KARROTË PËR ZAEVIN

Ç’e mirë mund t’i ndodhë vallë, Maqedonisë, nëse mbetet jashtë BE-së dhe NATO-s?

KARROTË PËR ZAEVIN

1Jeta në Maqedoni është kaq emocionuese. Sot flemë si maqedonas e në mëngjes gdhihemi të gjithë si ilindenas. Dhe atë, pa asnjë shkrepje plumbi. Pa topin e qershisë. Madje madje, pa stilolaps në dorë.

Padyshim që propozimi më i ri për zgjidhje të tërësishme të çështjes së emrit – “Republika e Maqedonisë Ilindenase” – akoma nuk është miratuar zyrtarisht dhe nuk e dimë nëse është vendosur për shqyrtim, por s’bëhet fjalë se është një vendim interesant për të nxitur llomotitje si në Maqedoni, ashtu dhe në Greqi. Sido që të jetë, gjithmonë kur ekziston ndonjë propozim “kreativ” ndizen debate dhe diskutime. Dhe kështu, siç licitohej me opsionet: E epërme, E poshtme, E Vardarit, Shkupi, në pallat, pa pallat, me vizë, para-Republikë, pas-Republikë, tani do të bëjmë simulime gjuhësore mbi temën: Ilinden. Për shembull, si do të quhet gjuha, si do të përkthehet emri në anglisht, si do të quhet kombi, si do të na quajnë grekët, për sa kohë do të duhet t’i ndryshojmë pasaportat që të mund të shkojmë për pushime në Greqi pa fletushka, a do të ndryshohet himni, a do të duhet të paguajmë përsëri për targa të reja regjistrimi…Eheee, një mori temash.

Aq shumë do të nxehen debatet, sa secili do të ketë një mendim. Duke filluar nga ata të cilët që në vitin 1995 kanë kuptuar se Maqedonia negocion për ndryshim të emrit, e deri te ata që mbajnë qëndrimin se mbi emrin nuk mund të negociohet. Madje edhe ata që tashmë kanë negociuar mbi emrin dhe mbi nënshtetësitë e reja, e së largu tregojnë se si mbrohet identiteti, besa dhe dinjiteti, kanë diçka për të thënë kundër idesë së re.

Në të vërtetë, gjithmonë kur paraqitet një propozim interesant, madje edhe “tvërdokornët” zbuten. Grekëve nuk u doli e suksesshme embargoja, nuk u doli i suksesshëm bllokimi i kufijve, me viza, me ngjitëse mbi makina, me thyerjen e xhamave të veturave nëpër plazhe, me dërgimin e ankesave gjithkund ku jemi të përfaqësuar me emrin kushtetues…Kujt t’i vejë mendja, vallë, se do të na kapnin te kreativiteti?

E kur të shuhet pasioni i diskutimeve, do të fillojnë të rrjedhin djersë të ftohta. Ngaqë do të na kujtohet pyetja e parë – Çfarë nëse edhe kësaj here nuk arrijmë të gjejmë zgjidhje? Dhe mbetemi vetë, as në NATO, as në BE?

2Kryeministri Zaev tha se “në rast se, mos e dhëntë zoti, arrihet një vendim, ai nuk do të çojë drejt destabilizimit të shtetit. Ne po ndërtojmë dhe do të vazhdojmë së ndërtuari miqësi”.
Epo, unë nuk jam shumë i sigurt se nuk do të ketë destabilizim. Për ne që mbetëm këtu dhe nuk kemi një atdhe rezervë, destabilizimi më i madh do të jetë nëse na kthehej ajo që kishim para 11 vjetësh.

As kryeministria e Britanisë së madhe, Tereza Mej nuk erdhi në Shkup në një vizitë disaorëshe pas samitit të BE-së në Sofje, që t’ia lirojë vendin Maqedonisë, pasi Britania e Madhe të braktisë BE-në. As për emrin nuk u duk fort e interesuar. Haptazi u shpreh se përse kishte ardhur: “Është e rëndësishme që të gjithë të bashkohemi në menxhimin dhe kundërvënien ndaj ndikimeve të jashtme të Rusisë në këto shtete”. Më e qartë, s’bëhet.

Pavarësisht optimizmit të madh të Zaevit se gjithçka do të shkojë mirë, dhe pavarësisht të gjitha lëvdatave dhe mbështetjeve të lojëtarëve kryesorë të BE-së dhe NATO-s, dhe pavarësisht buzëqeshjes së kryeministrit grek, Aleksis Cipras, përsëri pyes veten: Ç’e mirë mund t’i ndodhë vallë, Maqedonisë, nëse mbetet jashtë BE-së dhe NATO-s?

 3Nëse veçmë e zgjidhim punën me Maqedoninë Ilindenase, në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s do të duhet ta durojmë dhe Amdi Bajramin në Qeveri. Besa, azilantët që ai sillte nëpërmjet agjencive të dyshimta nga Shutka, tashmë janë në BE dhe në NATO, prandaj dhe Zaevi vendosi që ta përforcojë qeverinë me zgjerimin e koalicionit dhe atë me partinë e Amdi Bajramit.
Mirë që e dëgjuam në bomba se si i nxirrte listat e votuesve të ndjerë në Shutkë dhe në vendin e tyre çonte votues të rremë që të votojnë për VMRO-DPMNE-në, por i shohim dhe videot e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 11 dhjetorit 2016. Mirë që Zaevit ia tregon karrotën, dhe i thotë se “me këtë karrotë do ta kap Zajko Kokorajkon”, por më pas në protestat e VMRO-DPMNE-së para KSHZ-së bërtiste “shumë shpejt do t’i vijë varrimi”. Revolucionerëve të larmë të cilët e mbështesnin Zaevin që të ngulmojë me bombat në luftën kundër regjimit, përfaqësues i të cilit ishte vetë Amdiu, u tregonte gishtin e mesëm dhe u bërtiste: “Vdisni, vdisni!”

E mirë, e dimë se politika është kurvë. Edhe Zaevi e di këtë gjë. Madje më mirë se ne. Pasi, nuk na i lëshoi të gjitha bombat. Çfarë mbrojtësi i të drejtave të Romëve është partneri i tij i koalicionit, Amdi Bajrami. Dhe nëse Romët intergrohen në shoqërinë demokratike me metodën “një nga një të gjithë për veshi do t’i tërheqim”.

Mirëpo, kur veçmë Zaevi ka vendosur të sillet kështu me Amdi Bajramin, më duhet ta lus që të përmbahet, dhe në zgjedhjet e ardhme të mos e marrë me vete dhe të mos e lërë të flasë nëpër tubime. Akoma më vjen për të vjellë kur kujtoj skenën e Amdiut me bundë që gjoja thoshte ndonjë anekdotë, e Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkovi, Trajko Veljanoski, Vllatko Gjorçevi, Elizabeta Kançeska-Mileska, Antonio Milloshoski dhe të tjerë të VMRO-së zgërdhihenshin. Një skenë e tillë, kësaj here, me personalitetet e LSDM-së që zgërdhihen, zor se do të durohet në “Maqedoninë Ilindenase”.

Kurse Zaevi, e hëngri që e hëngri karrotën.

4Kështu, pak “historike” ishte java që shkoi, sa që nevojitej që për javën tjetër, të paktën për tani , të lajmëroheshin të paktën edhe dy ngjarje historike. Të hënën, më 21 maj, do të jetë gjykimi i parë i rastit “Mitmarrje” në të cilin është akuzuar kryeministri i tanishëm Zoran Zaev. Kurse të mërkurën me 23 maj, do të bjerë dhe gjykimi i parë nga rastet e shumta të PSP-së për ish kryeministrin Nikolla Gruevski për mercedesin prej 600.000 eurove.
Njëra nga gjykimet e shumta të Gruevskit përputhet pikërisht me Ditën e vllehëve, 23 Maj. Nuk e di nëse ka dashur historia, apo fati, por nëse është e vërtetë se me emrin “Maqedonia Ilindense” do të hymë në BE dhe NATO, le të thotë dikush se vllehët janë kurnacë.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира