1 Problemi qëndron te pasaportat diplomatike. Sikur të kishin të gjithë anëtarët e Komisionit për Antikorrupsion pasaporta diplomatike, siç ka kryetarja Tatjana Dimitrovska, ndoshta edhe Cveta Ristovska, së cilës i është dhënë çështja për drejtorin e Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASN) Bojan Hristovski, do të kishte shkuar deri në Plovdiv për të kontrolluar certifikatën e gjuhës angleze, të lëshuar nga një studio “Julia,” që nuk lëshon certifikata TOEFL. Por kështu, anëtarët e Komisionit për Antikorrupsion vendosën njëzëri që kjo nuk është puna e tyre.
Edhe për denoncimin për diplomën e drejtorit Hristovski nga universiteti privat ku kishte përfunduar ekonominë, Komisioni tha se nuk është kompetencë e tyre. Ata deklaruan se për “diplomën universitare të kontestuar, institucioni përgjegjës që përcakton faktet është Inspektorati Shtetëror i Arsimit.”
Pse priti Komisioni tre muaj? Pse nuk thanë që në fillim se kjo nuk është çështja e tyre? Apo ndoshta nuk dinë fare se çfarë është detyra e tyre. Në fund të fundit, pse të shqetësohen për hetime kur kryeministri Hristijan Mickoski, sapo mediat bullgare në tetor publikuan se studioja në Plovdiv jepte diploma TOEFL false, tha se Komisioni për Antikorrupsion do ta hetonte këtë, por ai ishte i bindur se “gjithçka është sipas ligjit,” sepse “Hristovski është një njeri i ndershëm.”
Kjo është një farsë serioze krahasuar me atë që Komisioni bëri me raportuesen Cveta Ristovska dhe vendimin për Bojan Hristovskin.
2 E pse duhet tani që Komisioni për Antikorrupsion të merret me ndonjë gjë apo dikë që ka lidhje me partinë në pushtet, kur e dimë se si ka funksionuar ky institucion gjatë kohës së VMRO-DPMNE. Ju kujtohet Komisioni i vitit 2016, kur kryetari i atëhershëm Goran Milenkov, kur gazetarët kërkuan të tregonte certifikatën e pronësisë së Nikolla Gruevskit, deklaroi: “Ju lutem me mirësjellje ta mbyllim këtë çështje përjetësisht, amin.”
Me pak fjalë, harroje Komisionin për Antikorrupsion dhe luftën “e ashpër” kundër korrupsionit. Harroji të gjitha donacionet amerikane, zvicerane, holandeze, gjermane dhe kush e di se të kujt tjetër për luftën kundër korrupsionit në Maqedoni. Harroje Komisionin që në vend që të bashkëpunojë me mediat, grindet me gazetarët që hetojnë korrupsionin.
3 Më 24 dhjetor, Parlamenti miratoi ndryshimet e Ligjit për Prokurimet Publike në leximin e parë. Organizatat joqeveritare që punojnë në projekte kundër korrupsionit paralajmëruan se me ndryshimet e propozuara do të hiqet kontrolli mbi prokurimet publike që aktualisht bëhet nga Byroja e Prokurimeve Publike, duke rritur më tej rrezikun e korrupsionit.
4 Siç fliste VMRO-DPMNE për një shtet të robëruar gjatë 7 vjetëve të fundit në opozitë, pas 11 vjetëve në pushtet, kështu tani edhe BDI, pas më shumë se 20 vjetëve në pushtet, në gjashtë muajt e fundit në opozitë flet për një shtet të robëruar.
5 Më 28 dhjetor 1944, për herë të parë në Maqedoninë e çliruar, përmes eterit u dëgjua gjuha maqedonase. Përvjetori i 80-të i kësaj ngjarjeje të rëndësishme për shtetësinë maqedonase po kalon pa vëmendje. Por kjo nuk është arsye që të mos harrojmë. Gëzuar na qoftë neve dhe gjuha maqedonase qoftë e përjetshme.