GJENERATA E TRETË

Herën tjetër para zgjedhjeve, VMRO-DPMNE nuk do të ngopet vetëm me shkundjet e avionit që kalon mbi qytetin e Ohrit. Dëgjuam edhe ide se nuk u paskan munguar.  

GJENERATA E TRETË

1Në këto momente, me të vërtetë ndjejmë mungesën e Nikolla Gruevskit. Të na telefonojë dhe të porosisë që të na japin të gjithëve nga dy- tre shuplaka. Por nga ato më të fortat. Që të na zgjojnë nga hipnoza ku po na mban VMRO-DPMNE.
Po e shikoja para disa netëve sekretarin gjeneral të VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev. Po thoshte se kjo udhëheqësi nuk ka asnjë lidhje me krimet e Gruevskit dhe me paaftësinë e udhëheqësve të kaluar të partisë për të gjetur kompromis me Greqinë që ta çojë Maqedoninë drejt NATO-s dhe BE-së. Dhe tha se këta udhëheqës janë gjenerata e tretë e VMRO- DPMNE-së.

Dhe kush e thotë këtë? Drejtori i mëparshëm i JSP, që në emrin e vet i dërgonte autobusët e qytetit për të protestuar para selisë së LSDM-së në Bihaqka. Personi I.J. që është dyshuar në një nga hetimet më të reja të PSP me emrin “Dizajn” për keqpërdorime gjatë blerjes së autobusëve kinezë dykatësh. Autobusët i ranë ndërmend personit të gjykuar N.G., por edhe i kishte menduar që dizajnin ta kenë ndryshe, më rrumbullak, e prandaj i ka porositur ashtu siç i porosiste ato që fillojnë me “M”. Kurse këta, trashëgimtarët e gjeneratës së tretë ia kanë plotësuar dëshirën, duke i shpenzuar të gjitha paratë e të gjithë qytetarëve.

Vallë, çfarë mendon Janushevi si përfaqësues i kryesisë së VMRO-DPMNE-së? Se fakti që ribrendohet me emrin “Gjenerata e tretë”, do ta falë nga përgjegjësia? Dhe ashtu, të pastruar nga ligësitë e gjeneratës së parë dhe të dytë, do të bëjë marrëveshje të re me Greqinë me të cilën do ta çojë Maqedoninë në NATO dhe BE?

Syri nuk do t’u shkrepë, derisa pas tyre shkojnë incizimet e sulmit të Parlamentit më 27 prill vjet dhe i shikojmë kokët e përgjakura dhe shikimet e frikësuara të deputetëve dhe gazetarëve që thonë “nuk ka dëshmi”. E madje edhe akuzojnë. Paska qenë përndjekje politike. Vëllezërit tanë shtrihen në burg.

E këtë e thonë ndërkohë që në gjykatë dëgjohen më shumë e më shumë dëshmi më të pabesueshme për mashtrime në zgjedhje. Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski kanë shkëmbyer ide se a do të ishte më mirë të përmbysnin një traktor apo një kamion që të pengojnë votuesit për të mbërritur në vendvotim. Këto vetëm si një rikujtim i atyre deklaratave legjendare që i dëgjuam të gjithë. “në hendek me gjithë gruan, me gjithë fëmijët”, “ do t’i tërheqim për veshi”, “do të ketë britma e piskama”, “do t’ia djegim dyqanin”. Të gjitha këto malverzime të gjeneratës së dytë të VMRO-DPMNE-së” duhet t’i harrojmë apo jo? Pasi “gjenerata e tretë” thotë se “nuk mbahet mend një vjedhje e tillë historike e votave si në këtë referendum”.

Kurse ne i dëgjojmë si të hipnotizuar. Dhe çuditemi: “Si mund të na gënjejnë!? Shiko, shiko ç’thotë! Si nuk i vjen turp!?” Kurse ata me çdo habitje tonën bëhen gjithmonë e më të fuqishëm. Me çdo habitje, gënjeshtra e tyre bëhet e vërtetë. Me çdo habitje gënjeshtra e tyre bëhet problemi ynë. Ata mendojnë se VMRO-DPMNE ka 1.200.000 mbështetës Dhe përnjëherë, doli se VMRO-DPMNE ka 1.200.000 mbështetës.

Sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së Igor Angjushev, e akuzoi qeverinë për ryshfet me deputetët të partisë së tij nga 200.000 deri më 2 milionë euro, po nuk tha se kush ishin deputetët. Në fillim ishin kombet e verdha, tani u bënë 2 milionë euro. Në botën e VMRO-DPMNE-së vetëm gënjeshtra nuk ka çmim.

Jo, jo… Ata nuk janë të çmendur. Jemi ne. Kanë hyrë ata në historinë e mohimit të ligësive. Dhe na kanë futur edhe ne në atë histori. Ky paska qenë regjim, jo ai i që bënin ata. Kjo paska qenë huntë. Përndjeke politike, leshin…Nga kokat e ruara kanë pasur frikë. Ndërsa ata janë gjenerata e tretë e VMRO-së, mbrojtësit e pafajshëm të Maqedonisë Pas të cilëve qëndrojnë 1.200.000 qytetarë.

2Nuk është se ne nuk e dimë se çfarë zullumesh janë bërë. Dhe se akoma e mbajnë në robëri të gjithë shtetin vetëm që të shpëtojnë nga burgu. Vetëm kjo u mbeti. T’i mohojnë zullumet. Se mos kemi harruar se çfarë kemi dëgjuat nga bombat. Besa, atë edhe e kemi ndjerë, jo vetëm dëgjuar.
Jemi lodhur. Jam mërzitur së prituri të ndodhë ndonjë mrekulli. Mediat janë të mërzitshme. Aktrojnë gjoja se janë të balancuara. Ai tha. Por edhe ky tha. Vijnë si robotë me nga dy-tre fraza dhe thonë: të them, të përsëris, vetëm do të përsëris atë që thashë…”.

Si more, askush nuk u tha: Mashtrues! Mirë që mediat nuk u kundërvihen gënjeshtrave. Por, çfarë bën qeveria? VMRO u shesin mend, kurse këta heshtin. Demek, kanë mbetur pa fjalë nga budallallëqet. Gjenerata e tretë e VMRO-DPMNE -së e përqesh LSDM-në, kurse këta i përqeshin në Fejsbuk dhe Tuiter. Duke postuar lloj lloj fintash. Shikoni se si janë, hahaha…

As “Gënjeni” nuk u thonë. Eh, ç’paska qenë kjo arrogancë dhe ky dembelizëm i LSDM-së. As për një emision debatues nuk duan të përgatiten ashtu siç duhet.

3Kryeministër Zaev, ti ji sa të duash njeri fetar. Dhe jepu mëshirë sa të duash. Beso në mrekulli. Se veç mrekullia të ka shpëtuar më 27 prill kur erdhën të të vrisnin.
Mua nuk  më intereson aspak se çfarë mendon qytetari Zoran Zaev për sulmin e Parlamentit dhe si do të ishte sjellë ai me sulmuesit dhe porositësit e sulmit. Por, qytetari Zoran Zaev kur është kryeministri Zoran Zaev ka për detyrë të sigurojë zbatimin e drejtësisë. Ose më saktë, të mos përzihet në zbatimin e drejtësisë.

Kishim 24 dhjetorin 2012. E kishim 27 prillin 2017. Ç’duhet të kishte ndodhur më keq? Deputetin Zijadin Sela ta vrisnin, siç menduan se do të mbaronte punë? Ta vrisnin liderin e shumicës parlamentare Zoran Zaev? Të vrisnin ndonjë deputet apo gazetar? T’i largonin shqiptarët pas Vardarit? Pasi dëgjuam në bombat edhe “…po luftë të bëjmë?”

Herën tjetër para zgjedhjeve VMRO-DPMNE nuk do të ndalet te shkundjet të avionit që kalon mbi qytetin e Ohrit. Dëgjuam edhe për ide se nuk u kanë munguar.

4Pas pauzave në seancat e parlamentit, në kanalin e parlamentit ka emision mu për Parlamentin. Program arsimues. Me histori mbi Parlamentin, shpjegime mbi demokracinë, rolin e deputetit dhe gjëra të ngjashme.
E kur përfundon emisioni fillon seanca parlamentare. Dalin disa nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe bërtasin: “Aman o kryeministër, uluni, ju  liderë të partisë. Pse na maltretoni që të marrim vendimin. Merruni vesh, le të mos maltretohemi, ne do të shtypim butonin nëse ka nevojë”.

5Zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit të SHBA për Evropë dhe Euroazi, Methju Palmer tha: Konkretisht i bëjmë thirrje kryesisë së VMRO-DPMNE-së, e cila tha qartësisht se është kundër Marrëveshjes me Greqinë, që t’i lirojë deputetët e saj që të mund të votojnë të lirë, pa frikë nga hakmarrja”.
Në fakt, Palmer e tha të njëjtën gjë si Ves Miçel para disa ditësh, vetëm me fjalë pak më të qarta. SHBA janë miq të Maqedonisë. SHBA janë të zhgënjyer nga kryesia e VMRO-DPMNE-së. Marrëveshje më të mirë me Greqinë nuk do të ketë.

Kaq nga gjenerata e tretë.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира