KOVA PËR  MBYTJE

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:45:"Jo, tëmarrëtnukjeniJU.JemiNE.

1 Ne nuk paskemi pasur fshesa. Maqedonia, që është lider për reforma ekonomike dhe investime të huaja në regjion, paska nevojë për fshesa, xhogera dhe dorëza plastike. Ministria e punëve të brendshme, pas vërshimeve në regjionin e Shkupit, i  ka dërguar ambasadave në Shkup një listë me dëshira, të titulluar – apel për ndihmë. Në këtë listë, të huajve u kërkohet  t’i dhurojnë Maqedonisë 6.000 kova, 2.000 fshesa, 1.000 xhogera, 5.000 peshqirë, 1.400 dorëza gome, 1.300 çizme gome, 2.000 lopata, 100 garuzhda, 500 shata, 50 dara, 25 grabuja, 1.000 mushama shiu, 100 zorrë…

Duke e lexuar listën e dëshirave të nënshkruar nga ministri i punëve të jashtme, Nikolla Popovski, kuptova se Maqedonia, lideri regjional i çdo lloj gjëje, në fakt nuk paska pasur Qendër për menaxhimin e krizës. E as Drejtori për shpëtim. Kjo nuk më çudit. Ç’na duhet neve qendra për menaxhimin e  krizës, kur Maqedonia në 10 vjetët e fundit nuk ka ndjerë se çfarë do të thotë krizë. As nuk ka nevojë të shpëtojë njeri. Ndez televizionin – vlon nga qytetarët e kënaqur.

2 Nuk paskemi as shtretër transporti për të lënduarit . Si duket  pëlhura nga koha e Titos është prishur. Këto QMK e DPSH, vallë, kanë pasur ndonjë depo? Nëse po, çfarë kanë mbajtur aty? Ç’janë këto institucione? Përse shërbejnë? Që t’u sigurojnë rrogë shtetërore kuadrove partiake dhe shpërblime ngushëlluese partnerëve më të vegjël të koalicionit? Obligim të vetëm kanë pasur që të shkojnë në takime. E kur ndodhën vërshimet, ishin të parët që vinin dhe të fundit që shkonin.

Kur ministri dhe zv. kryeministri Popovski e krijoi listën e dëshirave, me shumë mundësi është konsultuar me liderin e tij. Pasi, kur ka kërkuar 24 xhipa, nuk ka kërkuar xhipa dosido, por nga më të shtrenjtët. Ka specifikuar markën. Liderëve të regjionit nuk iu ka hije asgjë më pak se “landrover defender”. Nuk mundet që lideri i partisë, i cili miraton listën si kryeministër, të vozisë një mercedes 560.000 eurosh, e qytetarët e kënaqur, për të kaluar nëpër baltë, të përdorin ca xhipa dosido, që nuk shoqërohen me syza Maybach për shoferin dhe ekrane të vogla ku fëmijët të shohin filma vizatimorë.

Kanë kërkuar edhe gomone  dhe glisera. Janë përmbajtur e nuk kanë kërkuar jahtë. Me siguri planifikojnë t’ia konfiskojnë Radës. Se ata vetë nuk kanë. Në limanet e Maqedonisë

3 Ajo që më habiti më shumë është që nuk kemi Qendër për menaxhimin e  krizës dhe as Drejtori shpëtimi. Më habit që partia në pushtet, parti e vendosur në pallat të bardhë, që është ndërtesa më e mbrojtur në të gjithë shtetin, më e mbrojtur edhe se Qeveria dhe Parlamenti, paska mbetur pa fshesa. Vallë, zana të malit fshijnë në atë pallat të mrekullueshëm?

Po 6.000 kovat që i kanë kërkuar? Me siguri që shumë kova të shtetit i kanë përdorur në burgje. Për vetvrasjen e të burgosurve. Në listë ka edhe tre sharra motori. Këto me siguri do t’i jepen kryetarit Koce Trajanovski, si ndihmë humanitare. Sepse, si duket, sharrave që ka , u janë mpirë shqisat. Këto të rejat do t’i duhen për të prerë çfarë ka mbetur nëpër parqet e Shkupit.

4 Edhe pas tragjedisë nga shiu i verës që mori 22 jetë, përsëri nuk i bie zilja në vesh ministrit të financave, Zoran Stavrevskit. Zilja që t’ia kumbojë fjalët: “Ne jemi të marrë”.

Dhe unë them me vete, të marrët nuk jeni JU. Jemi NE.

5 Në po të njëjtin kaos, pas shiut treorësh në 6 gusht, e vetmja që funksiononte në mënyrë të përkryer ishte Njësia  e propagandës së Qendrës për komunikim të VMRO-DPMNE-së.

Në fillim, na bindnin tërë javën që vërshimet kanë qenë dëshirë e Zotit. E se fatkeqësia e qytetarëve nuk duhet politizuar. Sidomos, nuk duhet kërkuar llogari nga qeveria.

Që kur propaganda i shfaqi qytetarët e kënaqur të kapluar nga vërshimet, e PSP-ja u kthye nga pushimet dhe filloi të na rikujtojë se çfarë kemi dëgjuar në bisedat e përgjuara, Qendra për komunikim doli me një të vërtetë absolute të përgatitur mirë:  PSP-ja ka filluar fushatën parazgjedhore të LSDM-së. Në lidhje me përgjegjësinë e qeverisë dhe të funksionarëve partiakë nuk mund të parashtrohen pyetje as se si. Duhet të heshtim. Dhe të dëgjojmë se si i teken gjëra Gruevskit dhe si jep urdhra nëpër telefon.

A nuk u formua PSP-ja pikërisht për këtë? Që të hulumtojë gjithçka që i tekej Gruevskit dhe  se si i ka realizuar ato nëpërmjet urdhrave që jepte në telefon?

 6  Më 3 qershor të këtij viti, në të gjitha lajmet kurton ishte shpallur titulli i njëjtë: Maqedonia lider në regjion për zhvillimin e fizkulturës dhe sportit

Më 5 gusht filloi Olimpiada në Rio. Të dielën mbaron. Kroacia tashmë fitoi shtatë medalje, nga të cilat pesë të arta. Serbia fitoi katër, nga të cilat një të artë. Dhe Sllovenia njësoj. Edhe Kosova fitoi  një të artë. Bullgaria një bronzi.

Maqedonia mori pjesë në Olimpiadë dhe mbeti lider i regjionit për fizkulturë dhe sport. Mbeti edhe lider i pasfidueshëm në lajmet kurton.

 

                                                                Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира