FLETË GARANCIONI

Ne do ta ndryshojmë Kushtetutën, po ju të garantoni se do të ketë veto të re nga Bullgaria. Vetëm këtë gjë e kërkojmë nga BE-ja dhe le të mbarojmë më me atë histori.

1 Qeveria nuk duhet të na sigurojë me fushatë se ne jemi Evropë. Kishim një fushatë të tillë – “Dielli është yll” që në vitin 2005, kur u bëmë kandidat për BE. Ndërkohë, qindra mijë qytetarë të Maqedonisë, tashmë u shpërngulën dhe jetojnë në BE, ndërsa ne që mbetën këtu në shumicë të madhe akoma ëndërrojmë për BE-në.
Është koha për një fushatë të re: “Jo për veto të re”. Në vend ne, qeveria le ta bindë BE-në se, nëse janë të sinqertë kur thonë se kanë vendosur të zgjerohen edhe në Ballkanin Perëndimor, maqedonasve duhet t’u japin garancë se nuk do të ket veto të re. Çfarëdolloj garance qoftë, në çfarëdolloj forme. E qeveria mos t’ua pranojë më justifikimin se askush nuk mund t’u garantojë asgjë. E kemi parë se, kur BE-ja do, mund të japë garancë. Janë mjaft kreativë. Do të shpikin diçka inventive. Kjo është politikë, jo matematikë.

Atje le t’u hipin mbi kokë. E jo qeveria të bëjë luftë gjakatatre në shtëpi kundër të gjithëve që kërkojmë garancë të tillë. Zihu me të gjithë që kanë frikë se Bullgaria, edhe pas ndryshimit të Kushtetutës, do të vazhdojë me insistimin se nuk e pranon veçantinë e popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase. Ndërsa me bullgarizimin e vlerave të BE-së, BE-ja do të vazhojë të marrë pjesë në krijimin e politikave të reja dhe krizave të reja brenda-politike.

U zumë, ore, prapë u nda shoqëria maqedonase. E prapë do të zihemi.

Çfarë do të ndodhë nëse do të ketë veto të re bullgare? Prapë do ta hamë shkopin. E dimë se presioni vjen drejt nesh. Rregulli “ata janë brenda, e ju jeni jashtë” do të vlejë deri sa nuk hymë në BE. Nëse ndonjëherë do të hymë. Sipas mënyrës se si sillet politika zyrtare shtetërore në Sofje, ata do të shpikin veto të reja për milionë tema.

Nuk bëhet fjalë për euroskepticizëm, por për mosbesim në kapacitetin negociues të kësaj qeverie, e cila na bindë, se ja, vetëm edhe bullgarët në kushtetutë, dhe nuk do të ketë kërkesa të tjera. Edhe për mosbesimin ndaj opozitës, e cila është e sinqertë kur thotë se nuk pranon ndryshim të Kushtetutës nën diktimin bullgar. Po, ata e shëtisnin Danellën nëpër Shkupi dhe e shisnin si kandidate të pavarur për kryetare, bashkë do të blinin autobusë, e ne duhet të besojmë se nesër, nëse ata kanë shumicë në Kuvend, nuk do ta ndryshojnë Kushtetutën. Po, edhe për BDI-në në Qeverinë e parë të Nikolla Gruesvskit thoshin se nuk hynë në koalicion, e pastaj kur u rregulluan, qeverisën për 8 vjet, na bënë copash.

Ashtu që, nuk bëhet fjalë nëse do ta ndryshojmë Kushtetutën. Por, nëse BE-ja do të sigurohet që të mos ketë veto të re bullgare që do t’i përbuzë maqedonasit?

Është e thjeshtë. Çmimi që kësaj here do të duhet të paguajmë vetëm që t’i nisim negociatat, por jo edhe që të hymë në BE, është tepërsisht i lartë për ne. Tashmë nuk jemi në gjendje të paguajmë shumë shrenjtë për diçka që nuk e dimë a do ta fitojmë pa marrë një fletë garancioni. Nuk kërkojmë lirim. Vetëm fletë garancioni.

Domethënë, ne do ta ndryshojmë Kuhstuetutën, e ju të garantoni se nuk do të ketë veto të re nga Bullgaria.

Vetëm këtë gjë e kërkojmë nga BE-ja, e ta përfudojmë më atë histori. E që “Ne jemi Evropë”, – jemi.

2 Puna që diplomati i lartë amerikan Gabriel Eskobar sërish erdhi të japë mbështetje për BE-në është diçka e papritur. Amerikanët janë sërish këtu, sipas zakonit, të kërkojnë ta rregullojnë punën që BE-ja ia shkaktoi Ballkanit. Jo se na duan shumë. Por që t’i mbrojnë interesat e tyre. Të sigurojnë stabilitet për Evropën juglindore. Konsiderojnë se për këtë gjë u duhet një Maqedoni stabile dhe me prosperitet, e cila tashmë është partner strategjik i SHBA-së. E për momentin, shohin se këtë mund të na e sigurojë vetëm anëtarësimi në BE.
Edhe ne ashtu mendojmë.

Nga pavarësimi e deri më tani, SHBA-ja ka qenë gjithmonë këtu kur Evropa e prishte punën. Në 1993 bashkë me britanikët ia dolën të na fusin në OKB, pasi paraprakisht Bashkësia e atëhershme evropiane me të ashtuquajturën Deklatatë të Lisbonës vendosi asnjëherë të mos pranojë ndonjë shtet që mban fjalën Maqedoni. Në 1995 më dhunë menaxhuan embargo greke. Në 2001 na e shkruan Marrëveshjen kornizë që të parandalohet që konflikti me UÇK-në të rritet në një luftë të madhe dhe të gjatë civile. Në 2017 na e shkruan Marrëveshjen e Prespës dhe fill pas saj, siç premtuan, na futën në NATO. Tani thonë – Hajde disi t’ju futim në BE që të kemi një problem më pak në krahun jugor të NATO-s.

Ata e shohin interesin e tyre. Dhe përderisa interesi ynë përputhet me të tyrin, atëherë jemi OK.

3 Por, kujt t’ia thuash? Hristijan Mickoskit, lider i tanishëm i VMRO-DPMNE-së që shpik se e gjithë bota dhe e gjithë Evropa shpikin konspiracione kundër partisë së tij? Se një diplomat i lartë amerikan është i gatshëm ta ndezë avionin nga Uashingtoni, të harxhojë dy ditë të karrierës së tij profesionale në Shkup, vetëm që t’ua bëjë qejfin Dimitar Kovaçevskit dhe Bujar Osmanit? Pse? Që t’u bëjë torturë deputetëve të opozitës.
Eh, ai Hristijan Mickoski tashmë e sheh veten si kryeministër i ardhshëm.

Është pak e paskrupullt të thuash se nuk e pranon ndryshimin e Kushtetutës nën diktimin bullgar, e të mos thuash nëse do ta ndryshosh fare Kushtetutën. Dhe nuk mund të thuash – do t’ju them, po si fillim të fitoj në zgjedhje.
Na trego, Mickoski, para zgjedhjeve, që ta dimë. A do t’i fusni apo jo bullgarët në Kushtetutë?
Apo, nëse nuk e ndryshoni Kushtetutën nën këto kushte, nën cilat kushte do ta bëni?

Por, kështu është Mickoski dhe kështu është VMRO-DPMNE-ja. Për shtatë vjet e pritëm Mickoskin të thotë diçka konkrete. Si për referendumin për ndryshimin e emrit. Do ta bllokojë, do të thotë “këtë ne nuk e bëjmë”. E ndërkohë, nuk tregon se çfarë do të bëjë. Ata janë kundër “gjithçkaje”, e nuk thonë se “për” çfarë janë.

Para një muaji deputetët e tij nuk votuan për Ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase. As vetë ata nuk e dine përse. Patriotë të mëdhenj të shqetësuar për maqedonizmin. Hajde, për atë që nuk votuan – mund të thuhet se nuk votuan nga inati. Por, pse nuk votuan, vallë për Ligjin për kufizimin e interesit që të mos mund ta tejkalojnë borxhin bazë? Thua me vete, hajde, ndoshta për të tjerët nuk u bëhet vonë, por si mundet që votuesve të tyre të mos u shpjegojnë se nuk është keq të jetojnë në skllavëri borxhesh? Dhe më interesantja, si munden këta t’u besojnë?

Oh moj nënë. Për cilët votues po flasim? Për ata të cilëve ambasadorja amerikane u jep tejet rëndësi kur thotë se qytetarët duhet t’u bëjnë presion politikanëve që t’u sigurojnë ardhmëri evropiane. Cilët qytetarë? Ata që ende e përmendin Nikolla Gruevskin në anketat për rejting të politikanëve? Ai rri atje, në BE, dhe që aty si ndonjë profet shkruan publikime analfabete në Facebook me të cilët e saboton procesin evropian. Kurse BE-ja, e cila na shet vlera evropiane, na e mbron kryeministrin të cilin e përndjekim se e ka plaçkitur shtetin.

4 Ende nuk ka asnjë lloj gjykimi kundër Nikolla Gruevskit dhe funksionarët e lartë të dyshuar për larjen e 4,3 milionë eurove me vjedhje të numrave amë për anëtarësinë e VMRO-DPMNE-së. Njerëzit kanë dhënë donacione nga 300.000 denarë, por nuk e kanë ditur. Procesi po rrjedh tashmë për vitin e pestë me radhë, në gjykatën themelore, në shkallën e parë.
Prokurorja në këtë rast është Lençe Ristovska. Nga koha kur ajo e paraqiti akuzën e PSP-së, ajo ndërkohë u dashurua, lindi binjakë, kaloi pushimin e lehonisë, fëmijëve u festoi ditëlindjen e parë, ndërsa gjykimi rridhte me prokuror të dytë…

Ja ku është Lençja, u kthye në punë, përsëri hyri në gjykatë dhe si të mos kishte ndodhur asgjë. Gjyqi ende dëgjon dëshmitarë.

Ne jemi tash në Evropë. Gjykatësit do të jenë më të përditësuar kur do të hynë në BE.

5 Shkupi mban erën e një kontejneri të lagur dhe jashtëqitje të qenit, mbytet në tym prej deponive të djegura, qentë e pastrehë na hanë nëpër rrugë, nuk ka transport të rregullt publik, qendra e qytetit po shkatërrohet, një urë është mbyllur, tjetra nuk është lëshuar për komunikacion, ndërsa kryetarja Danella Arsovska do ta kthejë përmendoren e Qoses dhe do t’i ndryshojë emrat e rrugëve. E ka dhënë iniciativë deri te Këshilli, Qosja të mos jetë te gjykatësit prej ku e hoqi Petre Shilegovi, por në ndonjë lokacion tjetër. Zot, o Zot, çfarë qasje serioze ka në menaxhimin e kryeqytetit. Gjithçka sipas procedurës.
Kush u ka faj këtyre të LSDM-së që nuk e shkrinë Qosen në hekur të vjetër. Ah bre, së paku atë punë ta mbaronin deri në fund, të mos mbetej asnjë gjurmë nga Qosja.

Por, Danella mund ta marrë Qosen dhe ta vendosë në lokacion tjetër. Ja, le ta vendosë para shtëpisë së saj, aty le t’i përulet bashkë me ata të VMRO-së që e sollën në pushtet. E nëse prapë ndryshon emrat e rrugëve, le ta ndryshojë vetëm emrin e rrugës së saj. E ajo pastaj le të shkojë të ndryshojë dokumente me adresën e re.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира