KORRIGJIM LAZERIK

Që të ketë qenë në prag të vdekjes nga ai regjim, e tani ta restaurojë...kjo do të thotë se Zaevit nuk i ka dhembur dhe aq shumë mbresa në fytyrë.

KORRIGJIM LAZERIK

1Pas shokut nga Franca, e cila vuri veto në fillim të negociatave të Maqedonisë me BE-në, mbase kryeministri Zoran Zaev mund edhe të na thërriste në zgjedhje të parakohshme, pasi kishte mandat që të kryente edhe disa nga punët që kishte nisur. Por hajde – e di ai se ç’bën. Ajo numëratorja që vetë e vendosi mbi portën triumfale të “Shkupit 2014” akoma nuk ka filluar të punojë. Qëndron te zeroja. Paratë tona që i vodhi VMRO-DPMNE-ja në kohën e Nikolla Gruevskit akoma gjenden te partia opozitare. Dhe do t’i përdorë që të fitojë Zaevi në zgjedhje.
Më kot qahemi tani se do të humbim të paktën 9 muaj deri sa të kthehemi në gjendje normale. Fushata ka filluar që para se të shpallej data e zgjedhjeve, e pastaj kishte një qeveri teknike, një fushatë zyrtare, e në rastin më të mirë – të paktën 30 ditë deri te formimi i qeverisë së re dhe edhe 100 ditë të tjera qeveri të re…Nuk ka regjistrim të popullsisë, nuk ka Ligj për prokurorinë publike, nuk ka prokurime publike, nuk ka tenderë, nuk ka shpëtim për Ohrin…Kudo që të jetë, do të vijë shtatori 2020, e do të duhet të votohet Buxheti për 2021. Për zgjedhjet lokale. Edhe për regjistrim. Por, si? Regjistrim popullsie para zgjedhjeve!?

Mirëpo, fakti se humbim kohë nuk është gjëja më tragjike që po na ndodh. Pasi, ne në Maqedoni, sido që të jetë, vetëm kohë kemi. Gjëja që na shqetëson është se qeveria e Zaevit jo vetëm që e rehabilitoi, por tani, me këto zgjedhje, edhe do ta restaurojë politikën e të pareformuarës VMRO-DPMNE. Shumë më intereson se cilat janë ato linqe që do të hyjnë në Qeverinë teknike të 3 janarit? E nëse refugjati në Budapest, i cili për më tepër vazhdon të mbetet kryetar nderi i VMRO-DPMNE-së, do ta përshëndesë emërimin e tyre me anë të një statusi në Facebook? A do të jenë ato linqe nga radhët e të gjykuarve, apo do të jenë vetëm të dyshuar? A përndiqen ata për krim të rëndë, marrje të ryshfetit, përgjime, vjedhje, shoqërime kriminele, terrorizëm dhe organizim të sulmit të Parlamentit, apo vetëm për kryerje të pandërgjegjshme të funksionit dhe keqpërdorim të detyrimeve shtetërore? Nuk do të çuditesha nëse për ministër të punëve të brendshme në qeverinë teknike do të na sillnin dikë që e ka sulmuar Parlamentin në 27 prill 2017. Me eksperiencë, se mbase do të ketë nevojë edhe për një sulm tjetër.
Po kur të aktivizohet edhe e gjithë ajo ushtri partiake që e paguajmë në administratën shtetërore! Me gjithë sabotuesit që Gruevski pranonte në punë, kurse Zaevi i la, duke menduar se do t’i bënte për vete. Do të vihen në përndjekje ashtu sikurse u bë për referendumin dhe zgjedhjet presidenciale. Me siguri vazhdojnë së paraqituri pushime mjekësore deri në fund të marsit deri nga 12 prilli.
Mirë që Zaevi e mori inat Bashkimin evropian për veton, por VMRO-në akoma nuk e ka marr inat. Që të ketë qenë në prag të vdekjes nga ai regjim, e tani ta restaurojë…kjo do të thotë se Zaevit nuk i ka dhembur dhe aq shumë mbresa në fytyrë. Gjëja më e mirë është të shkojë në korrigjim lazerik. Të paktën të mos i duket. E të mos na kujtojë për atë krim që kurrë nuk do të përsëritej.

2Dhe tani, në vend që të ofshajmë se elita partiake të përcaktuara nga populli nuk mund të bien dakord për asgjë, e më së lehti e kishin binin dakord për zgjedhjet, e vetmja gjë që na mbetet është vota jonë. Madje, sado që të duket e modës të thuash se nuk voton se ke kandidatin tënd, apo se është e kotë të shkosh në zgjedhje pasi nuk ka zgjedhje.

Por, çfarë të bëjmë, kështu është situata. Zgjedhje do të ketë. Ky është realiteti. E këtillë është zgjedhja.
Mirëpo, nuk mund t’i fitosh elitat partiake nëse heq dorë nga arma jote e vetme – e drejta për zgjedhje. Nëse nuk del për votim, ushtarët partiakë me siguri kanë për të zgjedhur në vendin tënd. E meqë ti nuk ke pasur për kë të votosh, do të të duhet të jetosh me zgjedhjen e tyre.
Është e sigurt se është shumë më e thjeshtë të shesim mend nga një lartësi apo refuzim i vetëcaktuar moral. Unë nuk di për ju, por unë do të votoj, sado që të mos më pëlqejë fakti se do të kemi zgjedhje të parakohshme. Mbresat janë akoma të freskëta. Dhe unë nuk mund t’i lejoj vetes një korrigjim të kujtesës.

3Ambasadori francez Kristijan Timonie, në mënyrë që ta shpjegojë veton e kryetarit Emanuel Makron tha se Maqedonia nuk është shtet shembull për rajonin. E modës është edhe të biesh dakord me mendimin e ambasadorit francez dhe të përqeshësh mossuksesin e shtetit tënd, demek, ne vetë kemi faj që nuk kemi marrë datë për negociata me BE-në, pasi nuk vlejmë. Por, çështja nuk është nëse Timonie ka të drejtë, apo jo. Përfundimisht jemi ne që e dimë se kush jemi dhe se ku kemi mbërritur dhe nuk duhet të presim nga një ambasador që të na e thotë.

Vetoja e Francës ishte një veprim armiqësor pasi na e hoqi perspektivën e vetme që kishim. Hyrjen në BE. Dhe të gjitha 27 shtetet e tjera pranuan se ky shtet është i gatshëm për fillim të negociatave. Dhe pranuan se ata janë të gatshëm të na ndihmojnë për të realizuar këtë perspektivë, me të gjitha të metat që kemi për të cilat jemi mjaft të vetëdijshëm.

Timonie tha se pritshmëritë tona nuk kanë qenë reale. Joreale!? Pas 14 vjetësh pas statusit për kandidim, pas 10 rekomandimeve për fillim të negociatave, pas çështjeve të zgjidhura bilaterale me të gjithë fqinjtë…Përfundimisht, edhe pas ndryshimit të emrit, gjë për të cilën edhe vetë Makroni me anë të videomesazhit na bindte se ky është hapi i duhur për të ardhmen e Evropës. Veç kësaj, flasim për Maqedoninë, e cila nuk është shtet skandinav, por ballkanik, e që kurrë nuk ka pushuar së qeni një zonë krizash.
Ambasadori Timonie është zyrtar i shtetit francez. Shefi i tij është Makroni. Andaj, ai shpjegon pozicionin e kryetarit. Çështja është vetëm se sa pozicioni i Makronit është bazuar mbi raportet që ambasadori ia dërgon nga Shkupi.
Kurse për sa i përket deklaratës së ambasadorit se ne nuk jemi një shtet shembull i rajonit, ai nuk na tha se cili na qenka një shembull…Mos është vallë Serbia? E sidomos tani. Që kur solli dhe raketa ruse. Dhe tren kinez. Dhe që kur Makroni më 15 korrik foli serbisht në Beograd që t’i pëlqejë Vuçiqit.

4Por, a ka vallë ndonjë shpjegim se si është gjendur një rimokio furgoni në territorin e Anglisë me 39 kufoma kinezësh? Me siguri ata kinezët e shkretë nuk kanë rënë nga qielli në Belgjikë në një furgon bullgar. Si ka kaluar ky furgon në territorin e gjithë Evropës, nëpër shtetet që janë shembull për BE-në, e ndoshta edhe nëpër ato që nuk janë dhe aq shembull, ka kaluar gjithashtu në shumë shtete shengen dhe jo-shengen- anëtare të BE-së dhe ka arritur në një shtet i cili është akoma shtet anëtar i BE-së? Me siguri ky operacion është zbatuar pa korrupsion. Dhe me qeverisjen e së drejtës.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира