GJYKATËS TË KLASIFIKUAR

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:127:"Nuknashpëtojnëatanengakriza.Eshpëtojnëvetendheparatëtonaqëivodhën,ngaqënukduantëshkojnënëburg.

    1Maqedonia është, me shumë siguri shteti i vetëm, ku përndjekja e krimit është më e tmerrshme se vetë krimi. Maqedonia është shtet ku siguria kombëtare cenohet, nëse është dyshuar lideri i partisë dhjetë vjet në pushtet, sepse edhe përpjekja për të zbuluar se si është kryer akti i krimit është informatë e klasifikuar. Aq e tmerrshme është lufta kundër kriminalitetit në Maqedoni, saqë ka për ta cenuar sigurinë e shtetit.

    Në fillim, kësaj qeverie ia kishte fajin Kiroja. Më pas, pas shumë viteve, për të gjitha ia kishte fajin Brankoja. E pastaj, LSDM-ja. Më vonë, Zaevi. Pas Zaevit, shërbimet e huaja. Ia kanë pasur fajin edhe furgonat që shëtisnin. Edhe PSP-ja. Pastaj ambasadorët. Dhe tani, erdhi koha që të gjitha fajet t’i ketë Soros-i. Madje edhe për krizën politike.

    Ata mund të vazhdojnë edhe më tej të kërkojnë fajtorë se pse shteti është në krizë. Dhe mund të bëjnë edhe 100 organizata joqeveritare kundër LSDM-së dhe PSP-së, kundër Soros-it e kundër Katicës, madje edhe kundër BDI-së. Mund t’i klasifikojnë të gjitha informacionet, edhe gazetarët mund t’i largojnë “për çdo rast” nga salla e gjykimit. Ashtu siç mund t’i largojnë me forcë edhe deputetët e opozitës në Parlament. Mund të organizojnë edhe njëqind protesta në Nju Jork, prej dje edhe në Uashington para Shtëpisë së bardhë, që t’ia hapin sytë Trampit se cila është ligësia më e madhe në Maqedoni.

    E pas gjithë kësaj, në fund, mbetet pyetja kryesore: Çfarë do të bëjmë me krimin? Me atë krim që e dëgjuam në bombat nga telefonatat e përgjuara. Atë krim që dallohet nga zërat shumë të njohur të lajmeve në televizione dhe tubimeve spontane dhe të organizuara. Çfarë po bëjmë me përgjimin e paligjshëm? Çfarë po bëjmë me provizionet dhe përqindjet? Me fshehjen e vrasjeve? Me defterat e kandidatëve për gjykatës? Me hakmarrjet politike me dinamit? Çfarë bëjmë me terrenet për ndërtim në Vodno? Çfarë bëjmë me porositjen e akteve të dhunës, të britmave, të piskëllimave? Çfarë bëjmë me mercedesin prej 600,000 eurove me ekrane në sediljet e pasme? Përfundimisht, të kthehemi në çështjen thelbësore, nga e cila filloi gjithçka tjetër – Çfarë bëjmë me thyerjen masive të privatësisë dhe të drejtave njerëzore?

    Maqedonia është shteti i vetëm ku përpjekja për të zbuluar se kush ka bërë krim paraqitet si krizë politike. Edhe ata që kërkojnë që kriminelët të zbulohen dhe të dënohen, janë armiq të shtetit, tradhtarë dhe rrezikues të sigurisë së shtetit. Kurse udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së vazhdimisht përpiqet që krizës që doli nga mosdënimi i krimit, t’i japë një ton politik. Demek, bëhet fjalë për mendim të ndryshëm dhe luftë mes patriotëve dhe tradhtarëve, e jo për politikanë të dyshuar dhe të dënuar për krim. Ata nuk na shpëtojnë ne nga kriza politike. E shpëtojnë veten dhe paratë tona që na i vodhën, ngaqë nuk duan të shkojnë në burg.  

    2Dhe meqë kjo gjyqësi nuk mund t’i japë përgjigje pyetjes “Çfarë bëjmë me krimin?”, nuk e kam të qartë se si Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti akoma me gojën plot, tregojnë përralla për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë. Çfarë partneri shohin SHBA dhe BE te Maqedonia, nëse në gjykatat e këtushme nuk mund të kontrollojnë nëse dikush vjedh? Meqë, vetëm edhe nëse dyshojnë se dikush është hajdut, gjykata do t’i klasifikojë informacionet.

    Atë që e gjykuan për vjedhje të qebapave e kapi drejtësia e gjykatës maqedonase svarovski. Pasi, informacionet se sa sodë ka pasur në qebapat nuk ishin të klasifikuara.

    3SHBA dhe shtetet e BE-së në 20 vjetët e fundit kanë bërë trajnime të gjykatësve dhe të prokurorëve të Maqedonisë. Me paratë e tyre është bërë edhe një akademi e gjykatësve.

    Pse vetë gjykatësit dhe prokurorët, brenda 20 vjetëve nuk e dalluan propagandën amerikane dhe evropiane? Në vend të trajnimeve në Uashington, Bruksel dhe Strasburg, ku i harxhonin paratë për tatimpaguesit amerikanë dhe evropianë, pse nuk shkonin në trajnim për shembull, në Minsk? Ja tani edhe në Bjellorusi ua hoqën vizat. Tamam, aty do të ndjehen si në shtëpi.

    4Realisht, asnjëherë nuk mund të nënvlerësohet fuqia e budallallëkut dhe injorancës. Por ama, nuk mund të nënvlerësohet as propaganda. Dhe fakti që një gënjeshtër e përdorur 100 herë, bëhet e vërtetë.

    Kështu ata shpikën një lloj SOS-i për Soros-in në ditën e njëjtë që gjykatësja svarovski e pranoi tezën që nëse zbulohet se kush i ka shkatërruar dokumenetet për përgjimin e paligjshëm do të cenohet siguria e shtetit. Provojnë të na e shesin përrallën që përgjimi i gjysmës së shtetit ka qenë luftë kundër terrorizmit.

    Nuk është qesharake. Është propagandë. Dhe atë, e menduar mirë. Është naivitet të mendosh që kundër kësaj propagande mund të luftosh me tuite humoristike, statuese sarkastike në FB dhe me tallje. Sidomos në një shtet ku lajmi kryesor është që Ceca ka pranuar se e do Putinin. E jo lajmi se kush i ka vjedhur paratë e popullit.

    5Me paratë e tatimpaguesve bëhet edhe analizë për ndotjen e Shkupit. Finlandezët kanë zbuluar që çdo i sëmurë i tretë nga sëmundje respiratore apo të zemrës vdes nga ajri i ndotur në kryeqytet.

    Çfarë vlere ka analiza finlandeze, kur kryetari i qytetit Koce Trajanovski tha se problemi i ndotjes do të zgjidhet në afat të gjatë kohor. Sa të gjatë? Aq sa duhet që të rriten pemët që i preu, e të bëhen monstrat e Shkupit 2014 rreth Vardarit. Aq kohë sa duhet për t’u rritur pemë të reja në Vodno në vendet ku e betonuan malin.

    Ndoshta problemi i ndotjes do të zgjidhet në afat të gjatë kohor. Por nuk e do të mbërrijmë ta jetojmë.

    6Kjo jeta e re për të cilën fliste Zaevi, ku është? Mos vallë, ka filluar e ne nuk e paskemi vënë re? Këta të VMRO-DPMNE-së tashmë veçmë kanë nisur fushatë për zgjedhje lokale.

    Përktheu: Fjolla Zllatku

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира