GRUEVSKI PËR PRESIDENT

Tema e këtyre zgjedhjeve nuk është se a do të zgjedhim një president apo jo. Tema e vërtetë është nëse do të kthejmë Gruevskin në pushtet ose jo.

GRUEVSKI PËR PRESIDENT

1Në Maqedoni, ku ndodhin gjëra si ky rast ku ish kryeministri Nikolla Gruevski, i arratisur nga drejtësia, vazhdon të porositë intervista në televizionin nacional nga një dhomë hoteli në Budapest…në këtë shtet, pra, ende ekzistojnë qytetarë që me rehatinë më të madhe thonë se nuk do të dalin për të votuar. Pasi – nuk kanë një kandidat për president për të cilin do të kishin votuar.

Një gjë është të qenët i zhgënjyer. E të bësh muhabete kafesh se si “të gjithë janë të njëjtë”. Madje, të duash t’i hakmerresh pushtetit se si nuk i paska plotësuar pritjet e tua. Por, që ta harrosh përgjimin masiv!? T’i harrosh të gjitha krimet që dëgjuam te bombat!? Të harrosh se gjykata vazhdon ta pengojë drejtësinë!? Të harrosh se për president shteti kemi Gjorge Ivanovin, nga i cili në 12 maj do të kemi frikë se ç’çmenduri do të mund të shpikë!? Si mund ta harrojë dikush 27 prillin!

Nuk e kuptoj se nga cila lartësi morale e shikojnë këta qytetarë shtetin, që të mund t’ia lejojnë vetes të mos votojnë. A mund të imagjinoni se çfarë do të ndodhte me Maqedoninë nëse do të kishte pasur sukses grusht shteti i 27 prillit? Çfarë do të na gjente jo vetëm me deputetët që u sulmuan në Parlament? Jo vetëm me gazetarët që ishin atje për të raportuar? Tre kolegë nga redaksia jonë atë natë kishin frikë për jetën e tyre vetëm sepse policia nuk kishte ardhur akoma pas dy orësh nga fillimi. Pse? Pasi policia ishte e rrëmbyer nga VMRO-ja e Nikolla Gruevskit. Çfarë do të ndodhte nëse Zijadin Sela me të vërtetë do të kishte vdekur, siç kujtuan ata që e lanë të mbytej në gjak? Çfarë do të ndodhte nëse Zoran Zaevi bashkë me deputetë të tjerë do të kishte vdekur? Pasi, a nuk mbani mend se Gruevski atëherë thoshte: “Të kishin dashur ta vrisnin me të vërtetë, do ta kishin vrarë”.
Ore, çfarë do të ndodhte me të gjithë ne?

Po ai Gruevski, që atë natë jepte komanda nga Vjena, është edhe kryetar nderi i partisë, lideri i së cilës i quan patriotë ata që sulmuan Parlamentin.
Mendoni para se të thoni: “Nuk votoj më!”. Mendoni të paktën për këtë.

2Nuk votoj më?
Kjo qeveri ndoshta nuk ka merituar votat tona, se nuk ka përmbushur pritjet. Pasi, Zaevi arriti të menaxhonte bandat dhe të mbijetojmë me kokë të krisur më 27 prill 2017, por nuk arriti t’i menaxhonte manipuluesit dhe oportunistët e tij dembelë dhe arrogantë. Vallë, e kemi merituar që të na kthehet Gruevski? Ne nuk mund të bëjmë plane për të ardhmen përderisa Gruevski ia shkruan fjalimet Мickoskit. Ai shkruan nga Budapesti, kurse Mickoski thërret tekstin e njëjtë. Gruevski nga Budapesti kërkon drejtësi. Kurse profesoresha e drejtësisë, Gordana Siljanovska-Davkova në mënyrën më të turpshme e justifikon këtë kërkesë.

Drejtësi do të ketë. Kur Gruevski të porositet nga Budapesti që ta meritojë dënimin. Dhe kur partia më e pasur në Evropë do t’i kthejë paratë e vjedhura prej nesh. E jo më t’i shesë abazhurët e kristaltë të pronës së ngrirë.

3VMRO-DPMNE-ja, partia e cila përgjonte mbi 20.000 njerëz, mes të cilëve edhe ministrat dhe më të afërmit e familjes dhe që e shkatërroi pajisjen e përgjimeve, tani e shpiku aferën “Syri i madh” për një aplikacion celulari të aktiviteteve në terren të LSDM-së, të cilin askush nuk mund të ta vendosë në telefon pa ta vjedhur fillimisht vetë. Aplikacion i cili përdor të dhëna nga lista zgjedhоre publike.
Vetëm bujë duan të ngrenë më kot. Të përhapet panik. Të sundojë pasiguria. Të shpërndahet urrejtje.
Dhe të krijohet terreni që të mos pranohet zgjedhjet, nëse humben.

4Shikojua sloganin. Video-spotet ku shërbehet një urrejtje e mbështjellë me një patriotizëm patetik, me Hustician ligjdashëse të Maqedonisë. Partia që shkeli të drejtën dhe ligjin në të gjitha fushat, që vodhi një serë zgjedhjesh gjatë gjithë dekadave, do të bëjë gjithçka që të dëshmojë se në shtetin tonë nuk ka drejtësi.
Dhe pse nuk ka drejtësi? Pasi ata janë në qeveri.

Andaj, tema e këtyre zgjedhjeve nuk është se a do të zgjedhim një president apo jo. Por tema e vërtetë është nëse do të kthejmë Gruevskin në pushtet ose jo.

5Nuk do të votosh më?
Nuk do të votosh, në një vend ku çdo ditë deri në 12 maj do të qëndrojmë me frikën se çfarë zullumi tjetër do të na shpallë presidenti Ivanov në fjalimin e tij të ardhshëm të çrregullt publik. Presidenti që deshi me anë të gjendjes së luftës ta shpëtonte Gruevskin dhe familjen tani do ta sabotojë shtetin. Ashtu siç e sabotonte gjatë tri vjetëve të fundit. Nga falja e 56 funksionarëve të dyshuar për krimi, që nëpërmjet refuzimit t’i jepet mandate liderit të shumicës parlamentare, e deri te mosnënshkrimi i ndryshimeve kushtetuese që e penguan rrugën drejt NATO-s dhe BE-së.
Ai sabotazh, ajo pasiguri e madhe ndaj asaj se çfarë do të shpikë presidenti gjatë ditëve të fundit mandatit të tij, Mickoski e prezanton si patriotizëm.
Nuk do të votosh më?
Ti, që s’ke kandidat për këto zgjedhje presidenciale, çfarë kandidati të duhet që të mos kthehet Gruevski në pushtet?

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира