëzohej, e VMPRO-ja nuk e jepte.

Hristijan Micskosi në një prej deklaratave të tij ndaj kryetarëve të Gjevgjelisë, e akuzoi Stevo Pendarovskin dhe Dimitar Kovaçevskin: “Për diçka që ndodh disa mijëra kilometra larg Maqedonisë duan ta ndajnë popullin. Të mos mendojë populli për varfërinë ku po mbytet…”

Jo më kot Putini ngriti një ushtri qindmijëshe që të sulmojë një shtet tjetër, në mënyrë që t’ia mundësojë Kovaçevskit ta hutojë popullin me luftën në Ukrainë. Dhe se nëse duhet, do të aktivizojë edhe bërthamoret që ta ndihmojë Kovaçevskin që të mos i japë Mickoskit zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nuk është çudi ajo çka thotë Mickoski. Është e çuditshme që njerëzit e besojnë.

3 Ukraina kërkoi të pranohet urgjentisht në Bashkimin Evropian. Statusin e kandidatit ia kërkuan edhe Moldavia, Gjeorgjia dhe Kosova.
Hej, hej, hej… Një sekond. Kemi një rend. Si mund ta pranoni Ukrainën, kur ne akoma nuk kemi zgjidhur Goce Dellçevin me Bullgarët? Në fillim Gocen, pastaj Ukrainën. Në fillim e kaluara, e pastaj e ardhmja për BE-në.

Por, çfarë të bëjmë ne me të tashmen. Politikanët tanë tani duhet t’iu hipin mbi kokë liderëve të shteteve anëtare të BE-së, me parashikimin se sa e dëmshme është për paqen dhe të ardhmen evropiane fakti që tashmë për vit të tretë na maltretojnë me kërkesat nacionaliste të Bullgarisë. Duhet të këmbëngulin, të paktën me atë kombëngulje të Fërçkovskit për të marrë vendin e ambasadorit në Amerikë (e nëse nuk mundet në Uashington, atëherë le të bëhet në Nju Jork), dhe në çdo rast të rikujtojnë se sa e rrezikshme është për Evropën fakti se për një kohë tejet të gjatë, interesat vetjake të shteteve-anëtare të BE-së lanë një vrimë të zezë në Ballkan.

Vallë, kaq nuk i goditi deklarata e euroambasadorit Dejvid Gir kryeministrin Kovaçevski dhe ministrat, rreth asaj se si nuk duhet të bëhen krahasime të kushteve që Rusia ia vë Ukrainës me ato që Bullgaria ia vë Maqedonisë? Si? Tani edhe krahasimin mes politikës ruse dhe asaj bullgare do të na e marrin si pengesë për të nisur negocimet? Fakti se ne krahasojmë Deklaratën e Kuvendit bullgar të 2019 dhe memorandumin e Qeverisë bullgare për shpjegimin e vetos se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se deri në 1944 të dy shtetet kanë pasur histori të njëjtë, kurse maqedonasit janë shpikur nga Tito, me justifikimet e Putinit për sulmin e tij, me fjalët “Lenini është autor dhe arkitekt i Ukrainëse”, dhe se “ajo është pjesë e historisë sonë” dhe se “Rusët dhe ukrainasit janë një shtet, por ukrainasve ua kanë shpërlarë trutë”?

Nuk duhet të krahasohen deklaratat e politikanëve bullgarë për Maqedoninë me deklaratat e Putinit për Ukrainën. Sepse janë të njëjta. Ndonëse, euroambasadori Gir nuk aprovon krahasimet e tilla, ngaqë “në Ukrainë shohim qytete që po bombardohen nga ana e ushtrisë ruse”.

Eh, me të vërtetë, nuk është njësoj. Bullgarët nuk na lëshojnë bomba. Por nëse ushqen ëndrra imperialiste nga San Stefano, asgjë nuk është e pamundur. E sidomos në Ballkan.

4 Në ambasadën e Gjermanisë kanë zënë qytetarë maqedonas të cilët për të fituar vizë pune kanë aplikuar me certifikata të falsifikuara në gjuhën ghermane. Njerëzit e ambasadës me siguri dinë për faktin se para disa vjetësh me certifikata të falsifikuara aplikonin edhe kandidatë për prokuror. Gjithashtu, me siguri u ka rënë në vesh se në Maqedoni ekziston edhe falsifikimi ligjor i pasaportave dhe patentave të shoferit. E se për qytetarët maqedonas nuk është diçka e çuditshme nëse dikush dëshiron që ta mashtrojë shtetin me një dokument të falsifikuar. Mirëpo, gjithsesi, me siguri janë habitur kur dikush ka kujtuar se mund ta mashtrojë shtetin gjerman. Si rrjedhojë, nxorën këtë komunikatë të shkruar bukurmirë në faqen e tyre të Facebook-ut, duke iu drejtuar aplikantëve për vizë:

“Ju lutem, vini re se Ambasada e Gjermanisë nuk pranon certifikata të falsifikuara gjuhësore gjatë procedurës për nxjerrjen e vizës. Nëse dokumenti juaj është i falsifikuar, kërkesa jo vetëm që do t’ju refuzohet, por gjithashtu do të futeni në “databazën e paralajmërimeve për viza” për përdorim interinstitucional”.

Që do të thotë, le ta përkthejmë se si do të mund ta thoshin në gjuhë maqedonase për qytetarët që iu duket gjë normale që të dërgojnë dokument të falsifikuar në institucion shtetëror. “Që të mos ju ofendojmë duke ju thënë se jeni budallenj, po ju themi në mënyrë të butë – Ne nuk jemi budallenj, as të korruptuar, do t’ju zëmë dhe do t’ju vëmë në listën e zezë të Gjermanisë, si ju ashtu dhe ata që jua kanë siguruar dokumentin. E ju, bëni ç’të doni, pastaj.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира