GJYKATËS NAIVË

Nëna e të gjitha ligësive të Maqedonisë është gjyqësia

GJYKATËS NAIVË

1Të gjithë e dinin që të akuzuarit e PSP-së për përgjimet e paligjshme të mijëra qytetarëve dhe shkatërrimin e pajisjes për përgjim do t’ia mbathnin. Por, si duket këtë gjë e paskan ditur edhe gjykatësit. Fakti që vendimi për paraburgim arriti deri te Gjykata supreme, vetëm që t’iu zgjatet e shkuara në paraburgim të akuzuarve, vërteton se e gjithë skema ka qenë e përpunuar paraprakisht. Sa paraburgime gjithsej ka shtyrë Gjykata supreme në praktikën e saj të deritanishme? Të vendoste ajo në këtë mënyrë për të gjithë që shkonin në paraburgime këto 11 vjetët e fundit, ndërkohë që VMRO-DPMNE ishte në pushtet, Gjykata supreme do të shndërrohej në gjykatë ankesash për paraburgime.

Gjykatësit nga vetë fillimi kanë ditur se si ta përshtjellim të gjithë procedurën. Që nga Gjykata themelore në Shkup, e cila nuk urdhëroi paraburgim, por u besonte të akuzuarve se nuk do t’ia mbathin, e deri tek Gjykata apeluese, e cila ndonëse dha vendimin për paraburgim, bëri përjashtim dhe i dërgoi për ankesë në Gjykatën supreme.

E tani çfarë do të bëjmë? Është fakt se nuk janë as Goran Grujovski, ish kryetari i departamentit për ndjekje të komunikimeve në MOB, e as Nikolla Boshkovski, i punësuar i cili i kryente urdhërat. Policia nuk i gjeti në shtëpi.

E po të donin të shkonin në paraburgim, do ta bënin.

Tetë ditë kaluan dhe ata nuk shkuan në paraburgim, edhe pse në Ligjin për procedurë penale thuhet se edhe pas përcaktimit të masës, ata pa shtyrje dhe në mënyrë të menjëhershme duhet të shkojnë në paraburgim. Dhe që “ankesa e të akuzuarve nuk e vonon zbatimin e masës së përcaktuar për paraburgim.

Po të donin të shkonin në paraburgim, do ta bënin. Mirë ama, aq apansës u ka ardhur vendimi i Gjykatës supreme, e nuk kanë patur kohë as grave të tyre t’u tregojnë se ku shkojnë. Madje edhe celularët i kanë harruar.

Kjo puna e celulareve është shumë e fortë: Kinse duhet të jesh hetues profesionist që të dish se nëse e ke ndërmend t’i ikësh drejtësisë, gjëja e parë që duhet të lësh pas janë kartelat dhe celulari. E, kinse duhet të jesh i akuzuar për përgjim të jashtligjshëm të 20.000 celulareve që të jesh profestionist e të të vejë mendja se duhet ta lësh celularin nëse vendos të largohesh.

Madje e fortë është edhe historia se arsyeja se pse nuk kanë mundur të ikin ka qenë sepse ua kanë marrë pasaportat. Nëse flasim për hetues profesionistë me përvojë disavjeçare, atëherë ata me siguri kanë ditur se si edhe pa një pasaportë të mund të dalin nga shteti.

Vetëm gjykatësit kanë bërë sikur nuk dinë. Në tërë këtë plan aspak naiv, vetëm gjykatësit kanë marrë rolin e personave naivë.

Dhe akoma nuk ka mbaruar gjthçka me mundësitë ligjore për bllokimin e drejtësisë. Akoma Gjykata kushtetuese mund ta shfuqizojë PSP. E pastaj – hajt me shëndet.

2E tani çfarë po bëjmë? Mirë që keta gjykatës janë pjesë e planit që të aktrojnë naivitet, por edhe duhet t’i kuptosh. Janë bërë njësh me rolin.

Por çfarë bënin gjykatësit që ishin të degraduar, të larguar të maltretuar…Ku janë gjykatësit, që nuk janë gjykatës “svarovski”? A ka fare të tillë? A do të flasin ndonjëherë ata publikisht? Hidhëroheshin se gazetarët u bënkan presion, fyheshin se e gjithë gjyqësia i quan “svarovski”, kërkonin mirëkuptim sepse frikësoheshin për vendet e tyre të punës, për jetët e tyre …Tani prej se frikësohen?

Po pikërisht ky rast për kush e di të satën herë, por këtë radhë më haptazi se kurdo herë tjetër vërteton që nëna e të gjitha ligësive në Maqedoni është “gjyqësia”.

Refoma? Ore, fjala “reforma” është joadekuate për atë që duhet t’i ndodhë gjyqësisë së Maqedonisë. Rizgjedhje të përgjithshme? Edhe ajo gjë pale se a do t’i ndihmojë. Departament i veçantë gjyqësor? Ku? Edhe në Gjykatën supreme? Edhe në atë kushtetuese? Ne këtu kemi problem me një organizëm të sëmurë për vdekje. I cili, nëse nuk pastrohet – do të nga varrosë të gjithëve. Këtë punë as Pribe e as askush nuk mund ta zgjidhë.

3Ja se ç’të bëjnë dy muaj në opozitë. Pritëm që VMRO-DPMNE t’i mbrojë partizanët. Ndërsa deri pardje i lustronte. Të gjithë qendrën e Shkupit e mbushën me përmendore të personazheve kontroverze të historisë, e jo vetëm të historisë sonë por edhe të asaj të fqinjëve tanë, ndërsa tani luajnë bishtin në lidhje me marrëveshjen me Bullgarinë, pasi aty thuhet se paskemi ngjarje historike dhe personazhe të përbashkëta. Pas emrave të kodoshëve të okupatorit fashist bullgar, kanë emëruar objektet e shtetit. (Të kërkoj ndjesë, Zaev, për fjalën e vockël “fashiste”, por kështu ka qenë). Gjysma e Shkupit quhet Todor Aleksandrov, nga rrugët e deri te urat dhe garazhat… Me kontrashoqatë e mbronin edhe Bllazhe Koneskin, që kur “xhuxhit të Nebregovës”, siç e quanin, ia vunë shkronjën “V” te mbiemri. Edhe gjuhën maqedonase do ta mbrojnë, pasi deri sa ishin në pushtet donin ta anulojnë katedrën e Fakultetit filologjik që në origjinalin e vetë quhet Bllazhe Koneski – pa V. Ndërkohë që lektorët e gjuhës maqedonase nëpër botë i lanë pa para.

Bukur do të ishte, që para votimit për miratimin e Marrëveshjes me Bullgarinë në Parlamentin maqedonas, të mund të shihet se sa nga këta të VMRO-së që tani i gjejnë mangësi dokumentit, kanë nënshtetësi të dyfishtë. Sa nga ata kanë edhe pasaporta bullgare.

Kështu do të dimë se a e kritikojnë marrëveshjen nga shkaku se janë shkelur interesat e Maqedonisë. Apo të Bullgarisë.

4Si ju duhet kjo shpallje?

“Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, sot realizoi takim zyrtar me ministrin për vetëqeverisje lokale, Syhejl Fazliu”.

Është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë me një foto. Si të ishin bashkëbiseduesit prej shteteve të ndryshme. Sikur LSDM dhe BDI të negocionin për marrëveshje bashkëpunimi, në të cilën në bisedimet publike iu bashkangjitet edhe VMRO-DPMNE.

Qeveria e Zoran Zaevit në fillim publikoi që e anuloi reklamimin e qeverisë nëpër mediat komerciale.

Më pas, pas ingerencave të ministrit Robert Popovski, përgjegjës për informacionet dhe transparencën, formoi sketor qeveritar për informim ku u punësuan 40 “profesionistë të mediave, komunikimit dhe PR”. Me siguri ndonjë nga ata profesionistë e ka publikuar shpalljen e mësipërme që kryeministri ëshë takuar me ministrin e tij në qeverinë e vet.

Do të thotë me paratë tona, qeveria e VMRO-së paguante propagandë për televizionet. Ndërsa tani, qeveria e LSDM-së përsëri me paratë tona do t’i paguajë rrogat e propaganduesve.

Si duket me të vërtetë ministri pa resor, Robert Popovski, gjënë e parë që ka gjetur në kabinetet e braktisura kanë qenë defterat e Martin Protogjerit me shënimet për propagandë. Dhe tani në praktikë mëson nga më i miri.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира