DREJT PËR KOÇANI

Dragi Rashkoski –coordinator nacional i kontrollit të biografive private

DREJT PËR KOÇANI

1Erdhi edhe një e premte tjetër. Telefoni, të paktën tani që po flasim, nuk ka rënë akoma, as te Ciprasi, as te Zaevi, dhe unë them me vete – le të mos e cënoj procesin negociues në këtë fazë delikate, sepse tema është mjaft e ndjeshme. A të përgatis dy versione – një me emrin e zgjidhur dhe një tjetër me të pazgjidhur? Ka një javë që presim një telefonatë si tinejxherë të krisur. Ndërkohë që telefoni nuk bie.

Nëse do të dëgjonim fjalët e zëvendës kryeministrit Bujar Osmani, do të besonim që nga arritja e marrëveshjes me Greqinë na ndajnë orë dhe minuta. Kryeministrit Zaev se ç’iu zbut ky optimizmi. Nga “më pak se një orë” u bë “më pak se një ditë”. Ç’kishin qenë këto ditë, ditë pritjeje të përvuajtur. Ndërkohë ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov u harrua fare. Thotë nuk duhet të nxitojmë kaq shumë. Të mos bëhet si kryengritja e parakohshme e Ilindenit e vitit 1903, e cila rezultoi me Republikën e Krushevës që zgjati vetëm 12 ditë. Që prapë se prapë është dhjetë ditë më shumë se propozimi për zgjidhjen “Maqedonia e Ilindenit”, që nuk zgjati as dy ditë.

Vetëm se ta dini që edhe nëse marrëveshja do të ndodhte gjatë kohës që ju po lexoni këtë tekst, kjo nuk nënkupton fundin e pritjes së afateve të procesit. Tek atëhere do të kemi afate për t’u shqetësuar.

Së pari marrëveshja do të duhet të kalojë në Parlament. Më pas do të presim transmetime të drejtpërdrejta e pas kësaj Talat Xhaferi do t’i mbledhë deputetët nëpër korridore që të sigurojë kuorumin, e më pas disa nga partnerët më të vegjël të koalicionit të LSDM do të hiqen si patriotë principielë…

Më pas, ajo që është votuar do të duhet të kalojë nga Gjorge Ivanovi për t’u nënshkruar. E më pas, në të gjitha televizionet do të dalin analistë dhe ekspertë që do të teoritizojnë mbi temën se a është e mundur dhe nëse po, si mund të shmanget nënshkrimi i presidentit, e më pas ai do të japë deklarata, do të presë afate…

Dhe pastaj na pret referendumi. Ndërkohë që Parlamenti akoma nuk do të ketë zgjedhur anëtarët e KSHZ-së. Kështu, partitë do të bien dakort në lidhje me anëtarët dhe rrjedhimisht edhe për ta do të duhet të sigurohet kuorumi që të votohen e do të duhet të shpiket çështja e referendumit sipas modelit të vitit 1991 – a doni shtet të pavarur, por jo dhe aq të pavarur, e më pas prapë analiza, e pas tyre fushata “pro” dhe “kundër” dhe dalja e ditës së referendumit…

Pastaj vjen votimi në Parlamentin e Greqisë. E do të presim nëse partia “Grekë të pavarur” e cila është partia qeverisëse do të vazhdojë megjithatë ta mbështesë Ciprasin, apo partia opozitare “Potami” do të jetë ajo e cila do ta shpëtojë marrëveshjen. Se kështu si ka vajtur puna, jemi bërë edhe ekspretë të politikës së brendshme greke.

Dhe, imagjinoni se marrëveshja është arritur. Do të duhet të na pranojnë në NATO. Dhe ja dhe një pritje tjetër që pranimi të kalojë ratifikimin në parlamentet e 29 shteteve. Kush do t’i presë të gjitha ato ratifikime. Vallë edhe për datat e tyre do të duhet të shqetësohemi?

Dhe aty nga fundi, ndonjë politikan i Holandës, Francës, Portugalisë, Belgjikës, Maltës apo Luksenburgut, do t’i referohet ndonjë “non-paper”-i, duke thënë se Maqedonisë nuk duhet t’I miratohen negociatat me BE-në, pasi nuk është akoma gati.

Andaj, nuk është as “më pak se një orë”, as “më pak se një ditë”.

2Problemet nuk mbarojnë kurrë. Andaj, le të relaksohemi pak. Të shkojmë pak në plazh. Afatet e emrit mund të presin, por afati i administratës për t’i përdorur pushimet e vitit të kaluar është deri në fund të qershorit. Është koha t’i mbyllim profilet e fejsbukut për statuse politike, të fillojmë të fotografohemi me bikini pranë sofrave apo në radhët e ndonjë kufiri. E, me siguri edhe nikoqirët e mirë të Nea Mudanjës dhe Katerinit i kanë rregulluar shtretërit, i kanë ndrequr kondicionerët nëpër dhomat me qira pas ngopjes nga e britura “Maqedonia është greke” në protesta.
Kështu ashtu, ideja e njëjtë na bashkon. Kemi projekt të përbashkët kufitar. Ne japim emrin. Ata nuk e japin.

3Dhe kështu deri sa “krijohen rrethana që të zhvillohen bisedat telefonike” siç tha Zaevi. Enti shtetëror për statistika publikoi se prodhimi bruto i shtetit në çerekun e parë të këtij viti është rritur për 0.1 përqindE dimë se VMRO-DPMNE ka faj për stagnimin e ekonomisë. Dhe të gjitha gjërat që Gruevski me familjen kanë shkatërruar për 11 vjet nuk rregullohen kaq lehtë. Por, më intereson, a ka vallë ndonjë afat kur VMRO-DPMNE do të pushojë se qeni fajtore për Qeverinë? Sepse në kohën e VMRO-DPMNE-së për gjithçka kishte faj Branko. Dhe akoma nuk i ka skaduar afati i fajit.
Por, nëse është ngushëllim, sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, në ato 0,1 përqind rritje të tre muajve të parë, rritje më e madhe nga 12, 1 është në sektoret e artit, argëtimit dhe rekreacionit.

Epo, me të vërtetë ka ardhur jetë e re.

4Kush e di, ndoshta “veç të kalojë emri”, e sekretari gjeneral Dragi Rashkoski do ta mbrojë dhe doktoraturën e dytë me të cilën është krenuar në biografinë e web faqes zyrtare të Qeverisë. E ndoshta edhe do ta zëvendësojnë, nëse nuk jep vetë dorëheqje, pasi në disa shtete, kur i kapin se kanë gënjyer, zyrtarët shtetërorë japin dorëheqje vetë.

Deklarata e zëdhënësit Mile Boshnjakovski se është e vërtetë se Rashkoski nuk ka doktoraturë, por se biografia është e saktë, është sikur ta kishte shkruar Trampi në tuiter pas zgjimit.Si mund të jetë e saktë biografia kur Rashkoski thotë se ka dy doktoratura. E ne nuk e dimë as nëse ka shkruar tezën, pasi në fakultet vetëm ia kanë miratuar, asgjë tjetër. E nëse miratimi i tezës do të thotë marrje e doktoraturës, atëhere ndoshta biografia me të vërtetë nuk është e rreme.

Po ai Rashkoski refuzoi ta publikonte biografinë e drejtorit te trupit shtetëror të kontrollit të ilaçeve Rober Bekiroski, pasi kjo paska qenë cënim i privatësisë së tij. Profesionalizmi i atij që nuk kontrollon ilaçet që ne marrim është punë private? Punë private është fakti se na gënjejnë për paratë tona.

Rashkoski nuk guxon të bjerë. Edhe po ta ndryshojë Zaevi, ai do të shpëtojë me aq sa mundet. Nëse nuk ështe sekretar gjeneral, do të bëhet koordinator nacional. Për diçka. Për shembull, koordinator nacional për kontroll të biografive private.

5Me 800.000 euro dhuratë nga Bashkimi Evropian nëpërmjet një projekti të UNDP-së në Zërnovci u ndërtua ura në Bregallnicë, e cila u shkatërrua në përmbytjet e shkurtit të vitit 2015. Kryetari i Zërnovcit, Bllazhe Stankov shprehu mirënjohjen ë tij dhe tha se banorët kanë qenë të duruar, por ama durimi ka treguar frytet, pasi tani, pas tre vjetësh durimi dhe sorrollatjeje, do të mund të shkojnë drejt në Koçani.

Lidhja e Koçanit me Zërnovcin nuk është hapi i vetëm i madh që ndodhi gjatë kësaj jave në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Edhe MPB përveç linjës fikse, hapi dhe një numër celulari ku mund të prenotojë fotografim për pasaportë dhe letër njoftim.

Përndryshe, tani jemi qershor 2018.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

 

 

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира