EKSITIMI PO RRITET

Zëvendëskryeministër i dytë, por njësoj si i pari.

1 Alternativa është shumë afër vendimit për të hyrë në Qeveri. Eksitimi po rritet. Gjatë gjithë javës takohen Zoran Zaev dhe Afrim Gashi dhe pas çdo takimi lajmërojnë që Alternativa është shumë afër vendimit. Çfarë do të bëjmë kur ta dërgojnë vendimin? Do të më mungojë kjo paqartësi, sikur që më mungon një serial pasi që të shoh epizodin e fundit të sezonit të fundit.

Mirëpo nuk është deri te vendimi vetëm. Duhet të pritet të shohim çfarë do të sjellë shpëtimi i proceseve eurointergrative dhe bashkimi i progresit. Sa ministra, aq drejtorë, sa punësime të reja shtetërore do të sjellë progresi. Ja, apo kolegët kuptuan që Alternativa do të lëshojë dhe do të pranojë dy, në vend të tre vendeve ministrore, nëse ju kalon propozimi në njërin nga ato vende, t’i jepet ndonjë formulim “për të marrë në peshë”. Diçka e ngjashme si funksioni i shpikur i Artan Grubit nga BDI – zëvendëskryeministër i parë. Për shembull – vërtetë zëvendëskryeministër i parë. Ose zëvendëskryeministër alternativ.

Por ama, atëherë BDI do të hidhërohet, dhe do të duhet që Zaevi të takohet edhe me Ali Ahmetin. Dhe do të hyjmë në një fazë të re të unifikimit të progresit, dhe do të presim që BDI të afrohet kah vendimi për të mbetur në Qeveri. Derisa nuk arrihet një kompromis tripalësh, funksioni i Artan Grubit të quhet “zëvendëskryeministër i dytë, mirëpo i njëjtë si i pari”.

Progresi para të gjithave.

2 Alternativa i afrohej vendimit, ndërsa publiku ekspert i fejsbukut zhvillonte debate të ashpra për fëmijë që nuk hanë bizele, zgjedhja e muzikës në kopshte dhe se çmimi i qeseve plastike a është në raport me stimulin e mjekëve për pacientë të vaksinuar. Dhe deri sa secili fliste në realitetin virtual, në realitet askush nuk vuri re që në shtet tre ditë linja hekurudhore nuk funksiononte. Për shkak të grevës së makinistëve, 3 ditë rrinin trenat dhe nuk kishte transport as të njerëzve e as të mallrave. Tre ditë as bizele nuk mund të merrnim nëse e kanë çuar me tren, dhe as gruan e sulltanit nuk do të mund ta prisnim te stacioni hekurudhor, por edhe materialet për qese plastike kanë mbetur të patransportuara.

Cili shtet në botë mund të lejojë 3 ditë mosfunksionim të linjës hekurudhore, dhe askush mos të interesohet për këtë? Vetëm një qeveri e cila ka zëvendëskryeministër të dytë, mirëpo të njëjtë si të parin.

3 Urime për kthimin e Zoran Stavrevskit si koordinator të të gjithë kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së. Mirë tha njeriu. Ne jemi të çmendur. Por kush t’i besojë? E veçanërisht, kush ta kujtojë?

4 Po përfundohet lista e përfaqësuesve specialë të Ballkanit Perëndimor. Pas SHBA-së dhe BE-së, ja dhe Britania e madhe e dërgon Stjuart Piç-in, ish shefi i Shtabit gjeneral të Mbretërisë së bashkuar si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të thotë që ne këtu jemi një rast special.

Në Uashington, por tani edhe në Londër, kanë frikë që në rajon mund të shkatërrohet brenda natës, ajo që është ndërtuar për 25 vjet. Për atë që dy shtetet më stabile në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria dhe Maqedonia i destabilizon Bullgaria, pikërisht një shtet anëtar i BE-së.

Kryetari srb, Aleksandar Vuçiç për të njëqindtën herë shkoi në Moskë dhe me Putinin siguroi që qytetarët serb të furnizohen me gaz sipas çmimit të vjetër. Ndërsa ne do të ngrohemi me mendimin që ndoshta ndonjëherë do të fillojmë bisedimet me BE-në. Derisa BE kërkon lidhjen me Mbretin Samuil dhe kriteret e Kopenhagenit.

5 Kryeministri shqiptar Edi Rama solli një aksion kombëtar për pastrim total të shtetit nga mbeturinat dhe aktivitetet i filloi duke pastruar bregdetin, e më pas do të pastrohet i gjithë vendi.
Çfarë ambasadorë dërgojnë shtetet perëndimore në Tiranë? Kuadër të dobët diplomatik.
Nuk janë të aftë sikur këta që i dërgojnë në Shkup. Në Shqipëri nuk ua pastrojnë plehrat sikur që i pastrojnë te ne, dhe qeveria ka vendosur që të pastrojë vetë.

Kemi fat që te ne ambasadorët janë njerëz punëtorë që përkujdesen për një ambient të pastër dhe ata i mbledhin plehrat. Nuk mund të humbim kohë duke pastruar tani, kur jemi të zënë me bashkimin e progresit. A nuk që duhet dikush të sjellë progresin?

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира