EJANI NËVEHTE111

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:205:"NëseLekaiMadh,atëherëkurkanisurqëtëpushtontebotën,ngakëtukamarrëmëtëmirët,mëtëmençurit,mëtëfuqishmitdhemëtëbukurit,ç’tëthuhetpërne,qëmbetëmkëtu?

1 Meqë dy partitë, VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja thonë se marrëveshja është e mirë, kjo do të thotë se është e mirë për ata. Por, nuk do të thotë se është e mirë për popullin. E as për qytetarët.  Madje, për VMRO-në me siguri është dy herë më e mirë, sepse ata janë gjithmonë dy hapa përpara LSDM-së. Dhe njëqind hapa përpara BE-së dhe ShBA-së. Kush e di se çfarë tjetër do të shpikin deri më 21 gusht. E pastaj deri më 10 tetor, kur duhet të shpërbëhet Parlamenti. E  mos flasim se edhe sa kohë për shpikje kanë deri më 11 dhjetor, nëse fare do të mbahen zgjedhjet atëherë.

Kjo është hera e parë që dy partitë po bien dakord për një gjë. Pse që të dyja partitë vazhdimisht duan të na bindin që marrëveshja është e mirë? Sepse është e mirë vetëm për ata. Për mediat, nuk është e mirë. Për listën zgjedhore – ta shohim. Po të mendonin për të mirën e popullit, e të qytetarëve, do të na ishin përgjigjur me kohë. E jo kështu, që u duhej ta kërcënonin qeverinë, t’i ngjisin për muri, ta heqin ndihmën evropiane për shtetin, t’u përgatisin politikanëve, biznesmenëve dhe gjyqtarëve lista të zeza dhe kush e di se çfarë tjetër u kanë thënë se dinë për ta…Qeveria është e gatshme të vendosen edhe sanksione nëse duhet, përderisa kjo është në favor të partisë .

2 Akoma nuk ishte tharë boja e nënshkrimeve të Marrëveshjes, e LSDM-ja filloi  të zihet me të gjithë ata me të cilët duhet të bashkohej nëse me të vërtetë do që ky regjim të rrëzohet. Me Revolucionin e Larmë, me të Majtën, me OJQ-të, me gazetarët…Me të gjithë ata që një vit e gjysmë e mbajnë të gjallë  rezistencën kundër pushtetit.

Po, LSDM-ja i zbuloi bombat. Hallall i qoftë Zaevit për trimërinë. Dhe hallall i qoftë që i përballoi të gjitha presionet. Këtë askush nuk e diskuton. Por edhe nuk ka nevojë të përsëritet kjo orë e çast. Dhe nuk e kuptoj se pse për më shumë se një vit e gjysmë, që nga ai marshi mbresëlënës i pleniumit studentor në dhjetor 2014, ende e bëjmë këtë muhabet?

Si mundet që LSDM-ja të thotë se i respekton nismat e qytetarëve, studentët, të larmët, ndërsa pas çdo kritike që i bëjnë, përgjigjet në mënyre histerike  dhe të pistë, sikur të ishin VMRO-vca të shkollës së Ilija Dimovskit? Se, nëse prej tani zihen me cilindo që ka guxuar t’i kritikojë, e me të cilin duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që “kjo e ligë mos të përsëritet më asnjëherë”, siç do të kishte thënë Zaevi, atëherë vallë, si do të sillen nëse rastësisht me këtë sjellje vijnë në pushtet?

Mirëmëngjesi LSDM!Ejani në vehte! Apo – Ejani nëvehte111, siç shkruajnë analfabetët  në rrjetet sociale. Ju jeni partia më e madhe opozitare. Përgjegjësia është e juaja. Dhe lajmi i mirë është që, edhe përkrah anëtarësisë suaj dhe numrit të sigurt të caktuar të trupit zgjedhor, në Maqedoni ka dhe disa të tjerë, disa mijëra njerëz që janë të gatshëm ta ndajnë atë përgjegjësi me ju. Këtë e dëshmuan në rrugë. Epo, pranojini. Të mëdhenjtë duhet t’ua hapin dyert të vegjëlve. E jo t’ua mbyllin.

Sepse qëllimi nuk është që LSDM-ja të vijë në pushtet. Qëllimi është të bjerë një  regjim.

3 Kur lexoni në të gjitha raportet e huaja që qeveria i ka rrënuar institucionet e shtetit dhe që shteti është rrëmbyer nga partia, nëse nuk e keni të qartë, ja ku keni një shembull.

Në fillim të këtij viti, Qeveria mori vendimin ta heqë ndihmën për prindërit e fëmijëve të sëmurë nga sëmundja e rrallë e fibrozës cistike, ndihmë kjo në shumë prej 4.300 denarë në muaj. Avokati i Popullit u ka kërkuar tri ministrive dhe Fondit të Shëndetësisë që ta hetojnë këtë vendim, sepse janë cenuar të drejtat e një grupi të caktuar qytetarësh. Bëhet fjalë për prindër që në Maqedoni shohin se si iu vdesin fëmijët në moshën 13 deri 14 vjeçe. Ndërsa në shtetet e BE-së jetojnë deri në moshën 40 vjeçe.

Tre ministrat – Nikolla Todorovi i Ministrisë së Shëndetësisë, Dime Spasovi i Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Pishtar Lutfiu i Ministrisë së Arsimit, e injorojnë Avokatin e Popullit. Do me thënë – ata injorojnë një institucion. Domethënë, nuk flasim këtu për gazetarë që injorohen, as për media, as për organizata joqeveritare, që janë tradhtarë, as për një opozitë pa program, as për sorosoidët që i kemi  armiq me tapi….jo, ne këtu flasim për ata që injorojnë institucionin më të lartë shtetëror që në çdo shtet tjetër demokratik ka detyrën themelore që t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve. Këtyre tre ministrave u lejohet injorimi i institucionit. Ua ka lejuar partia.

Kur e publikuam këtë histori, kishte dy lloje komentesh. Të parët, ata partiakët përpiqeshin ta justifikonin qeverinë. Shpjegonin se si në kohën e LSDM-së ka qenë më keq. Nuk e di nëse harruan se bëhet fjalë për fëmijë. E fëmijët po vdesin tani, ndërkohë që  të tjerët e kanë mendjen të fitojnë poenë kundër qeverisë.

Lloji i dytë i komenteve ishte përplot mallkime, të kesh frikë t’i lexosh. Vallë, sa i madh duhet të jetë zhgënjimi nga institucionet dhe pafuqia e qytetarit të thjeshtë, që gjëja e vetme që iu ka ngelur janë mallkimet? Në shekullin 21.

Dhe pse Qeveria solli vendimin që t’u hiqet ndihma prej 4.300 denarë? Sepse sipas numrave, sëmundja nuk është mjaftueshëm e rrallë. Në Maqedoni ka 130-140 të sëmurë nga fibroza cistike, që do të thotë 130-140 familje, të cilët çdo ditë luftojnë. Është ky një numër votuesish i parëndësishëm për partitë që i kanë emëruar  këta tre ministra. Këta fëmijë nuk do  të mbijetojnë që të mund të votojnë. Ndërsa të rriturit prej 130-140 familje do të sigurohen si votues nga disa VMRO-vca të devotshëm ose nga nëpunës të frikësuar të administratës. Nga ata të cilët detyrohen të sigurojnë nga dhjetë rrethues të sigurt të fletëvotimeve që të mund t’i mbajnë vendet e punës në ndërmarrjet komunale dhe në Pyjet e Maqedonisë.

Për këtë arsye është hequr ndihma për prindërit e fëmijëve me fibrozë cistike. Sëmundja nuk është mjaftueshëm e rrallë. Ndërsa numri i tyre nuk mund të prishë matematikën e partisë.

4 Sipas traditës, kalorësit e Ilindenit nisën në marsh drejt Krushevës. Dhe sipas traditës, prej para ca vitesh,  rrugën ua hap falanga e Lekës së Madh.

Meqë po kthehemi mijëra vite pas në histori, ka një fakt historik që mësohet në shkollë. Që, Leka i Madh, kur është nisur në ekspeditën e tij pushtuese, që këtu ka marrë më të mirët, më të fuqishmit, më të mençurit, më të bukurit….dy mijë vjet më pas, ata të mirët, që nuk ka pasur mundësi t’i merrte Leka, i kanë marrë Osmanlinjtë dhe i kanë bërë jeniçerë.

Dhe kush ka mbetur këtu? Ata që nuk i kanë përmbushur kriteret e larta për t’u rekrutuar nga Perandoria e Lekës apo Osmane, tani kanë shansin e tyre të tretë. Të jenë ushtarë partiak.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари