FONDI MARSHALL

Do të formohet Ministria për jokompetencë me zëvendëskryeministër që do ta drejtojë organin për koordinim ndërinstitucional të jokompetencave të gjithë ministrive dhe institucioneve shtetërore dhe komunale.

1 I gjithë shteti ynë është model përfaqësues, mbi të cilin mund të bëhet studim rasti për jokompetencë. Mund të shkojmë përreth botës dhe t’u mbajmë trajnime për jokompetencë qeverive të atjeshme.
Sembulli i fundit praktik është rasti me murin mbështetës në lagjen Vodno mbi Klinikën e fëmijëve në Shkup. Muri ka filluar të dobësohet që në vitin 2019, kurse tani është duke u rrënuar. Drejtorët e Klinikës kanë ngritur panik para pesë vjetëve, kurse tani ai që panikoset është Stojançe Angellov nga Qendra për menaxhimin e krizave (QMK), por askush nuk është kompetent. Komuna qendër thotë se për murin është kompentent Qyteti i Shkupit, Qyteti i Shkupit thotë se ai është përgjegjësi e Ministrisë së shëndetësisë, kurse Ministria e shëndetësisë thotë se muri dhe rruga mbi të me siguri nuk janë nën kompetencën e pushteteve shëndetësore. Dhe ashtu, pas pesë vjetësh kalimi të kompetencave, rrethi u mbyll.

Eh sikur të vinte një inspektsion që ta mbyllte gjithë shtetin. Vetëm se edhe inspeksioni do të duhej të jetë ndonjë inspeksion prej jashtë, sepse nëse është i këtushëm, edhe ai do ta shpallet si jokompetent.

Bie muri që mban rrugën në qendër të qytetit dhe e dëmton komunikacionin, parkingun, po edhe gjithë Klinikën e fëmijëve, kurse ti si pushtet lokal, i përzgjedhur dhe i paguar nga qytetarët, thua: “Kjo nuk është kompetenca ime”. “Zgjidhja e problemeve nuk është puna jonë”. “Nuk mund të prekim aty”.

E çfarë ndodh kur ti thua se nuk je kompetent? Vallë, do të pushojë muri së rëni? Ose – nuk jam kompetent, nuk më intereson. Nuk ka kompetencë, nuk ka problem.

Të mos flasim që muri është kretjësisht kompetencë e pushteteve lokale. Ai mur nuk është mur mbështetës që duhet të mbajë një mal. Është një gardh i betonit në mes rrugës dhe Qendrës klinike, që ka pësuar. Ai i qeverisë që ka paguar shërbimet komunale për ndërtimin e gjithë atyre ndërtesave që e dhunojnë Vodnon, duhet poashtu ta bëjë murin. Kur paskan qenë aq lakmitarë për para nga parcelat, atëherë le të paguanë dhe le ta mbrojnë edhe spitalin nga rrëshqitjet e dheut. E jo, mezi të presin të thonë se janë jokompetentë. Që t’u mbesin para në buxhet edhe për ndonjë punësim tjetër partiak. Dhe për ndonjë fitues tjetër paraprakisht të pëcaktuar. Që të ketë më shumë për ata.

Por kjo është tashmë temë tjetër. Për atë do të duhet të merret ndonjë institucion tjetër që do të shpallet jokompetent.

Megjithatë, meqenëse shumica e re në Kuvend rriti numrin e ministrive, ato mund të votojnë një Ministri të jokompetencës nëpërmjes një procedure urgjente. Me një ministër dhe një zëvendëskryeministër që do të udhëheqin organin për koordinimin ndërinstitucional të gjitha ministrive dhe institucioneve shtetërore e komunale.

Që kur shumca e re e Kuvendit e shtoi numrin e minsitrive, mundej me procedurë urgjente ta votojë edhe Ministrinë për jokompetencë. Me ministër dhe zëvendësministër që do ta drejtojë organin për koordinim ndërinstitucional jokompetencë të të gjitha ministrive dhe institucioneve shtetërore dhe komunale.

2 Nëse as QMK nuk ia del që në takimin koordinues të zbulojë se kush është kompent për ta shpëtuar nga rrëshqitja e dheut spitalin më të madh të fëmijëve në shtet në qendrën e kryeqytetit, hapi i radhës logjik është të thirret një konferencë e paqes. Qëllimi i kësaj konference do të ishte të vendosej një pajtim më afatgjatë mes kryetares së Shkupit Danella Arsovska dhe kryetarëve të komunave, gazetarëve, organizatave joqeveritare, inxhinierëve ndërtues, arkitektëve, dekanëve të fakultetit dhe qytetarëve. Vetëm se, si do ta kontaktojnë? Më lehtë do të vihej kontakti me jashtëtokësorët, sesa me kryetaren e Shkupit. Më shpejt do të marrej informacioni nga marsianët, sesa nga shërbimet e drejtorëve të Qytetit të Shkupit. Për më tepër që marsianët nuk i harxhojnë paratë tokna.

Kryetari i konferencës së paqes do të ishte Talat Xhaferi. Vetëm ai më vjen  si person me karakter diplomatik të matur, që mund t’i kundrvihet kryetares së Shkupit. Nëse duhet, mund të recitojë edhe poezi. Meqë mban dy funksione njëkohësisht, edhe kryeministër edhe deputet, mund të mbajë edhe një tetë tretë – kryetar i konferencës së paqes për murin. Që sigurisht do t’i përfshijë edhe çështjet për sigurinë e urës Bellasica, për atë se deri ku është ndërtimi i stacionit pastrues, çfarë ndodh me paratë e miratuara nga transporti i shpejtë, Salla Universale, aksi në Momin potok dhe një sërë gjërash të tjera për të cilat pushteti i qytetit konsiderohet  jokompetent, përfshirë këtu edhe kositjen e rregullt dhe mbledhjen e barit të kositur.

Si përfundim nga ajo konferencë e paqes duhej të dilte pajtimi i palëve që të formohet ndonjë fond për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga jokompetenca si mënyrë e të menduarit. Ashtu siç amerikanët kishin shpikur Fondin e Marshallit për rinovim të Evropës në Luftën e Dytë Botërore, ashtu siç tani bëherë konferenca për rinovim të Ukrainës, ashtu duhet të shpiket dhe Fondi i Marshallit për rinovim të Shkupit të shkatërruar.

3 Ne nuk mund të lejojmë të na udhëheqë ideja e BE-së. Por, fakti që gjashtë vjet pas nënshkrimit, po problematizohet Marrëveshja e Prespës nuk është faj i Maqedonisë. Nuk është as faj i Greqisë. Të dyja shtetet arritën të zgjidhin një kontest diplomatik që zgjaste 30 vjet në zemrën e Evropës. Mirë ama,depërtimin diplomatik që e bëmë këtu, në Ballkan, me ndihmën e SHBA-së, BE-ja e ktheu në dështim. Nuk arriti të kapitalizojë nga marrëveshja që vetë e mbështeti.
Tani habiten se përse sërish po del shpirti nga shishja që Maqedonia dhe Greqia e mbyllën para gjashtë vjetësh. Ne e mbyllën çështjen por BE e mbajti hapur. Askush këtu nuk priste se do të hjmë menjëherë në BE, por askush  nuk e prishte as se po ajo BE që e mbështese marrëveshjen, në vend që të na mbështesë në udhë, do të na vendoste pengesa të reja vazhdimisht.

Shumë na dhembi ndryshimi i emrit të shtetit. Sapo thamë se na u hapën perspektivat, ata shpikën koncept të ri të përhapjes, po hajde tani veto nga Bullgaria, hajde edhe një propozim francez, hajde tani prapë ndryshoni Kushetutën…

Dhe normalisht që lanë kohë dhe hapësirë që fuqitë të cilat ishin kundër Marrëveshjes të forcohen edhe në Greqi edhe në Maqedoni. Lejuan që të rritet pakënaqësia dhe frustrimi tek ata që më së rëndi e pranuan sakrificën me ndryshimin e emrit kushtetues, por thoshin “hajde ta mbarojmë atë punë dhe të shkojmë përpara”. Dhe, jo vetëm për të mirën tonë, apo, por edhe për të mirën e të gjithëve, Maqedonia vuri një përcaktues gjeorgrafik në emrin e saj, ndërsa Greqia pranoi veçantinë e popullit dhe gjuhës maqedonase.

Të ishim nisur për BE fill pas Marrëveshjes së Prespës, pa nisur të na shpikin budallallëqe për shkak të vetë egoizmit dhe vetadhurimit të tyre, kjo gjë do të ishte mirë edhe për stabilitetin e BE-së. Të paktën sipas të gjithë parametrave do ta mbyllte këtë grope të zezë në zemër të Evropës.

Kujt i konvenon që një çështje që është mbyllur ta hapësh përsëri? BE-së?

Në vend që të jetë faktor i qetësisë dhe përparimit, BE u bë faktor i jostabilitetit.

4 Në një spital shtetëror të Shkupit, në mes të hollit qëndron një sandëk në të cilin me shkronja të mëdha thuhet “Lëvdata dhe ankesa”, ndërsa në një fletë tjetër më lart ka një udhëzues për pacientët – për lëvdatat dhe ankesat të lajmërohen te psikologu klinik në katin e parë. Me fjalë të tjera, në shëndetësinë tonë publike, si nëse bën lëvdata, si nëse ankohesh, nuk je mirë me mend, je për mjekim. Ndërkohë, ja, një muaj ka kaluar, dhe nuk ka përgjigje se përse vjen era në Klinikat kirurgjike.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира