HARXHIM I DYFISHTË

Edhe avioni mund të bjerë, por BDI-ja s’mund të bjerë.

 1 Për sulmin nga tetë sulmues në MNAV, i udhëhequr nga shefi i degës së BDI-së në Çair Bekim Neziri, drejtori Fahrudin Hamidi thoshte se është një grindje e thjeshtë siç ndodh në çdo firmë. Më pas, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se “M-NAV është bërë firmë familjare”, sepse aty punon kryetari i Sindikatës, vëllai i tij, e aty ka punuar edhe babai i tyre, e kështu ata “janë bërë familje ku ka konflikte siç zakonisht ndodh në shtëpi”.
E si zgjidhet problem me nepotizëm në Kontrollin e fluturimeve? Me rrahjen e kontrollorëve të fluturimit në ndërtesën e Kullës së kontrollit ndërkohë që në qiell fluturojnë 29 avionë.

Normale ose jo, rrahja në firmë, po edhe dhuna familjare dënohet me ligji. Por, në këtë rast, kjo nuk është as temë bisede, sepse zëvendës kryeminisrti Artan Grubi thotë se nuk ka pasur rrahje, ndërsa Bekim Neziri as që ka marrë pjesë në mesele.

Domethënë nga 4 janari, kur u paraqit një sulm dhunues në M-NAV, e deri më 9 janar kur Qeveria thërriti seance për t’i shkaruar drejtorët e M-NAV, rrahja në fillim u kthye në grindje, pastaj në konflikt familjar, e në fund doli se një koleg pasja sjellë miq e familjarë në vizitë të miqve dhe familjarëve në vendin e punës te Kontrolli i fluturimeve.

Epo gjatë Krishtlindjes, ndodhin mrekullura. Nuk ka pasur sulm, nuk ka pasur rrahje.

Edhe avioni mund të bjerë, por BDI-ja s’mund të bjerë.

2 Andaj edhe ambasadori holandez Dirk Jan Kop ka shuar në Reçicë të Vogël tek Ali Ahmeti. Pasi, siç thotë ministri për punë të jashtme Bujar Osmani, BDI-ja më së shumti flet për korrupsion.
BDI-ja me të vërtetë më së shumti flet për korrupsion. Merren vesh se si të blejnë qendra tregtare, të legalizojnë ndërtime të paligjsme në parqet nacionale, të ndryshojnë planet urbanistike të ndërtimeve banesore, të blejnë hotele në qendra të skijimit, të uzurpojnë plazhe dhe pasuri të mbrojtura natyrale dhe nacionale…

E më së shumti flasin për korrupsion kur akuzojnë për antishqiptarë, nëse dikush vë në pah korrupsion nga funksionarë dhe të afërm të BDI-së.

Kështu që, ambasadori holandez duhet t’i kërkojë falje BDI-së për atë se e ka paralajmëruar liderin e saj për regresin në aspekt të proceseve të eurointegrimit dhe për shtypjet e palejuara mbi kryetaren e Gjykatës supreme. Të gjithë ne duhet t’i kërkojmë falje BDI-së se ia kemi interpretuar kumtesën nga ambasada holandeze në lidhje me takimin në Reçicë të Vogël me kryetarin e subjektit më të ndershëm politik në botë. E më së shumti duhet të kërkojnë falje familjet shqiptare të afërmit e të cilave vdiqën në katastrofat e nxitura nga korrupsioni i funksionarëve të BDI-së.

3 Ambasadori holandez thotë se mund të vihet re një regres në procesin eurointegrues në dy vitet e fundit.
Kjo përkon me qeverisjen e Dimitar Kovaçevskit, por edhe me veton bullgare, me të cilën mohohet ekzistenca e gjuhës dhe kombit maqedonas që e ka ngecur këtë proces eurointegrues si edhe me propozimin francez që e legjitimon atë mohim.

Më kujtohet që atëherë ambasadori holandez thoshte se vetoja është një prej pengesave në rrugën e BE-së. A thua se ne nuk e kemi ditur se me kë kemi punë brenda shtetit. A thua se nuk e kemi ditur se ajo veto, e pastaj ai propzim francez, do t’i ngecin eurointegrimet dhe se BE-ja në vend që ta stabilizojë, do ta destabilizojë Maqedoninë. Jo vetëm brenda shtetit, por edhe ambasadorët e huaj i quanin antievropianë të gjithë ata që thoshin se pranimi i kushtit bullgar për fillimin e negociatave është thjesht i paqëndrueshëm sepse, përveç përbuzjes së gjuhës dhe kombit maqedonas, lë hapësirë që në shtet të sundojë korrupsioni, e jo drejtësia.

Nuk e themi këtë për inat. Por, flisnim për eksperiencën. Sepse e kemi ditur se çfarë na pret.
Të njëjtën gjë e kaluam me Nikolla Gruevskin pas vitit 2008, kur e fituam veton greke për NATO. Kur pa se reformat nuk janë të rëndësishme, se çfarëdo që të bëjë Qeveria nuk ka rëndësi, iu përveshën vjedhjes dhe robërimit të shtetit duke krijuar regjim.

4 Kjo që po nddoh me ndryshimin e letërnjoftimeve, patentave të shoferit dhe pasaportave nuk tregon vetëm një paaftësi epike dhe një kaos në institucionet shtetërore, por edhe më tepër e tregon mosshqetësimin epik të stetit dhe të funksionarëve shtetërore ndaj qytetarëve të tyre. Madje më duket se është diçka edhe më e pashpresë. Të ishte vetëm për atë se nuk u bëhet vonë qytetarëve. Nuk u bëhet vonë për asgjë.
Pasi, nëse do të të bëhej vonë si funksionar shtetëror, do të shihje të gjeje ndonjë zgjidhjet. Pasi problemi nuk zgjidhet vetë. Përkundrazi, komplikohet.

Mirë që si qeveri nga 2019 e di se afati për ndryshimin e dokumenteve personale është deri në shkurt 2024, mirë që qytetarët kanë paguar për dokumentet e vjetra afati i të cilave nuk ka kaluar, mirë që bëjnë harxhim të dyfishtë dhe prapë u duhet të pagujanë për dokumentet e reja, mirë që rrihen se kush të fotografohet i pari, e pastaj rrihen edhe më shumë, edhe do të vdesin duke pritur me orët për t’i marrë dokumentetet e reja, por funksionarët ende bëjnë shaka. Presidenti Stevo Pendarovski thotë Qeveria të mendojë se si ta zgjasë afatin e dokumenteve pa “E veriut”, kuse kryeministrit Dimitar Kovaçevski i përshtatet që ai të thotë, sepse ai ka marrë pjesë në ndërtimin e marrëveshjes së Prespës, që ai t’i lajmërohet presidenes greke që ta bindë Greqinë që të mos na hidhërohet, nëse edhe këtë verë nisim për Halkidiki me emrin e vjetër në pasaporta.

Çfarë shakara të zgjuara të funksonarëve më të lartë shtetërorë, detyra e të cilëve ka qenë të mos lejojnë që ky problem të krijohet, mbi të gjitha. Dhe çfarë do t’i tregojë Pendarovski grekes. Shihni, administara jonë është e vogël në numër, e është dashur të shkojnë në pushim dimëror dhe ja, ne kemi mbëritur që t’i ndërrojmë pasaportat. E ne henez tash do të bëjmë të mençurit e do të zihemi se kush është fajtor që nuk jemi të aftë të organizohemi.

Lëre Greqinë, po njerëzit kanë dalë mendsh se se nëse nuk ndërrohen letrat e njoftimit deri më 12 shkurt, nuk do të mund të nxjerrin para nga banka. Kurse ministri për punë të brendshme Oliver Spasovski tha se me letrat e njoftimt pa “e veriut” do të mund të votohet në zgjedhjet parlamentare dhe presidentciale në prill dhe maj.

Epo edhe atë të na bëjnë. Të mos mund t’i marrim paratë. Por të mund t’i votojmë. E ata të shpresojnë për fitore.

5 Presidenti Stevo Pendarovski në një TV intervistë, në kontekstin e luftës kunder korrupsionit dhe gjyqësisë së korruptuar, fliste edhe për listat e zeza të SHBA-së, e tha: “Nuk është e njëjtë që Amerika të mendojë dhe të mos mendojë për sundimin e së drejtës, dhe ambasadores amerikane personalisht i thashë se duhet të vazdojnë në atë drejtim”.
Shumë mirë që Pendarovski e ka inkurajuar ambasadoren amerikane të SHBA-së që të vazhdojë në luftë kundër korrupsionit në Maqedoni. Sikur edhe atyre që duhet të përndjekin korupsionin në Maqedoni t’u interesonte kjo, do të ishim partner edhe më strategjik për SHBA-në.

6 Djali i Mijallkovit i ka blerë banesat e Mijallkovit të konfiskuara me aktgjykmin për rastin “Perandoria”. Dhe të gjithë çuditen se si ka mundur Mijallkovi t’i blejë banesat e Mijallkovit?
Nuk e di se kujt mund t’i vijë çudi kjo, përveç atyre që dje kanë rënë nga Marsi në Maqedoni.

Mua nuk më çudit që i ka blerë. Por më çudit që, nëse kthehet VMRO-ja në qeveri Mijallkovit do t’i paguajmë dëmshpërmblim për harxhimin e dyfishtë.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира