KAFJA E ORBANIT

Më e keqja është që në vend që të bëjë shtet të hajrit, qeveria na solli në një derexhe që e ardhmja e shtetit tonë të varet nga ndonjë ndryshim i Kushtetutës lidhur me ndonjë të ardhme të imagjinuar në BE.

1 Domethënë, Ukraina që është në luftë me Rusinë dhe Moldova që nuk ka kontroll mbi gjithë territorin mund të fillojë negociata pa kushte me BE-në por Maqedonia pa bullgarët në Kushtetutë nuk mundet. Jo se i kam inat ukrainasit dhe moldavianët. Në fund të fundit, mire e kemi ne kështu, me negociata të bllokuara, vetëm luftë le të mos ketë.
Ama, sa mesazh të bukur që dërgoi Bashkimi Evropian deri te publiku maqedonas: Kur ju shtynim të ndërroni emrin, ju gënjyem se do t’i fillonit negociatat. Por nuk kemi ne faj që na besuat. E, kemi edhe më pak faj se keni një qeveri që në mënyrën më të përbuzur pranoi që kusht për fillimin e negociatave të jetë diçka për të cilën nuk ishte e sigurtë se do të përmbushet – edhe një ndryshim tjetër të Kushtetutës. Tani për më tepër na thonë: Vetë e vendosët kushtin. Kornizë më të mirë negociuese se kjo nuk do të keni. Qeveria juaj e nënshkroi.

Dhe kështu. Domethënë, mund të votoht një vendim njëzëri edhe kur ndonjë shtet kërcënohet me veto. Ja, këtë herë në Bruksel Sholci ka mundur t’i thotë Orbanit, hajde tash ti dil të pish kafe, për 26 shtete, do të votojmë njëzëri për negociata me Ukrainën. Vetë shpejtuan të mashtrohen me përbuzje. Obobo, se mos na hidhërohen bullgarët. Obobo, se mos e ofendojmë Makronin. Ndërsa, në shtëpi na u hidhëruan, shumë u bëhet vonë atyre.

Të gjithë që u thanë që nga dita e parë se propozimi francez është thjesht i pazbatueshëm, u etiketuan si antievropianë.

As BE-ja nuk është fajtore që kemi qeveri që kapet për atë që mendon se do të jetë puna më e lehtë  -do të flasim për BE-në, do të premtojmë të ardhme në BE, do të tregojmë histori nëpër tubime, do të fotografohemi në Bruksel, do të blejmë deputetë, do të shantazhojmë kundërshtarët, ndërsa për punën më të vështirë as që ka menduar të kapet. Për shembull, të luftojë kundër korrupsionit. Jo vetëm që nuk u kap për këtë gjë. Por edhe dalldisi me vjedhje.

Qeveria lunate vetëm në kartën e BE-së dhe futjen e bullgarëve në Kushtetutë. E tani? Çfarë bëjmë? Shtatë vjet kaluan dhe akoma nuk janë vetëdijësuar se e kanë humbur shansin që ua kemi dhënë për të krijuar një shtet normal. Ndërkohë që flisnin për vlera evropiane mendonin vetëm për paratë evropiane dhe llogaritnin provizionet. Dhe hajde tani, do të kërkojmë armiq. Fuqi të errëta.

U dhamë shtatë vjet nga jetët tona që të bëjë shtet të hajrit, qeveria na solli në derexhe që e ardhmja e shtetit tonë të varet nga ndonjë ndryshim i Kushtetutës lidhur me ndonjë të ardhme të imagjinuar në BE.

Kurse fakti që në Bruksel nga viti 2005 na tregojnë gjëegjëza se a do të na pranojnë në BE varet vetëm prej nesh, le t’ua tregojnë këto gjëra kanddateve më të reja të BE-së, derisa i mban akoma entuziazmi. Se a do të na pranojnë në BE nuk varet prej nesh. Varet prej 27 shteteve me 27 intersa. Për fat Brintania e madhe doli nga BE-ja, përndryshe do të ishin 28. Por se a do të bëjmë shtet normal kjo varet prej nesh. Shtet ku vlerësohet ndershmëria, aftësia, shtet që jep mundësi të barabarta për secilin, pa dallim etnik, partie, jopartie, përkatësie dhe shtet që në mënyrë joselektive dënon për krim dhe korrupsion. Vetëm kjo gjë të duhet.

BE-ja e mbaroi punën me kafen e Orbanit. Qeveria jonë në shtëpi nuk e mbaroi punën.

 2 Sinqerisht, pas 30 vjetëve ëndërrimi për BE-në, shkrimi për BE-në dhe zhgënjimi nga BE-ja, mua BE-ja nuk më shqetëson më. Shqetësimi im kryesor është se si politikanët nuk i marrin seriozisht qytetarët. Cila do të jetë tema e zgjedhjeve në pranverë? Fronti evropian kundër frontit rus? Njëra palë do të flasim për fuqitë e errëta, kurse tjetra për tradhtarë?
Këto janë zakonisht fjalë boshe. Largim nga tema reale. Kurse tema reale është diagonza – epidemia e korrupsionit, siç e dha ambasadorja amerikane Anxhela Ageler.

 Dimensionet e kësaj epidemie u bënë kërcënuese për jetën e shtetit. Kjo është e dukshme edhe me rastin e fundit të rrënimit të çarshisë së vjetër të Shkupit nga shoqata dashakeqe e krijuar për të shkatërruar trashgimitë kulturore për përfitim parash. Nuk bëhet fjalë për ushtarë të zakonshëm partiakë, për ngjitës të posterave të përparuar me referentë për çfarëdolloj gjëje, të vendosur aty vetëm për të marrë rrogë, dhe që të jenë besnikë ndaj liderit. Këto janë persona me profesion. Të dyshuar për një drejtor të tanishëm dhe tre drejtorë të kaluar të institucionve. Dhe atë jo institucione çfarëdo, por të një qendre konzervatore, Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Kadastri dhe Ndërmarrja për pronë shtetërore afaritste dhe banimi. Ne u kemi dhënë rrogë që të na e mbrojnë trashëgimin kulturore. Kurse ata për ekstra profit, e kanë shkatërruar trashëgiminë kulturore.

Qeveria në vend që ta shuajë epideminë, edhe më shumë i dha hov me ndryshimet e Kodit penal me të cilin i zvogëloi dënimet për funskionarët që t’u vjetërohen më shpejt veprat. E tani në Kuvend është propozuar edhe një ligj i ri për edhe një legalizim tjetër për të gjithë, me plot kuptimin e fjalës për të gjitha ndërtimet e paligjshme në 11 vjetët e fundit.

Kjo epidemi e korrupsionit po merr përmasat e një apokalipsi zombik.

3 Në një shtet që është para një apokalipsi zombik të korrupsionit, ka edhe shembuj të çuditshëm të demokracisë.
Dymbëdhjetë ditë para se ta vrasë 14 vjeçaren Vanja, Ljupço Palevski-Pallço si kryetar i partisë së re Desna ka ngritur iniciativë në Kuvend për një fare lloj referendumi. Në këtë iniciativë janë nënshkruar dhe dy bashkëpartiakë që janë në paraburgim si bashkëpunëtor në vrasjet për të cilat është i dyshuar Pallço.

Deputetët do të debatojnë për iniciativën e Pallços më 22 dhjetor. Dhe kështu, rregulli “Gjithçka sipas ligjit, shef”, mbylli një rreth.

Përktheu: Fjolla Zllatku 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира