ILINDENI PËR GËZIM

Le ta rikthejmë festën tonë. Le të festojmë për Republikën, e jo për pratitë.

Të dashurit e mi,

Le të pushojmë pak. Le të gëzohemi në festën e madhe shtetërore, 2 gushti. Le ta respektojmë festën e rëndësishme fetare Shën Ilija dhe të shijojmë pushimin e zgjatur veror të Ilindenit.

Që nga viti 1997, kur më 2 gusht në Meçkin Kamen të Krushevës e ashtuquajtura zonjë Srebra e spërkati presidentin e republikës Krio Gligorov me “një lëng të panjohur në shishe”, (siç u shpreh aso kohe qeveria me fjalorin polico-prokuror), Ilindeni është një festë, për të cilën partitë garojnë mes vete që ta prishin.

Sinqerisht, më ka ardhur në majë të hundës që çdo Ilinden të shqetësohem se kush ku do të shfaqet, çfarë do të thotë e nëse festa do të prishet nga liderët tanë partiakë dhe ushtarët e tyre. Në vend që të gëzohemi, ne, tradicionalisht për Ilindenin presim nëse VMRO-DPMNE-ja do të shajë, nëse LSDM-ja do të ankohet, nëse BDI-ja do ta respektojë festën apo jo, se kush cilin flamur do të valojë, çfarë uniforme do të veshë e se kë do ta fajësojë për tradhti…Në vend që të mblidhemi në Meçkin Kamen me fishekzjarrë dhe ta presim agimin e Ilindenit me një koncert të madh, ku do të vijnë turistë nga i gjithë rajoni apo një tehno parti që do t’i mbledhë të rinjtë e gjithë fqinjësisë, ashtu siç i ka hije shekullit 21, ne radhitim polica në rrugën për Krushevë që politikanët të lexojnë fjalime, të cilat nuk i dëgjojnë as vartësit e tyre.

Festa nuk u takon partive dhe politikanëve. Festa është e jona dhe kemi një arsye të rëndësishme për ta festuar. Kjo gjeneratë gëzon rezultatet e luftës së ilindenasve të vitit 1903 dhe të ilindenasve të vitit 1944. Kemi shtet. Kemi dukshëm më shumë miq se sa armiq dhe vërtetë, duhet të jemi shumë budallenj që kur lejojmë që partitë të na përcaktojnë frymën e festës dhe të na rrëmbejnë patriotizmin.

Srebra nga Draçeva, e cila në Ilinden të vitit 1997 u soll në Krushevë me anë të ndonjë ekskursioni partiak me autobus, u gjykua me 5 vjet burg për ofendim të presidentit të republikës. Në televizion ajo deklaroi: “Ata e pështynë, e mua ma punuan.”

Njerëz, le të dalim nga kjo vorbull ligësish. Le ta rikthejmë festën tonë. Le të festojmë për Republikën, e jo për pratitë.

E gëzofshim 2 gushtin, Ilindenin e dyfishtë.

Qofshim shëndosh e mirë e t’i ngremë gotat për Maqedoninë.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира