EМËR I PËRKOHSHËM

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:81:"Nukibëjnëbudallenjata.Nenabëjnëbudallenj.Nërsa,neipërqeshim

1 Pa, ç’thoni? A qenka qesharake që Kuvendi zgjodhi ministrin e punëve të brendshme dhe për më pak se një ditë ia pranoi dorëheqjen? Thoni se qenka qesharake që partia në pushtet ka gjetur një profesor, e ka lajmëruar nëpërmjet telefonit se do të bëhet ministër dhe ai ka pranuar me shumë gëzim e krenari? Mua nuk më duket qesharake. As e trishtueshme. Por, më frikëson. Mund t’i duket qesharake atij që ka ndonjë pasaportë tjetër përveç pasaportës së Maqedonisë.

Prej kohësh në Maqedoni nuk mund të flitet për turp, për etikë apo logjikë, për diçka për të cilën ne budallenjtë akoma me naivitet mendojmë që “sigurisht që nuk do t’iu kujtohet të bëjnë edhe atë gjë”. Po, ja që iu kujtohet. Me veprimin e fundit që bënë për të përcaktuar një ministër të punëve të brendshme vetëm për një ditë, të gjithë e pamë që ata do të vazhdojnë të bëjnë gjërat më absurde, sepse vërtetuan se në shoqërinë tonë gjithçka pranohet.

Nuk bëjnë budalla Oliver Andonovin, për të cilin një pyetje logjike do të ishte se me çfarë fytyre ai profesor universiteti do të dalë para studentave. Nuk bëjnë budalla Emil Dimitrievin, i cili në Kuvend lexoi që ministri Andonov, i cili do të jetë ministër për më pak se 15 orë, “do të japë maksimumin nga vetja e tij për këtë funksion”, sepse ka pasur përvojë edhe në akademinë ushtarake. Nuk i bëjnë budallenj as deputetët, në krye me kryetarin e Kuvendit, kur i trajtojnë si të operuar nga trutë, që të diskutojnë për të votuar një ministër që pas 15 orëve, po të njejtit, do t’ia pranojnë dorëheqjen.

Nuk i bëjnë budallenj ata. Ne na bëjnë budallenj. Ndërsa, ne i përqeshim. Sa për të qeshur.

2 Derisa ne qeshim, VMRO-DPMNE-ja ka siguruar kontroll të MPB deri në zgjedhjet. Nuk është se nuk e dinim se kështu do të vepronin. Dëgjuam mirë “VMRO-MVRO”. Nuk e di pse nuk iu besuam? Se mendonim se nuk kanë ndërgjegje? Se nuk dinë se çfarë është turpi? Se deri tani nuk na qenkërka bërë e qartë se ata nuk kanë as turp, as perde, as logjikë në gjërat që bëjnë, as rregulla të lojës…Se këtë lojë që e shpikën bashkë me ministrin e punëve të brendshme, e luajnë që të sigurojnë garancën e zgjedhjeve të drejta, demokratike dhe kredibile. Dhe se kjo që po bëjnë nuk ka kuptim fare. Jo. Nuk ka kuptim. Ka regjim.

Thjeshtë, qeveria duhet të sigurojë kontroll që të fitohen zgjedhjet me çdo lloj kushti, sepse tek ata motivimi është shumë i fortë. Tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për luftë për pushtet. Tani është edhe luftë për jetë. Vetëm se ne, nuk e kam të qartë se përse të gjithë ata që nuk janë për VMRO-DPMNE-në mendojnë që për ta kjo nuk është luftë për jetë. Nëse fiton VMRO-DPMNE-ja, do të ketë jetë për ta?

3 Ndërkohë që opozita dhe tuiterxhinjtë përqeshnin ministrin njëditor, Oliver Andonovin në botën virtuale dhe ndërkohë që bënin dramë me vajzën e Nikolla Gruevskit, që shkon në klasë të parë, në botën reale, Mitko Çavkovi u kthye në vendin e krimit – aty ku ishte kur ministresha Jankullovska thërriste: “MVRO-VMRO”. Aty ku bëhen karta identiteti për 50 vetë në adresën e njejtë, ku organizohen aksione të suksesshme policore të tipit të lagjes së Trimave të Kumanovës, aty ku policia dërgon mbështetje logjistike për ata që rrihen në parti para zgjedhjeve, aty ku janë shkatërruar pajisje për përgjim…Duke u përqëndruar në dramën që bënë për hyrjen ceremoniale të vajzës që shkonte në klasë të parë, harrruan që Çavkovi tani duhet t’i zbatojë urdhërat e PSP-së për sigurimin e dëshmitarëve dhe të dënuarve.

Ministri Çavkov, vetëm disa orë para se të japë dorëheqje, nënshkroi 600 vendime për punësime të reja në polici. Ndërsa, në mëngjes i thirri të gjithë të përzgjedhurit, ti marrin vendimet për punë me vrap, para se të vetëdijësohet Oliver Andonovi se do të bëhet ministër.

E ju tani, akoma çuditeni se si nuk paskan turp?

 

Brenda një dite, me paratë tona të përbashkëta, blenë edhe polici edhe votues. Fillimisht na i vodhën paratë, ndërsa tani përsëri i shfrytëzojnë paratë tona që të blejnë lirinë. Dhe ne, akoma nuk e kuptojmë se vendimi që ata të vazhdojnë ta bëjnë këtë ose jo, është në duart tona.

5 Më 1 shtator, vajza më e vogël e Gruevskit filloi klasën e parë dhe ai e çoi në shkollë. Paska patur arsye të mirë. Po, kryetarët e komunave, ç’u dëshën nëpër shkolla? Për shembull, Andrej Zhernovski, edhe atë, i ulur në rreshtin e parë, afër Gruevskit, sikur të ishte për ta shfaqja e nxënësve të klasës së parë? Mos vallë e priste shuplakën e premtuar nga viti 2013, se çdo gjë që thotë Greuvski e realizon? Një shuplakë të fortë, para të gjithëve.

Po Zaevi që kërkonte t’u drejtohet nxënësve? Nuk pres nga një lider i opozitës t’u urojë mirëseardhjen nxënësve të klasës së parë. As t’u drejtohet pridërve, arsimtarëve, madje as edhe qytetarëve të tjerë. Nga një lider i opozitës pres të më thotë se çfarë do të bëjë me arsimin, a do t’i renovojë shkollat apo jo, a do ta heqë testimin ekstern apo jo, a do ta rrisë kualitetin e arsimimit apo jo…Nga një lider opozite pres të premtojë që nuk do t’i shtyjë arsimtarët të shkojnë në tubime partiake dhe të sigurojnë vota, që nuk do t’i bëjë drejtorat të marrin libreza partiake, që nuk do t’i ndalojë arsimtarët të bëjnë grevë nëse janë të pakënaqur…

100 ditë para zgjedhjeve, këto pres nga një lider i opozitës që përgatitet të jetë kryeministër.

6 Një javë para se të festojmë 25 vjetorin e pavarsisë, Maqedonia ka kryeministër të përkohshëm. Ka Qeveri të përkohshme dhe ministra të përkohshëm. Ka trup të përkohshëm rregulativ për mediat, ka redaktor të përkohshëm të programit informativ të servisit publik, MTV. Ka dhe prokurori speciale të përkohshme.

Më në fund, edhe e përkohshmja mori kuptim.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира