KAPE HAJDUTIN

Domethënë, gjithçka ishte më kot. Më kot kemi protestuar, më kot u formua PSP-ja, më kot u shpenzuan paratë, më kot shkoi Nikolla Gruevski në Hungari. Vetëm Gjykata kushtetuese nuk punon më kot. Punon për Gruevskin dhe për bandën pesëanëtarëshe.

KAPE HAJDUTIN

1Le të vazhdojmë edhe më tej të merremi me rrogat dhe bonuset e PSP-së. Kjo është një çështje shumë më e rëndësishme se sa fakti se Gjykata kushtetuese vendosi të diskutojë iniciativën, me të cilën do të vërtetohet se ish presidenti Gjorge Ivanov ka pasur të drejtë që t’i falë të pesëdhjetë funksionarët e lidhur me përgjimin dhe dyshimet për krim që dolën nga bisedat e përgjuar, por nuk ka pasur të drejtë ta tërheqë faljen.
Domethënë, gjithçka ishte më kot. Më kot kemi protestuar, më kot u formua PSP-ja, më kot u shpenzuan paratë, më kot shkoi Nikolla Gruevski në Hungari. Vetëm Gjykata kushtetuese nuk punon më kot. Punon për Gruevskin dhe për bandën pesëanëtarëshe. Kurse Gjorge Ivanovi është joaktiv dhe i dëmshëm për shtetin.

2I vetmi krim që ia vlen të diskutohet në këtë vend është se Prokurorja Speciale Katica Janeva e ka reketuar Orce Kamçevin. Çdo gjë tjetër që kemi parë, ndjerë dhe dëgjuar për një dekadë të tërë, duke përfshirë edhe bombat – nuk janë krime për të cilat ia vlen të diskutohet. Të paktën jo aq sa debati për tarifat e prokurorëve specialë, honorarët e bashkëpunëtorëve të tyre dhe kikirikut.

Një gjë është faji i Katica Janevës, zhgënjimi i përgjithshëm se ka bërër atë për të cilën akuzohte dhe shpresa e humbur që drejtësia do të kapërcejë hajdutët për gjithçka që ata bënë dhe ato që dëgjuam në bombat. Gjë tjetër është fushata e hakerave kundër Prokurorisë Speciale dhe ekipit që arriti të hapë 22 çështje. PSP nuk është vetëm Katica, e cila na e hodhi të gjithëve. PSP u formua sepse Prokuroria Publike po mbronte pushtetin.

Si nuk u zemërua publiku që asnjë nga kriminelët e profilit të lartë në ato raste të PSP-së nuk përfundoi në burg dhe u zemërua për pagat dhe honorarët e atyre që ngritën ato 22 akuza? Si nuk u zemëruan që gjykata po stërzgjatë rastet e PSP-së, se nga fillimi po i pengonte prokurorët specialë, dhe u zemëruan për paratë? Si ndodhë vallë që publiku nuk zemërohet që gjykata ka bllokuar proceset e hapura nga PSP? Pse publiku nuk pyet veten se çfarë po bën Prokuroria Publike me 19 hetime të ndërmarra nga PSP. Çfarë ndodh me fillimin e dyzet veprimeve parahetimore? Pse nuk ka aktsakuza në asnjë nga këto hetime? Vallë reketi i Katicës dhe Boki 13 mjaftuan të shterrin gjithë kapacitetin e Prokurorisë Publike?

Dhe tani papritur – PSP janë hajdutë, dhe të pandehurit e PSP-së nuk janë. Papritur – hajdutët nga hetimet dhe akuzat po klithin “Mbajeni hajdutin”.

3Paga dhe transaksionet e bonusit të PSP nuk janë të kontestueshme. Ato janë paguar në llogaritë e tyre, dhe për to është paguar tatimi. Nuk kanë shkuar në llogari në Belize. Prokurorët specialë dhe bashkëpunëtorët e tyre merrnin pagë të majme. Po. Ky ishte qëllimi. Të mos bien pre e ryshfetit. Fakti se shefja ishte e pangopur dhe budallaqe nuk e zhvlerëson faktin që kjo prokurori ka hapur 22 raste me akuza për zyrtarë të lartë. Kemi dënime të plotëfuqishme me burg për një ish-kryeministër dhe ish-ministren e  brendshme. Veç kësaj, ky ekip punoi në një kohë kur shumica e atyre që tani skandalizohen me honorarët, guxonin vetëm të pëshpërisin emrin e Nikolla Gruevskit, ndërsa emrin e  Sasho Mijallkovit e ruanin vetëm në mendjen e tyre. Në kohën kur Prokurori i Shtetit Marko Zvrlevski kërcënonte gazetarët që publikonin bombat se të gjithë do përfundonin në burg.

Në fund të fundit, këto para shihet qartë se ku janë. Po ku janë paratë e tjera?

Dhe pse duhet që dikush që faturon për shërbime profesionale të quhet hajdut? Se vetëm ata që faturonin “5 nga e gjitha” nuk janë hajdutë? Dhe Sitel, Kanal 5 dhe Alfa, të cilët mblodhën 25 milion euro fonde të buxhetit nga 2010 deri në 2017, nuk janë hajdutë. Ata janë profesionistë. Ata tani akuzojnë se prokurorët morën miliona euro për të heshtur. Dhe për miliona euro, ata po shkaktonin ndërprerje të programit të tyre dhe vetë ofruan veten që t’u ndërpihejë energjia elektrike.

4Ky pushtet për shkak të dembelizmit dhe e oportunizmit integroi makinat e dikurshme të propagandës së Gruevskit. Në vend që t’i margjinalizonin duke reformuar transmetuesin e shërbimit publik MRTV, ata i amnistuan për krimet në të cilat morën pjesë. Por, këtu ata duhej të kishin parasysh interesin publik. Dhe jo atë partiak. Ata ia lanë shërbimin publik VMRO-së sepse nuk ua donte qejfi të merreshin me të sepse nuk paska ndikim dhe pranuan ofertën e makinerive propagandistike të Gruevski për të marrë pjesë në rehabilitimin e tyre. Ata harruan që kjo makineri harxhoi 25 milion euro të parave tona për ta mbajtur në pushtet Gruevskin, ndërsa bosat e këtyre mediave dhe gazetarët e tyre të spikatur grumbullonin pasuri. Dhe sërish me paratë tona. Por, ata nuk duhet t’i kthejnë paratë, sepse Katica Janeva nuk i ka nënshkruar ato.

Vallë nga dembellëku ose nga marrëzia, LSDM ende beson se mund t’i bëjë për vete  njerëzit që e urrejnë atë. Programet e këtyre mediave propaganduese kërkonin linçimin e kundërshtarëve të regjimit. Ata pra edhe tani e mbjellin këtë urejtje. Dhe do vazhdojnë ta mbjellin edhe më fuqishëm.

5Qeveria jo vetëm që nuk i përfitoi përkrahësit e politikave të Gruevskit, por me oportunizmin e saj ajo gjithashtu i shtyu larg neutralët. Si mund të lejonin, pas gjithë krimeve që dëgjuam në bombat, tani që VMRO-DPMNE të dalë me një platformë zgjedhore që do të lufton korrupsionin dhe për shtetin e ligjit. Hristijan Mickoski të predikojë zero tolerancë për korrupsion. Ai t’u mbajë ligjerata se si PSP na paska marrë honorare. Njeriu që ishte në listën e honorareve si këshilltar i Gruevskit.  Të flas për nepotizmin, njeriu që ishte asistent i babait të tij në kolegj.

Dhe tani, për qeverinë, VMRO-DPMNE ka faj që nuk flitet për paratë e vjedhura nga udhëheqësia e tyre, por për pagat e PSP-së. Se nuk kanë rëndësi krimet e kryera nga zyrtarët gjatë kohës që ishte në pushtet VMRO-DPMNE, por pagat e prokurorëve që gjuanin krimet e tyre janë të rëndësishme.

Por, ata të VMRO-së të vetëdijshëm për mentalitetin e njerëzve këtu, të cilët ndizen menjëherë lidhur me atë se “kush sa para mori” dhe i thonë “hallal i qoftë” atij që ka arritur të pasurohet me mashtrim. Plus, ata ende kanë nga paratë e vjedhura për të na bindur përmes mediave që nuk do të vjedhin kur të kthehen. Janë të fortë edhe me rrjetet sociale, fabrikat e trollave veprojnë 24/7… Ndërsa publiku analfabet në fushën mediatike, duke nisur nga intelektualë të arsimuar deri te nëpunës të partisë, të cilët as nuk duhet të mendojnë, e lëre më të dinë të shkruajnë, përpijnë propagandën. Me rëndësi është të keni një mendim në Facebook, faktet nuk kanë rëndësi. Dikush ka ngrënë 9 kg kikirikë në ditë. Çfarë? Vallë mos nuk është e vërtetë?

Orteku i sulmeve kundër PSP-së ka nisur qëkur Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski filluan të negociojnë të ardhmen e PSP-së. Edhe atëherë ishte e qartë se PSP do të shkonte kurban. Dhe jo vetëm që qeveria nuk merrej me reformën e gjyqësorit, por bënte qef ndërsa PSP dështonte. Dhe në vend që të luftonte për PSP-në, ajo shihte se si të përfitonte ndonjëgjë nga kjo.

6Kur Ministri i Administratës Publike Damjan Mançevski u paraqit në një konferencë për shtyp, mendova se do të thoshte që ai kishte reformuar diçka, kur ai tha se – do t’i bënte të pastrojnë ata që janë me pagë shteti.  Kur e shoh Damjanin, gjithmonë i mbaj mend ata 1.600 administratorë që nuk shkojnë në punë dhe paguhen, dhe ministri me këmbëngulje i lut që të fillojnë të punojnë. E pyes veten nëse Ministri do t’i ftojë edhe ata të vijnë të pastrojnë. Dhe a do t’i ftojë deri në në tre herë, ashtu si i fton të vijnë në punë. Dhe nëse kjo punë u përshtatet atyre apo jo. Dhe nëse nuk i përgjigjen ftesës do t’i pushojë nga puna, ashtu si tashmë dy vjet e gjysmë nuk arrinë ta bëjë. Apo edhe më tej do t’i lusë.

Dhe kur jemi te kthimi i parave, vallë paratë e këtyre që nuk shkojnë në punë, kush do t’i kthejë?

7Tragjedia që i ndodhi Shqipërisë me tërmetin katastrofik dhe solidaritetin që nxiti menjëherë, mëngjesin e njejtë, tregon se njerëzillëku ende jeton.  Në gjithë fatkeqësinë, ky është ndoshta është ngushëllimi i vetëm.

 

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари