JORGO NË BILBORD

Dua që në 1 tetor të zgjohem në një shtet që ka mbyllur kapitullin e tij më të vështirë të historisë.

JORGO NË BILBORD

1Heshtja fillon 48 orë para referendumit. Prandaj, kolumna duhet të dalë një ditë përpara.

Kësaj here do ta nis me një thënie nga Jorgo Kumucakos, përgjegjës për politikën e jashtme në partinë opozitare greke Nea Demokratia, e cila iu kundërvu Marrëveshjes së Prespës.

“Motivi për të votuar “për” është shumë i madh. Si fillim, në këtë mënyrë ata e mbajnë emrin, nacionalitetin dhe gjuhës, dhe së dyti, fitojnë anëtarësi në NATO dhe një perspektivë pozitive për integrim në Bashkimin Evropian…Ky është shansi për ndryshime të mëdha në jetët e tyre, një mundësi për të rënë në gjumë si një shtet i vogël i Ballkanit dhe për t’u zgjuar si anëtar i NATO-s”. thotë Jorgo Kumicakos. Jo Zoran Zaevi.

Unë do ta kisha vendosur këtë deklaratë të Jorgos në bilbord. Mu pranë bilbordeve bojkotuese.

Pasi dëgjova politikanin opozitar të Greqisë, Kumucakos, kam akoma më pak dilema rreth mendimit nëse Maqedonia do të kishte mundur të fitojë marrëveshje më të mirë nga ajo që nënshkroi më 17 qershor në Prespë.

Nga nisëm? Deri ku mbërritëm?

  • Në korrik, 1982, Parlamenti i Greqisë solli vendimin me anë të të cilit qytetarëve grekë u ndalohet studimi në universitete ku arsimi zhvillohet në “një gjuhë që nuk është e pranuar ndërkombëtarisht”, e në bazë të kësaj, nga nëntori 1982, studentëve grekë në universitetin tonë shtetëtor “Qirili dhe Metodi” në Shkup nuk iu pranuan diplomat. Për shkak të gjuhës maqedonase.
  • Në qershor 1992, bashkësia evropiane miratoi Deklaratën e Lisbonës me anë të së cilës shtetet anëtare detyroheshin që asnjëherë të mos e pranojnë shtetin që mban emrin “Maqedoni” në emërtimin e tij.
  • Në dhjetor, 1992, në Samitin e bashkësisë evropianë në Edinburg, Britania e madhe arriti ta shfuqizojë deklaratën e Lisbonës dhe ta transferojë problemin me pranimin e Republikës së pavarur të Maqedonisë në Kombet e Bashkuara.
  • Në prill, 1993, për shkak të kundërvënies së Greqisë, u bënë anëtare të OKB me referencën e përkohshme “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”.
  • Në 1995, me marrëveshjen e përkohshme të nënshkruar pas embargos greke, e ndryshuam flamurin dhe disa pjesë të Kushtetutës.
  • Në 2004, SHBA na pranoi me emrin kushtetues.
  • Në 2008, pavarësisht përpjekjeve të SHBA nuk arritëm të hymë në NATO për shkak të vetos nga Greqia.
  • Ndërkohë, me emrin kushtetues na pranuan 137 shtete por as me referencën e përkohshme nuk ia dolëm të hymë në BE dhe NATO.
  • Madje as gjykimi i Gjyqit ndërkombëtar të drejtësisë në Hagë në dhjetor 2011, nuk ndihmoi që të largohej vetoja e Greqisë për BE dhe NATO-n.

Tani, më në fund kemi një marrëveshje dhe mjaft qar kemi nxjerrë duke marrë parasysh se pazari na ka filluar që na 1995. Të gjitha këto sukses dhe rënie çuan drejt fitimit gradual të asaj për të cilën kemi luftuar në negociata, për të cilat e kemi ditur se do të përfundonin me ndryshimin e emrit – të quhesh maqedonas, por edhe të tjerët të të pranojnë si të tillë. Edhe në 30 shtator kemi një mundësi të papërsëritshme që një herë e përgjithmonë ta zgjidhim problemin i cili na ka munduar jo vetëm gjatë 30 vjetëve të fundit, por me shekuj të tërë. Tani më askush nuk mund të na shkaktojë probleme në lidhje me gjuhën, apo nacionalitetin.

Në 30 shtator do të votohet “për” ose “kundër”. Do të votohet mbi pranimin apo jo të realitetit. Pasi realiteti thotë – Nëse e pranon marrëveshjen me Greqinë, hyn në NATO dhe fillon negociatat me BE. Nëse nuk e pranon – nuk do të ketë NATO, as BE. Secili me vizionin e tij. Dikush me atë të një jete më të mirë, dikush me vizionin për një ajvar më të mirë, dikush për të vazhduar jetën në Maqedoni. Dikush me vizionin për t’u larguar. Dikush nuk mund të presë më, ndërkohë që dikush tjetër do të mund të priste edhe 30 vjet të tjera.

2Andaj, gjatë pauzës mes qërimit të specave dhe trazimit në tenxhere, nëse keni dëshirë të mendoni paksa, përpiquni t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve, të cilat i parashtrova edhe para disa javëve po këtu:

  1. A qe çështja e emrit me Greqinë gjë palidhje që nga fillimet e saj? – Po
  2. A nuk është e vërtetë se mezi arritëm të bëhemi shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe atë, me emrin e përkohshëm FYROM, për shkak të kundërvënies së Greqisë? – Po
  3. A na pëlqen emri FYROM? – Jo
  4. A pranoi shteti ynë në vitin 1995 të fillonte negociata me Greqinë nën ombrellën e OKB-së? – Po
  5. A i pranuam negociatat me qejf? – Jo
  6. A ishin negociatat për ndryshimin e emrit? – Po
  7. Nga viti 1995 a nuk kanë negociuar mbi emrin të gjitha qeveritë maqedonase, edhe të VMRO-së edhe të LSDM-së? – Po.
  8. A duhej që negociatat të mbaronin me ndryshim të emrit? – Po
  9. A nuk thoshte VMRO-DPMNE gjatë gjithë viteve që qeveritë e saj negociuan për emrin se çfarëdo lloj marrëveshje që arrihet me Greqinë, vendimi i fundit do të shkojnë në referendum? – Po.
  10. A ju pëlqen emri Maqedonia Veriore? – Jo
  11. Nëse nuk ju pëlqen emri Maqedonia Veriore, me cilin emër do t’ju pëlqente të hynim në BE dhe NATO? – Jo. Ose ndoshta, po.
  12. A do t’ju pëlqente fakte se gjuha jonë do të pranohej gjithandej si gjuha maqedonase? – Po.
  13. Pjesa ku ne jetojmë, a shtrihet në pjesën veriore të zonës gjeografike që quhet Maqedoni? – Po.
  14. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, populli maqedonas, a ka luftuar vetëm në këtë pjesë të Maqedonisë së madhe për shtetin e vet të pavarur? – Po.
  15. A është fakt se vetëm në këtë shtet, gjuha që flasin maqedonasit quhet maqedonishte? – Po.
  16. A nuk janë shkruar në maqedonisht librat kishtarë e dëftesat e gjyshërve tuaj prej para vitit 1945? – Jo.
  17. A mund të fillojmë negociatat për hyrje në BE pa ndryshimin e emrit? – Jo.
  18. A mund të bëhemi shtet anëtar i NATO-s pa ndryshmin e emrit? – Jo.
  19. A doni të hyni në BE? – Po. Apo ndoshta, jo.
  20. A doni të hyni në NATO? – Po. Apo ndoshta, jo.
  21. A mund të hymë në BE dhe NATO me emrin FYROM? – Jo.
  22. A mund të hymë në BE dhe NATO me emrin Republika e Maqedonisë? – Jo.
  23. A doni të jetoni në izolim? – Jo.
  24. A doni të jetoni më të pasur? – Po.
  25. A jeni të gatshëm që bashkë me ajvarin të hani edhe rrënjë? – Jo.
  26. A doni të jetoni me siguri më të madhe? – Po.
  27. A jemi të aftë që t’ia garantojmë vetes sigurinë dhe integritetin territorial? – Jo.
  28. Nëse nuk doni që NATO të jetë ajo që jua garanton këtë siguri dhe integritet, kush tjetër do të donit t’jua garantojë? Rusia? Kina? Serbia? – Jo. Ose, ndoshta po.
  29. A dëshironi ndarje të shtetit ose kufi mes shqiptarëve dhe maqedonasve? – Jo.
  30. A është referendumi një zgjedhje mes LSDM-së dhe VRMO-DPMNE-së? – Jo.
  31. A ka kryesia e VMRO-DPMNE-së me Hristijan Mickoskin në krye guximin që thotë publikisht “Bojkotoj”? – Jo.
  32. A doni që ata që kanë vjedhur për 11 vjet të mos shkojnë në burg? – Jo. Ose ndoshta po?
  33. A dëshironi që ata që për 11 vjet ju kanë vjedhur dhe ju kanë përgjuar të vazhdojnë të vjedhin dhe të përgjojnë? – Jo. Apo, ndoshta po.
  34. A dëshironi që parimi i mosdënimit të elitës qeverisëse të vazhdojë edhe në të ardhmen, e kështu çdo qeveri e re të mund të vjedhë e të mos mbajë përgjegjësi për vjedhjen? – Jo. A doni që SHBA, Gjermani, Franca, Holanda, Suedia, Kroacia, Sllovenia, Britania e Madhe të jenë aleatët tuaj? – Po. Ose ndoshta, jo?
  35. A doni që Greqia, Bullgari dhe Shqipëria të mos jenë më armiqtë tuaj, por kur të jemi bashkë në NATO që jenë aleatë të cilët do të garantojnë sigurinë tuaj? Po. Ose ndoshta, jo?

3Unë u përgjigja. Nuk kam më kohë të pres. Do të votoj “për”. Nuk kam pasaportë rezervë. As unë, as fëmijët e mi. Nuk dua që të përjetoj zhvlerësimin e identitetit duke u regjistruar si diçka që s’jam që t’i siguroj vetes një atdhe rezervë.
Në, maqedonasit që e flasim gjuhën tonë në liri, kemi vetëm një shtet. Ky këtu. Dua që në 1 tetot të zgjohem në një shtet i cili e ka mbyllur kapitullin më të vështirë të historisë. Me një problem më pak, dhe atë me një problem që ne vetëm e kemi krijuar dhe nuk kemi mundur ta zgjidhim. Të hapim një kapitull të ri. “Me mundësi për ndryshime të mëdha në jetët tona”, siç do të thoshte Jorgo në bilbordin, që askujt nuk i vajti mendja ta vendoste.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира