1 Si shkon ofrimi dhe pranimi i ryshfetit? Nuk e dini? Si ashtu, kur këtë e dinë të gjithë. Kështu thotë edhe kryeministri Hristijan Mickoski. Ai deklaroi se i kanë ofruar mito që të kalojë tenderi për hekurudhën drejt Bullgarisë. Nuk tregoi se kush dhe si ka dashur ta blerë, por tha: “E dimë se si shkon kjo gjë përmes kanaleve”.
Si ashtu, e dimë? Të gjithë e dimë, sepse çdo ditë ofrojmë ryshfet dhe na ofrojnë ryshfet? Apo e dinë vetëm ata që janë liderë partiakë dhe drejtorë partiakë të firmave shtetërore? Kush nuk e di, le të lajmërohet te kryeministri, e le të na mësojë ai se si shkon kjo gjë përmes kanaleve.
Nga Prokuria thonë se nuk kanë marrë paraqitje se dikush ka dashur ta blejë kryeministrin. Ashtu që, do të duhet të hapin hetim vetëm në bazë të fjalës së thënë. E, nëse Mickoski nuk bashkëpunon me ta, do ta përndjekin për parandalim të drejtësisë. Apo ta mbajnë të përgjegjshëm për fjalën publikisht të thënë, e ta përndjekim për paraqitje të rreme.
Mirë ama, meqenëse ai është kryeministër nuk ka se çka të paraqesë në Prokurori. E thotë: “Unë vendosa që në publik të luftoj me krimin dhe korrupsionin, prandaj e dhashë atë deklaratë dhe ky është mesazhi se koha për kriminelët në politikë ka mbaruar”.
Sepse, të paraqesësh krim në prokurori nuk është mjaftueshëm publike. E nuk është as ndonjë luftë e madhe. Do të luftojë me deklarata në konferencat e shtypit.
2 Me shumë siguri edhe këto konferencat ditore të shtypit të VMRO-DPMNE-së për getat dhe arushën e ministreshës së mëparshme të kulturës Bisera Kostandinovska-Stojçevska janë pjesë e kësaj lufte kundë korrupsionit me ndihmën e publikut. Zihen dy partitë, cila ka qenë më e shtrenjtë, darka apo banesa e marrë me qera në Vjenë nga ministresha e kulturës, së cilës kompania e avionit ia ka humbur bagazhin apo biletën për klasën biznesit në avionin për Amerikë kryeministrit kur atij i dhembin gjunjtë. Se ne nuk kemi institucione që merren me këto gjëra, e duhet t’i thonë nëpër konferenca shtypi. Ja, publikuan se kjo drejtoresha e VMRO-DPMNE-së së cilës LSDM_ja pesë gjashtë vjet me radhë ia nxirrte të ligat, tani sërish i kanë dhënë funksion.
Edhe Zoran Zaevi kur ishte kryeministër, në mënyrë pompoze paraqiste planin për luftë kundër korrupsionit. Madje vuri edhe pozitë të zëvendës kryeministrit për luftë kundër korrupsionit, dhe me Ljupço Nikollovskin në mars 2021 në konferencën e shtypit i thërrisnin qytetarët të paraqesin korrupsionin, ashtu sikurse Mickoski tani do të hapë një linjë të veçantë për paraqitjen e korrupsionit. Zaevi lajmëronte se çdo institucion shtetëror do të ketë person për pranim të paraqitjeve. Ljupço Nikollovski, në konferencën e parë të shtypit në shtator 2020, thoshte se “asgjë nuk do t’u mungojë funksionarëve nëse nuk përdorin kartelë zyrtare”, ndërsa Mickoski tani i paralajmëron njerëzit e vet se nëse vjedhin, do ta turpërojnë edhe atë personalisht, po edhe organizatën.
Kështu që, mirë, ne nuk e dime “se si shkon” puna e ofrimit dhe pranimit të ryshfetit. Por shumë më mirë e dime “se si shkon” me luftën kundër korrupsionit. Së pari, do të merresh me atë që ka bërë qeveria e kaluar. Pastaj, eventualisht do të kapësh ndonjë prej tuve. E pastaj, nuk do të të interesojë dhe do të ngarkosh sa më shumë të mundesh, deri sa të vijnë zgjedhjet e reja. Kështu disi shkon lufta kundër korrupsionit edhe “te ju” edhe “te ne”.
3 Mickoski për çdo ditë, del në televizion dhe na thotë se “do të fitojmë”, “do të drejtohemi”, “do të luftojmë”, shikoni ç’na lanë, “nesër do të themi, pasnesër do të themi, nesër do ta bëjmë, pasnesër do ta bëjmë”, akoma i dhemb “e veriut” pas Maqedonisë…
Akoma e shtyn inercia e përndjekjes që e nxiste gjatë shtatë vjetëve të kaluara ndërkohë që ishte në opozitë.
Kë do të mundni? Fituat.
Nuk e di se sa ngushëlluese është për ata që të kanë besuar se do t’ua rrisësh rrogat dhe të kanë votuar nëse u thua të durojnë edhe pak kohë, sepse keni gjetur 700 funta të harxhuara në kartelë zyrtare. Nuk e di nëse ata që të kanë dhënë zë sepse kanë besuar se do të kenë mirëkuptim nëse i akuzon sindikatet se janë nën kontrollin e LSDM-së, Filipçe ende nuk mund të marrë kontrollin as në ndërtesën e partisë, e le me t’i kontrollojë sindikatet.
Kur je në opozitë, mund të thuash ç’të duash, po kur të vish në pushtet, duhet të gjesh para që ta sigurosh atë që ke premtuar, Mickoski nuk është më lider i partisë opozitare në tubimin parazgedhor, por president qeverie me shumicë superstabile në Kuvend. Kurse njëqind ditët e Qeverisë së Koalicionit të VMRO-DPMNE, Vlen dhe ZNAM po kalojnë.
4 Siç mund të parashikohej, për të dyja incidentet që i shkaktoi kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, fajtore është policia.
Për karvanin dasmor, ku, përveç automjetit të tij zyrtar, kaluan edhe pesë vetura, disa zyrtare, e disa private, pa u kontrolluar, në kufirin drejt Kosovës, është fajtor shefi i ndërrimit. Gashi tha se “nuk mund të jetë ai që qëndron në kontrollin e pasaportave që të kontrollojë”. Ndërsa për incidentin me sigurimin e tij që nxori armën në Aeroportin e Shkupit sepse presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka refuzuar të kalojë në skanim bagazhin e saj personal tha se nuk e zgjedh ai sigurimin, por MPB.
Thotë se i është paraqitur presidentja e Kosovës me një zë duke u dridhur, ndërsa në prapavijë dëgjonte se si qajnë fëmijë, a thua se ka qenë e skllavëruar, ndërkohë që i është dashur ta kalojë atë kontroll rutinor, dhe e ka dërguar atë me armën e që ta çlirojë. Gashi ka qenë i zënë në atë moment, përndryshe edhe ai do të shkonte ta shpëtojë nga kontrolli i aeroportit. Mos do të shkonte edhe ai vallë me pistoletë?
Afrim Gashi ndoshta është më i mirë se Talat Xhaferi, siç thotë kryeministri Hristijan Mickoski. Nuk dimë se si është si njeri. Ndoshta është i këndshëm, nikoqir, i sjellshëm, i durueshëm…Por, nuk mund të mbrohet diçka që nuk mund të mbrohet.
5 VMRO-DPMNE ia ndryshoi emrin deputetes Bisera Kostadinovska-Stojçevska në Bisera Antoaneta.
Marija Antoaneta ka qenë princesha dhe mbretëresha austriake e Francës që ka përfunduar në gijotinë në Paris në vitin 1793 gjatë kohës së Revolucionit francez. Fraza “Nëse populli nuk ka bukë, jepini tortë” thuhet se është e saja, edhe pse historianët nuk pajtohen nëse kjo ka qenë vërtet fraza që ka thënë ajo.
VMRO-DPMNE-së i është kujtuar se si të shpikin një emër për ministreshën e mëparshme Bisera, sepse edhe ato shkojnë sipas logjikës së Marija Anoanetës në zënkën me kryetaren e Shkupit Danella Arsovska. E, për zgjidhjen e problemit me transportin publik, thonë: Nëse nuk keni autobusa, përdorni taksi.
Kush nuk ka para për taksi, le të durojë që të shohë kohëra më të mira. Le të ecë në këmbë.
Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja mund ta aktivizojë kavalerinë e Ilindenit nga Lisiçja që t’i transportojë shkupjanët nga Draçeva në Gjorçe Petrov. Dhe nga Qendra klinike në Butel.
E në zgjedhjet e kaluara le të ofrojnë prapë transport publik falas. Vetëm, do ta kenë problem të gjejnë ndonjë menaxhere më pak të paaftë. Ndërsa për të gjetur votues – nuk ka problem.