DY DITË PAQE

Eh, sa bukur do të ishte nëse politikanët, që sot na drejtohen me butësi, t’i merrnin mesazhet e tyre gjatë festave seriozisht si vendime që do t’ua ndryshonin jetën.

Eh, sikur të ishte çdo ditë Nata e Кrishtlindjeve apo Vit i Ri. E sikur të mos ishte edhe ky omikroni, e të mund të kënaqeshim pak në rehatinë tonë. Urimet e politikanëve rrezatojnë dashuri, mirëkuptim, solidaritet, empati…Madje edhe ata të vrimës së fundit të kavallit nëpër rrjetet sociale heshtin.

Eh, sa bukur do të ishte nëse politikanët, që sot na drejtohen me butësi, t’i merrnin mesazhet e tyre gjatë festave seriozisht si vendime që do t’ua ndryshonin jetën. Jo si puna jonë, kur themi zakonisht – nga e hëna do të filloj me dietë, nga e hëna do të lë duhanin, nga e hëna do të filloj të ushtroj. Realisht të vendosin – të vendosin që nga e hëna do të respektojnë një mendim ndryshe, do të punojnë për të mirën e përbashkët dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, nuk do të përhapin urrejtje çdo ditë nga mëngjesi, me secilën kumtesë partiake.

Por, të gjithë e dimë se kjo nuk bëhet.

Sot, edhe njerëzit, jo vetëm politikanët, fatin u urojnë të gjithëve, por nga e nesërmja përsëri do t’iu kthehen mallkimeve. Sot flasin për të mirën e zotit, e nesër do të thërrasin zotin që t’i ndëshkojë ata që mendojnë ndryshe. Sot flasin për tolerancë dhe vlera të përbashkëta, e nesër do t’i kthehen të vjetrës – do të ofendojnë në të gjitha bazat, qoftë kjo përkatësi partiake, kombëtare, seksuale, apo edhe në bazë të statusit vaksinal…Epo, mjaftonte një dilemë e tillë si: nëse duhej respektuar ligji austriak apo fakti që Novak Gjokoviqi nuk ka dashur të vaksinohet kundër kovidit…ç’nuk i thanë njëri-tjetrit.

Le të kënaqemi edhe pak në qetësinë e festave. Nga e hëna do të zgjidhet qeveria e re. Po edhe kryeministri i ri bullgar tha se do të vijë në Shkup. Dhe kështu shteti do të kthehet në normalitet.

E ç’të mendoj unë kur viti na filloi me zënkat e nxehta për Tomën е Nolen?  

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира