E KEQJA MË E MIRË

Kjo nuk mund as të bëhet parodi, e le më të analizohet seriozisht politikisht.

1 Po mirë ore njerëz, çfarë situate është kjo? Kështu këndon Igor Xhambazov, po edhe unë gjithë ditën e këndoj këngën “Ç’është kjo situatë?”, në kërkim të përgjigjes që “e mundon gjithë kombin”. Nuk është se nuk përpiqem të kuptoj se ç’po ndodh. Me të vërtetë përpiqem të jem serioz. Por kjo që po ndodh në shtet tashmë nuk mund as të bëhet parodi, e le më të analizohet seriozisht politikisht.
Deri para vetëm disa ditësh, ndaj ndonjë kritike për mospunën apo punën e keqe të qeverisë, propaganda partiake përgjigjej: “Nëse jo, ta kthejmë Gruevskin”. Prej para disa ditësh, propagada partiake ka një pasqyrë racionale të realitetit e na thotë: “Mirë është ta kthejmë Gruevskin”.

Deri dje thoshin: “Kjo ligësi nuk do të përsëritet. Prej dje tashmë na bindin se është mirë që e keqja të përsëritet. Dhe atë – të përsëritet për të mirën tonë.

Kur lavdërohej Zoran Zaevi se herëdo kurdo do ta kthejë Gruevskin, ne në mënyrë naive mendonim se do ta kthejë të ekstraduar apo të robëruar, që ta dërgojnë në burg. Kurse ata e kthejnë duke menduar se do t’iu ndihmojë që t’i fusin bullgarët në Kushtetutë. Demek, e kthejnë që të na futë në BE.

Për BE-në, për të cilën të gjithë mendonim se është simbol i drejtësisë, qeveria na solli mungesë drejtësie. Sepse e ndryshoi sistemin ndëshkues për funksionarë të korruptuar që edhe ashtu nuk ishte funksional. Kushtetuta më vështirë, por Kodi penal ndryshohet më lehtë se sa korniza negociuese me BE-në. Sidomos kur qar nga mosdënimi do të shohin politikanët, si të qeverisë, ashtue edhe të opozitës.

Kjo është e gjitha. Të vjedhësh e të mos shkosh në burg. Si? Duke e shkatërruar ligjin për luftë kundër korrupsionit të funksionarëve në një shtet ku mbretëron korrupsioni, dhe atë ai i funksionarëve.

Unë jam funksionar. Unë vjedh. Unë do ta votoj ligjin që të mos shkoj në burg. Sepse mundem.

2 Kjo nuk do të na kishte ndodhur nëse LSDM-ja që në fillim të mandatit nuk do të kishte bërë pazar me kriminelët e VMRO-DPMNE-së dhe nuk do t’i kish miratuar praktikat më të mira të vjedhjes nga Gruveski dhe shoqëria e tij. Dhe nuk do të kishte ndodhur nëse VMRO-DPMNE-ja nuk do ta sabotonte drejtësinë në çdo hap për shtat vjet. Të kishte kërkuar falje Hristijan Mickovski që atëherë për qeverisjen keqbërëse të udhëheqësisë së kaluar, tani do të mund t’i lexonte me nënqeshje shkrimet patetike në Facebook nga Budapesti dhe me ndërgjegje të pastër t’u thoshte atyre të LSDM-së: ja ku e keni Gruevskin, që kur e doni aq shumë, kthejeni.
Të mos harrojmë. Po flasim për Nikolla Gruevskin, kryeministrin e kaluar të gjykuar për krim dhe të larguar nga shteti.

Krimineli i mirë Gruevski.

3 Dy struganë në stacionin policor në fillim kanë spërkatur me sprej një dëshmitarë, e pastaj i kanë rrahur policët dhe janë përpjekur t’ua marrin armët.
Si do të përfudonin këta dy dhunues nëse kjo do të kishte ndodhur në ndonjë stacion policor të Amerikës apo, le të themi, në ndonjë shtet më demokratik të BE-së?

Një shofer në xhip ka hyrë në zonë këmbësore mbi pllaka të një qendre tregtare në Aerodromin e Shkupit. Dy prej kalimtarëve kanë reaguar, e pastaj shoferi ka dalë nga xhipi dhe të dytë i ka therrë me thikë, nga katër herë.

Kaq shumë sulmet terroriste me furgonë dhe kamionë që shkelnin këmbësorë në Nicë, Barcelonë, Stokholm, Berlin…Si do të kishte përfunduar shoferi i xhipit, që para se të kishte mundësi të dalë nga vetura dhe ta nxjerrë thikën, që në momentin kur ka shkelë mbi pllaka, nëse qendra tregtare do të kishte qenë në Amerikë apo në çfarëdolloj shteti të BE-së?

Një nga një mblidhen. Nisur nga mosdënimi apo dënimi selektiv për parkim në korsi të tretë, shëtita e qenit pa lidhës dhe mosmbledhja e jashtëqitjes, hedhja e meturinave në mal, ndërtimi i ndërtesave të paligjshme në parkun nacional, nga një kat, nga një kulm, ndërtim i paligjshëm që hiqet si terracë për duhanpirje, mosdënim për maltretim të lagjeve të tëra me muzikë të lartë dhe orar të tejkaluar pune, e deri te falja ligjore e funksionarëve shtetërorë, tashmë të gjykuar dhe të akuzuar.

E pastaj habitu me fuqinë e disa dhunuesve për të rrahur policë në mes të stacionit policor, ndërkohë që të ndershmit pafuqishëm lajmërojnë  inspektorët që nuk ngrenë telefonin dhe presin drejtësi në gjyq.

4 Në Bullgari do të sillet ligji sipas të cilit do të mund të publikohen të gjithë që kanë marrë shtetësi bullgare.
Në 200-300 vjetët e fundit ky ndoshta është gjjesti më i ndershëm që ka bërë Bullgaria ndaj Maqedonisë. Të zbulojë dyftyrësinë e politikanëve maqedonas dhe bartësve të funksioneve publike që kanë pasaporta bullgare. Ata që kanë marrë shtetësi bullgare duhet që në Sofje ta tregojnë besnikërinë ndaj Bullgarisë me dëshmi për origjinën e tyre bullgare dhe deklaratë për ndjenjë bullgare.

Të mos ketë keqkuptime. Fare nuk më intereson se kush si ndihet. Dhe as për ata që kanë marrë pasaporta bullgare, por kërkojnë punë nëpër Gjermani, Austri, Suedi, Francë, Spanjë…Ata nuk merren me politikë,përveç se na akuzojnë ne që kemi mbetur këtu se nuk jemi patriotë kaq të mëdhenj sa ta. Por shumë më intereson se kush prej liderëve të tashëm, të kaluar por edhe të ardhshëm politikë ka pasaportë bullgare. Sepse me atë pasaportë ata tashmë janë në BE. Shumë më intereson se çfarë mendojnë ata për veton bullgare për Maqedoninë në BE.

Ne që kemi mbetur për të jetuar këtu vetëm me pasaportë maqedonase, sepse Maqedonia është gjithçka që kemi, siç thoshte presidenti Kiro Gligorov, ndërsa presim me durim që Bullgaria të na lirojë rrugën për në BE, duam në zgjedhje të dimë se kush prej kandidatëve për deputet, kryeministër i ardhshëm, ministër, kryetar komune, këshilltar komune, ambasador dhe bartës i ndonjë funksioni tjetër publik, ka një atdhe rezervë. Në këtë rast Bullgarinë – armikun aktual të Maqedonisë.

Kur të shkoj në zgjedhje dua të di nëse ato që partia më ka lënë në fletën e votimit kanë marrë detyrim ndaj Bullgarisë? Sepse këtu kanë fituar shtetësi me lindje. Por kur kanë kërkuar pasaportë bullgare kanë treguar besnikëri nga Bullgarisë. Interesat e kujt do t’i përfaqësojnë?

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира