FLUTURIM TË KËNDSHËM

Ndërsa për ne që mbetëm: “Na falni për vonesën, faleminderit që fluturuat me ne”.

1 Kur lexon kumtesën nga MPB për sulmin e kullës së kompanisë shtetërore M-NAV në Aeroportin e Shkupit, të duket se është një kumtesë e thjeshtë për ndonjë rrahje nëpër kafenetë e paprekshme që e ngulfatin qytetin e Shkupit. Prishje e rendit puvlik. Mirëpo gjuha e thatë policore e përkthyer në një gjuhë normale do të thotë kështu:
Një bandë ka sulmuar kullën e kontrollit të aeroropotit të Shkupit dhe ka rrahur kontrollorët e fluturimit ndërkohë që ata kanë qenë duke kryer punën e tyre. Sulmi ka qenë i drejtuar nga një funksionar i lartë i BDI-së, i cili me kartën e tij elektronike ka arritur të futë brenda edhe shtatë banditë të tjerë. Sulmin ndaj kullës së kontrollit e kanë kryer sepse kontrollorët kanë ngritur krye në lidhje me çështjen e punësimeve në bazë partiake. Kështu rrahën shqipëtarët sepse janë tradhtarë të kauzës për punësime partiake.

Epo, njerëz të dashur, as Talibanët nuk u futën në kullën e kontrollit në Kabul në momentin më kritik në vitin 2021, kur amerikanët u tërhoqën nga Afganistani dhe u lejuan të ikin atyre që donin të iknin, kurse te ne kopilat partiake u futën në kullën e kontrollit që t’i mbrojnë punësimet partiake, duke u rënë kontrollorëve me grushta ndërkohë që ata punonin. Ndërkaq drejtori i M-NAV Fahrudin Hamidi thotë se e gjithë kjo ka qenë një grindje e vogël mes kolegëve, siç ndodh në çdo firmë. Siç duket në firmat ku shefa janë anëtarë të BDI-së, kjo është një sjellje normale në një mjedis pune – askush nuk mundet të na bëjë gjë. E nëse dikur ngre krye, ti merri shokët që të grindeni.

Me shumë mundësi, siç thotë drejtori, kontrollorët e fluturimit me të vërtetë kanë qenë të marrosur. Nuk paska qenë Bekim Neziri ai që me kartelën e punës u ka hapur dyert banditëve, por ka ardhur Kërsto Mukoski që t’ua hapë.

Кur futesh në territorin e rrethuar të kullës së kontrollit të aeroportit, prakikisht ke qasje te pista dhe platforma ku parkohen avionat. E nëse kaq lehtë mund të shkohet te pista, kjo do të thotë se nesër ata mund të futen edhe nëpër aviona e të bëjnë rrëmbime, nëse nuk janë të kënaqur nga balancuesi për përfaqësim të drejtë në ekipazhe.
Apo të gjuajnë fishkezjarre apo petardat e Drin Ahmetit, nipit të liderit të BDI-së, bisnesmeni i respektueshëm që është pronar i një qendre tregtare. Meqenëse bëhet fjalë për cenimin e sigurisë në komunikacionin ajëror, në një shtet tjetër sulmi i kullës së kontrollit do të konsiderohej akt terrorist dhe autoritetet do të reagonin në mënyrën përkatëse. Te ne, ndaj një akti terrorist reagohet në mënyrë të tillë që thirret seancë qeveritare 5 ditë pas ngjarjes.

2 Por, pse të nxitohemi kur ministri për transport dhe lidhje Bllagoj Boçarocski thotë se ai nuk është kompetent për shoqërinë në pronësi shtetërore M-NAV dhe garanton se sigurimi i fluturimeve në Maqedoni nuk është cenuar. Është sigurtë. Vetëm se i rrahin nga pak kontrollorët në punë. Është sigurtë. E gjuajnë me grushta kolegun ndërkohë që ai është duke parë ekranin e radarit, ndërsa ti i qetë ateron me avionin në mes të mjegullës. Dhe pastaj, kur ke pauzë për pushim, në vend të relaksohesh, bën kopje të incizimeve nga kamerat e sigurimit. Për çdo rast. Mos i kujtohet dikujt nga menaxhmenti t’i fshijë.
Është i sigurtë fluturimi në Maqedoni. Por më e sigurta nga të gjitha është të fluturohet nga këtu. Po për ne që mbetëm: “Na falni për vonesën, faleminderit që fluturuat me ne”.

3Sulmi i kullës së kontrollit ndodhi mu në ditëlindjen e Ali Ahmetit. Rastësisht, mu atëherë doli incizimi që e publikoi zëvendës kryeministri Artan Grubi nga një festë në kabinetin e tij qeveritar, ku liderit i këndohen këngë live, ndërkohë që ai këndon dhe pi duhan me shoqëri.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk ndodhej në mesin e asaj shoqërie gazmore. Nuk e ka kapur kamera. Ai ua zbrazte taketuket dhe kujdesej që t’i kenë gotat plot. Aq shumë e respektojnë, sa nuk e çonin t’u blejë cigare.

4 Po atë ditë, në ndonjë realitet paralel të Maqedonisë në BE, u takuan zëvendës kryeministri Bojan Mariçiq dhe ambasadorja amerikane Anxhela Ageler dhe biseduan për “përkushtimin e realizimit të axhendës evropiane me partnerët tanë strategjikë” duke konkluduar se “kjo gjë është në interes të gjithë qytetarëve tanë”.
Ç’nuk bënë amerikanët për ne që kur na pranuan si shtet i pavarur dhe sovran. Na nxitën për anëtarësimin në OKB, na pranuan me emër kushtetues, i bënë ballë embargos greke, na futën në NATO, na trajnuan qindra gjykatës dhe prokurorë, na trajnuan politikanët që të jenë liderë të përgjegjshëm, na i shëtisnin kryetarët e komunave nëpër Amerikë që të mësojnë për qeverisjen e mirë, transparencën, dhe luftën kundër korrupsionit, na trajnuan ushtrinë, na armatosën, na e mbrojtën trashëgiminë kulturore, na i forcuan mediumet…Ç’mbeti tjetër? Të na shpëtojë nga vetvetja? Sikur të mund të na shtynin disi edhe pak drejt BE-së!

Epo, që t’u ecë mirë amerikanëve shtyrja që na bëjnë neve për në BE, që të mund ta heqin hallin Maqedonia nga shpatullat e tyre, me sa duket do të duhet ta zgjerojnë listën e zezë duke shtuar edhe disa faktorë të tjetë më të fortë të BDI-së se Ramis Merko. Sepse, vendosja vetëm e kryetarit të Strugës në listën e zezë amerikane nuk bën ndonjë diferencë në praktikikimin e qeverisjes së mirë të “kafshëve shtëpiake të Kalasë”.

5 Kryetari i Këshillit Gjyqësor Sashko Georgiev dha dorëheqje. Sipas gjykimit të Gjykatës administrative, për 8 muaj në mënyrë tëpaligjhsme ka kryer funksionin e tij, sepse anëtarët e Këshillit Gjyqësor në mënyrë të paligjshme e kanë shkarkuar Vesna Damevën.
Që kur anëtarët e Këshillit Gjyqësor në mënyrë të paligjshme kanë ndërruar kreyetarën, do të thotë se ata as ligjin nuk dinë ta respektojnë. Ndërkaq janë ata që duhet të vlerësojnë nëse gjykatësit zbatojnë të drejtën e ligjit.

Tingëllon palidhje, por ka efekt. E as nuk e kanë ndërmend të japin dorëheqje. Me shumë siguri përgatiten që ta vlerësojnë punën e gjykatësve administrativë të cilët gjykuan se nuk kanë as njohurinë bazore të ligjit dhe drejtësisë. Sa për turpin, të mos flasim fare.

6 Po hajde, le ta kalojmë disi edhe një festë. Nga katër kumtesat e fundit në uebfaqen e Qeverisë, tre janë për festa dhe ditë jopune.
Vigjilja e Krishtlindjeve, pastaj Krishtlindjet, pastaj kujt i ra monedha, pastaj Krishti lindi, me të vërtetë lindi, pastaj mirëqenie në vend, pastaj paqe në shpirt, pastaj bashibozuk në kullën e kontrollit…

Mirë do të ishte që qytetarët e Maqedonisë të kenë kapacitetin për një kujtesë më të gjatë. Sepse përndryshe, sulmi në M-NAV që në një shtet normal të NATO-s do të interpretohej si një akt terrorist, deri të martën, kur të mblidhet Qeveria, me të vërtetë do të ulet në nivelin e – grindjes. E deri atëherë M-NAV mund të kaplohet edhe nga zjarri, ashtu siç i ndodhi në vitin 2020 Inspektoratit për mjedis jetësor dhe në vitin 2013 Postës qendrore.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира