INCIDENT SERIOZ

Të rinjtë shpejtojnë që të kthehen. T’i gëzohen Qoses. Sepse shpresa po ndihet gjithandej.

1 Nuk do të doja as të imagjinoja dimensionin e katastrofës që do të shkaktohej nga ndeshja e dy avionëve me pasagjerë. Për më tepër, mbi një vend të banuar…
Autoritetet e aviacionit hapën hetim për incident serioz pasi më 7 shtator për pak sa nuk ishin ndeshur dy avionë diku mbi qytetin e Shkupit. Si një qytetar, ndoshta ky lajm do të më tërhiqte vëmendjen, por nuk do të më kishte shqetësuar shumë, pasi e di se komunikacioni ajror është i rregulluar, me institucione profesionale që bëjnë punën e tyre dhe fatmirësisht avionët kanë sistemin e tyre për shmangie të ndeshjeve. Por, meqenëse jetoj këtu, shqetësohem, sepse në dy vitet e fundit kishte incidente serioze, ndonëse jo në qiell, po në M-NAV, institucioni për kontrollin e fluturimeve. Incidente që mbetën të pazgjidhura.

Së pari, udhëheqësia tentoi ta anulonte konkursin e kontrollorëve të fluturimit sepse testin nuk e kaluan familjarët e tij në listat partiake. Më pas, kur Sindikatat kishte grevë për punësimet partiake, në Kullën e kontrollit sulmuan dhunues partiakë që rrahën një prej kontrollorëve të fluturimit që ishte solidarizuar me Sindikatën.

Në fund, sulmi në Kullën e kontrollit të Aeroportit të Shkupit nga fillimi i këtij viti, që Prokuroria e trajtojnte si rrezikim të sigurimit të komunkacionit ajror, u cilësua si asgjë më shumë se një zënkë, madje thjesht një keqkuptim i zakonshëm mes kolegëve.

Në fjalorin e aviacionit ka dallim me fjalës “incident” dhe “incident serioz”. Ngjarjen e 7 shtatorit autoritetet e aviacionit e cilësojnë si “incident serioz”. Por, duke marrë parasysh se çfarë përfundimi kishin incidentet serioze që ndodhnin në vetë M-NAV, dyshoj se do të hetohet seriozisht ky incident serioz në qiell. Më saktë, besoj se do të hetohet seriozisht, sepse në aviacion nuk ka shumë hepësirë për diletantë dhe improvizatorë, por nuk besoj se do të ketë përgjejgësi serioze dhe pasoja serioze për autorët, siç ndodh me çdo gjë tjetër në një shtet, ku institucionet janë të okupuara nga partitë. Për më tepër, kur u shtohet një shije etnike, janë më të mëdha shanset që incidenti serioz të bëhet një zënkë joserioze.

2 Ministresha e financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në Fejsbuk e falënderoi Drejtorinë e të ardhurave publike (DAP), Ministrinë e punëve të brendshme (MPB), Byronë për siguri publike dhe Drejtorinë doganore, sepse gjithë ditën me të kanë zbatuar aksion për mbledhjen e të dhënave për evazionin fiskal. Një pjesë e tyre kanë qenë me të në Strumicë, e disa në qytete të tjera.
Deri dje mendoja se ministresha e financave merret me politikë financiare. Nuk e dija se puna e saj është të bëjë kontrolle të kontabilitetit.

Ministresha Dimitrieska-Koçoska para dhjetë ditëve në një podkast tha se në mbrëmje ecën nëpër ndërtesën e ministrisë dhe i fik dritat e zyrave. Thotë: “Në 11.30 në mbrëmje, kush punon, nëse unë nuk kam dhënë pajtim?” Dhe shpjegoi se në Ministri nuk kanë buxhet për kafe, por që e blejnë vetë, por “edhe atë ua numëroj, u them, mos shpenzoni shumë”. Me siguri i qorton që të mos harxhojnë ujë, e as rrymë për ngrohje të xhezveve.

Mirë ama, me sa duket, ministreshës i ka ardhur në majë të hundës nga fikja e dritave dhe numërimi i kafeve dhe ka thënë me vete, hajde tani të shkoj në aksion që të më mbushet dita. E, sipas asaj që ka shkruar në Fajsbuk – “sot, bashkë me mua gjithë ditën kanë punuar të palodhur” – a thua se është ajo është lidere e aksionit. Ajo i ka drejtuar edhe inspektorët e DAP dhe MPB. Nuk e di se pse nuk e ka marrë me vete edhe ministrin e punëve të brendshme Pançe Toshkovski dhe ministrin e drejtësisë Igor Fillkov. Arresto, gjyko dhe – mirupafshim, krimi i zgjidhur, ndërkohë as 100 ditë të Qeverisë nuk kanë kaluar. Nesër, kur do të niset për aksion, le ta thërrasë dhe Stojançe Angellovin që t’ua thyen dyert e firmave.

Dimitrieska-Koçoska është ministreshë. Nuk është hetuese, nuk është inspektore, nuk është kontabiliste, nuk është revizore. Nuk është deputete e opozitës. Ajo është politikanë në pushtet. Me shumë përgjegjësi dhe me shumë fuqi. Në disa shtete, pjesëmarrja e ministrit për financa në mbledhjen e dëshmive tek të dyshuarit për vepra penale, bashkë me policinë dhe hetues nga prokuroria, do të konsiderohej përzierje politike në hetim. Nuk jam jurist, por mendoj se madje edhe për gjykatën tonë, jo shumë normale, do të ishin problematike mbledhje të tilla të dëshmive.

Por, veç kësaj, kush e di se sa dëm i madh është bërë në vetë Ministrinë e financave ndërkohë që ministresha ka qenë në terren. Sa kafe janë pirë, sa drita kanë mbetur të pafikura.

3 Drejtori i mëparshëm ekonomik i Klinikës së fëmijëve tani është angazhuar si këshilltar i drejtorit të ri të klinikës. Ministri i shëndetësisë Arben Taravari tha se nuk mund t’u ndalohet drejtorëve se kë të angazhojnë për këshilltarë.
Qeveria i hoqi drejtorët ekonomikë të klinikave, por ja, u gjet një formulë se si ata të vazhdojnë të marrin rrogë shtetërore. Për 30 drejtorë ekonomikë të rrogave deri më tani shkonin mbi million euro në vit. Nëse të gjithë ata mund të bëhen këshilltarë, njëlloj do të na bjerë. Por, të paktën dëmi do të jetë më i vogël, sepse nuk do të mund të merren me blerje, me udhëtime zyrtare dhe punësime partiake. Tani do të marrin vetëm rrogë.

Siç thoshte Zaevi kur i vendoste këshilltarët: Të ketë për bukë.

4 Në Shkup gjithçka është e zgjidhur, gjithçka funksionon për mrekulli, e kështu kryetarja Danella Arskovska, e mbështetur nga VMRO-DPMNE, të cilën Micskoski e quan “kandidate e pavarur”, thotë: “Ç’të bëj, ç’të bëj, gjithçka kam mbaruar, hajde t’ia nis punës që të mos më paguajnë për kot”. E duke mos pasur detyrime të tjera, ka vendosur të bëjë një piedestal në rrethrrotullimin te “Kontinentali” në hyrje të Shkupit. Do ta kthejë përmendoren e Qoses. Vetëm edhe ky vrasës masiv me thikë në dorë na mungonte.
Kryeministri Hristijan Mickoski, si një nga dhjetë urdhëresat që i tha në fjalimin me rastin e 8 shtatorit, e përmendi kthimin e të rinjve në shtet.

E ata, ja ku janë. Shpejtojnë që të kthehen. T’i gëzohen Qoses. Shumë mirë e ka vendin aty përmendorja. Kur të udhëtojnë nga aeroporti i Shkupit drejt qendrës së metropolit, së pari do të takojnë Qosen.

Shumë mirë thotë Mickoski: “Shpresa se do t’ia dalim po ndjehet në gjithë vendin”.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира