KLLAP 650 MILION

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:96:"TëshpresojmëseNjulandnukdotëduhettëkthejëGruevskinmemarinsangabazanëSicili

1 Ambasadori amerikan Xhes Bejli tha se në 15 vitet e fundit,nga  buxheti i SHBA-së janë shpenzuar 55 milionë dollarë për reformën e gjyqësorit dhe policisë në Maqedoni. “Më shumë se 600 gjyqtarë, 300 prokurorë publikë, 150 avokatë dhe më mbi 2,000 efektivë policie kanë përfituar nga kjo ndihmë”, ka thënë Bejli.

Po ne, valle kemi ndonjë përfitim? Nëse Amerika ka shpenzuar 55 milionë dollarë për gjyqësorin dhe policinë maqedonase, vallë sa ka shpenzuar Maqedonia nga paratë tona? Dhe BE-ja sa ka shpenzuar ?

Dhe pas 25 vite pavarësi dhe miliona të shpenzuara, sa të huaja, sa paratë tona, çfarë na ka mbetur ne nga gjyqësori dhe policia? Defteri i Gocës dhe VMRO-MVRO.

Sikur ta dinin tatimpaguesit në SHBA si shpenzohen paratë e tyre për një partner strategjik diku atje, besoj se  shumë do të  zemëroheshin. Ja që mund t’i kuptojmë , nëse nuk e kanë ditur. Por ne që e dimë, pse ne nuk jemi të zemëruar me mënyrën se si ata shpenzojnë paratë tona?

2 Po kështu nuk jemi të zemëruar me Qeverinë sepse BE-ja ndërpreu fondet për Maqedoninë. Çfarë janë  27 milionë euro ndihmë nga BE-ja krahasuar me 650 milionë që Qeveria merr hua nga bankat komerciale?

Në Bruksel u vlerësua se Qeveria nuk tregon vullnet politik për reforma. Gjepura.  Çfarë vlerësim i gabuar. Që kur vullneti politik për reforma na qenka bërë kriter për të marrë para? Çka se Brukseli nuk  i beson qeverisë, kur i  beson Deutsche Bank. Në çdo bankë mund të marrësh kartelë kredie.

As Banka Botërore, as FMN-ja, as Bashkimi Evropian nuk i besojnë Qeverisë se si shpenzon paratë tona. Vetëm populli i beson.

3 Qeveria në emër tonë do të marrë hua prej 650 milionë. Për 10 vjet do të duhet të kthejmë 950 milionë. Por kush të mendojë për këtë aq kohë më parë. Eh 10 vjet, derisa të kalojnë … Një epokë e tërë VMRO-iste. Plus është verë, duhet shkuar në pushime.

Veç kësaj, nuk  ka kuptim të shqetësohemi në lidhje me paratë që duhet t’i kthejmë pas 10 vitesh, kur kemi krizë në dialogun politik dhe përpjekje për të ripërtërirë bisedimet për zbatimin e marrëveshjes të Përzhinos. Oh, sa detyrë e vështirë. Le të marrin edhe 650 milionë. Më lehtë do ta  zgjedhim këtë bela se sa çështjen e rifillimit të negociatave për të negociuar.

4 Në të njëjtën ditë kur Kuvendi diskutoi buxhetin e rishikuar, janë mbajtur disa takime ndër-partiak në rezidencën e ambasadorit të BE-së në Përzhino. Aty janë takuar Renata Deskoska, Artan Grubi dhe Nikolla Todorov dhe kanë negociuar rinovimin e negociatave për të negociuar, ndërsa Kuvendi sillte vendime për rialokimin dhe shpenzimin e parave tona.

Dhe në një vend ku shtëpia e  ambasadorit të BE-së është më e rëndësishme se institucioni ligjvënës, është e natyrshme që vëmendja e mediave, madje edhe angazhimi i opozitës të përqendrohet në përpjekjet për të ripërtërirë negocimet për negociata. Ajo se si shpenzohen paratë tona që moti nuk na intereson.

Ndërsa pushteti në Kuvend bën si ia do qejfi.  Transfero andej, shkurto këndej, prek në një anë, hidh në tjetrën, shkurto investimet, shto në rrogat… Askush nuk i pyet asgjë. Asnjë gazetar nuk i ndjek. Kënaqësi e vërtet të punosh. Atmosferë e relaksuar. Nuk iu duhet të thërrasin policinë që të nxjerrin opozitën jashtë me shqelma. PDSH-ja lëshon do murmurima se buxheti na qenka anti-shqiptar, sa për ta ruajtur vazhdimësinë. LSDM-ja ka ngrirë. Ata respektojnë ultimatumin që lëshuan. Dhe askush nuk e përmend. Madje as ata vetë nuk e përmendin. Qëndrojnë të rezignuar në selinë e partisë dhe shkruajnë komunikata.  LSDM me dy pika…tre pika.  Dhe kohë pas kohe pëlqejnë njëri tjetrin në Fejsbuk.

Dhe jo vetëm buxhetin.  VMRO-DPMNE dhe BDI arritën edhe ligj për MPB-në të sjellin, me të cilin Ministrit eventual të brendshëm në një qeveri kalimtare do t’i lidhen duart. Vetë do të votojnë Ligjin për korruptim të mediave. Madje zhvillojnë edhe debat të gjerë publik. Në ndërkohë LSDM lëshuan ultimatum dhe ngrinë vetveten. Kështu do të lejojnë që VMRO-DPMNE të jetë fajtore për ligjin për korruptim të mediave, gjë që duket se nuk iu pengon. Ashtu si nuk rezistuan edhe kur VMRO solli ligjet e tjera për mediat.

Pra, çfarëdo mund të thoni për VMRO-DPMNE-në, por fakt është se ata punojnë. Qoftë kjo edhe në dëmin tonë.

5 Dhe pastaj, na vjen çudi që Nikolla Gruevski ka shkuar në dasmë. Ja që këto dasmat në Itali zgjasin shumë. Të gjitha i ka rregulluar. Punojnë njerëzit e tij. Kuvendi punon për të. Edhe Qeveria punon për të. Veç kësaj, fiton duke vallëzuar në dasmë. Kllap – 650 milion. Të gjithë harxhojmë kur shkojmë në dasmë vetëm ai fiton.

Me liderin e VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministrin, ka 10 vjet që kemi problem kur duhet të shkojë në pushim. Sepse ai nuk pushon. Përveç  kur e kapin mediat turke duke shëtitur në Fetie ose kur e fotografojnë në plazh në Tel Aviv, dhe ja tani në një butik të modës së lartë në aeroportin e Romës.

Për shkak të dasmës të mikut italian, lideri i VMRO-DPMNE-së të martën nuk arriti të takonte të dërguarin special të Gjermanisë Johanes Hajndl. Të shohim pra, vallë a do të zgjas dasma deri të hënën , kur duhet të vijë ndihmës sekretarja amerikane Viktoria Njuland.

Edhe në vitin 2010, një tjetër ndihmës sekretar, Filip Gordon e ndoqi Gruevskin në disa aeroporte. E zuri në Zagreb. Amerikani vjen që të kryejë punën. Ndërsa Filip Gordon u detyrua të shkonte deri  në Zagreb për të kryer punën e tij, vallë a thua Njuland do të duhet të kthej Gruevskin me marinsat nga baza e Sicilisë?

6 Si mund të thotë Obama se Samiti i NATO-së në Varshavë është më i rëndësishmi që nga koha e Luftës së ftohtë deri  tani, duke mos qenë i pranishëm Gjolja ynë?

Gjole na paska qenë shumë i zemëruar dhe që në vitin 2014 ka vendosur të mos marrë pjesë në Samitin e NATO-së. Sepse atje nuk qenkan respektuar angazhimet e Maqedonisë dhe qenka injoruar e drejta ndërkombëtare, vendimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë  në Hagë, aspektet gjeopolitike dhe sfidat e sigurisë në rajon. Hajde, hajdee… Dhe Gjole i mbeti besnik qëndrimit të tij. Dramë koti në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në takimin e Varshavës ishin të pranishëm 28 krerë të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-së dhe të ftuar kanë qenë 26 krerë të shteteve dhe qeverive partnerë të NATO-së. Këto janë shtete në bashkësi të cilat ne i lusim që të na hapin dyert që të hymë. Që në vitin 2014 presidenti ynë ka mundur të caktojë takime dypalëshe me presidentët e këtyre shteteve. Por jo. Ai ka vendosur të zemërohet. Dhe të shkojë në Azerbajxhan.

Edhe më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ky Gjole i zemëruar i shkroi një urim Obamës dhe i tha se nga ai pret, “mbështetje të mëtejshme dhe akoma më të fuqishme në prag të Samitit të Aleancës, në korrik këtë vit në Varshavë”. Demek, Obama të mendojë për Maqedoninë, por Gjole s’ka pse . Ashtu nëse nuk futemi në NATO, fajin do ta ketë Obama, jo Gjole.

Vallë nuk i vije pak keq që nuk është i pranishëm në këtë Samit? Qoftë edhe sikur Obama vetëm t’ia bënte me sy. Ose, nëse është aq  i zoti, t’ua përplas në sy të gjithë liderëve atje dhe t’u tregojë se pse është i zemëruar. Kështu sillet si opozita e ofenduar në Parlamentin maqedonas.

Nejse, më 12 prill qartë e pamë shtrirjen e strategjisë gjeopolitike të Ivanovit. Në NATO nuk e respektokan të drejtën ndërkombëtare. Shih se kush flet për të drejtën? Presidenti që fali 56 politikanë të dyshuar për krime të rënda.

7 Pra, Gjole nuk është se na merakoset për gjeostrategjitë dhe parimet. Ai nuk shkoi në Varshavë, që të tregohet si hero para ngjitësve të afisheve të VMRO-DPMNE-së.

Por këtu ia futi kot. Vallë nuk e dinë se ngjitësit e afisheve nuk i intereson gjeostrategjia? Ata i intereson vetëm të  gjejnë një vend pune me rrogë shteti. Dhe këtë VMRO-DPMNE dhe BDI dinë ta bëjnë si jo më mirë. Me 650 milion eurot tona.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари