Të dashurit e mi,
Këto ditë të gjithë flasin me njëri tjetrin rreth asaj se ku ishin e ku kanë arritur. Titulli i këtij publikimi të fundit të “Sakam Da Kazam” për këtë vit është i nxjerrë nga nëntitulli i kolumnës së publikuar në 18 nëntor. Në vazhdimësi i kam nxjerrë të gjithë nëntitujt e kolumnave të publikuara nga 7 janari deri në 23 dhjetor të këtij viti. Siç do të vini re, shumë herë u rikthehem temave të njëjta. Jo vetëm për vitin që kaloi, por edhe për tridhjetë vjetët e fundit.
Le të shpresojmë jeta në vitin e ardhëm do të na hapë tema të reja. Hekurusha për Sofje mund të presë, sepse ende nuk mendoj se është për t’i besuar asaj rruge drejt BE-së, por nëse jo për diçka tjetër, të paktën të mos flasim sërish për rrugën deri në Ohër.
Qofshi shëndosh e mirë e t’i shijoni festat.
· Eh, sa bukur do të ishte nëse politikanët, që sot na drejtohen me butësi, t’i merrnin mesazhet e tyre gjatë festave seriozisht si vendime që do t’ua ndryshonin jetën.
· Një shtet anëtar i NATO-s e ka gjetur veten në një situatë ku jo vetëm stabiliteti politik, por edhe ai energjetik, e rrjedhimisht edhe ai ekonomik të varet nga një kompani, bordi mbikëqyrës i së cilës përbëhet nga biznesmenë rusë.
· Nuk mashtrohemi më ne nga sinjalet e Bullgarisë. Ka vetëm një sinjal të mirë – të heqë veton për Maqedoninë
· Nëse nuk fillojmë të negociojmë gjatë kohës së kryesimit serb me BE-në, atëherë mesiguri që konferenca e parë ndërqeveritare do të jetë gjatë kohës së kryesimit malazez.
· Qeveria e rriti pagën e punëtorëve. Tani duhet ta rritë edhe atë të jopunëtorëve.
· Përshëndetja e tij e thjeshtë nuk është përshëndetje naciste. Por një përshëndetje administrative. Ashtu përshëndesnin edhe administruesit e Maqedonisë nga 1941 deri 1942.
· Putini i dënon ukrainasit se nuk janë rusë. Radevi i dënon maqedonasit se nuk janë bullgarë. Po BE-ja? BE-ja është thjesht “thellësisht e mërzitur”.
· Ka rend në BE. Në fillim Goce Dellçevi, pastaj Ukraina.
· Amerika të na mbrojë, ama Putini të na drejtojë
· Kur Qeveria thotë se administrata shtetërore duhet të kursejë, bëhet më e qartë se sa para koti harxhojnë
· Ne paskemi vendosur. Pyetja është nëse BE-ja ka vendosur që Maqedonia të hyjë në BE. Apo do të na lërë në duart e Rusisë?
· Sikur të mos na mjaftonte që, për të na siguruar ardhmërinë evropiane, na duhet ta zgjidhim çështjen se kujt i takon car Samoili, e tani duhet të mërzitemi edhe për ardhmërinë evropiane të evropianëve, që të mos i ndajë Rusia.
· Eh, sikur të mundej të punësuarit në firmat private të organizojnë një kundërgrevë dhe të paktën për një muaj të mos i paguajnë kontributet për rrogat e administratës shtetërore. Por shteti nuk mërzitet për tatimpaguesit, me ta nuk negocion dhe nuk i lazdron.
· Ky është shteti. Një ndërtim i madh pa leje. Dhe gjëja më e frikshme është se kjo nuk i pengon askujt. Edhe nëse na pengon, kujt t’i ankohemi, kur nuk u pengon as atyre që i paguajmë për t’u shqetësuar.
· Kushti i radhës do të jetë – mos e teproni me antifashizmin nëse doni të hyni në BE.
· Cila kompani private mund ta përballojë prodhimin e 20.000 prodhimeve të gabuara?
· Ashtu siç po këmbëngul Mickoski për zgjedhje parazgjedhore, nuk është çudi të mendosh se ka blerë biletën për t’u kthyer nga azili në Budapest.
· BE-ja e vërtetë dhe BE-ja nga Ali Ekpres. Maseduan dy Nord, zero pua.
· Nuk mund të dish se kush është më jonormal. Bullgarët që kërkojnë nga maqedonasit t’ua vërtetojnë ekzistencën e tyre, apo maqedonasit që hyjnë në procesin për të vërtetuar se ekzistojnë.
· Me se ta shantazhojmë pushtetin ne të firmave private nëse nuk na i rrisin rrogat?
· Kështu-ashtu të gjithë rrini në Fejsbuk. Pa lexoni njëherë nëse kryeministri ka ndonjë plan.
· Po humbasim kohën me Bullgarinë. Prej tyre mund të mësojmë vetëm si të vjedhim biliona nga fondet e BE-së.
· Putini thotë ashtu, por Putini nuk është Radevi.
· BE-ja po e merr seriozisht atë se Bullgaria do që maqedonasit të bëhen bullgarë
· A ka kërkuar qeveria jonë garancë nga shtetet e tjera anëtare të BE-së se në të ardhmen nuk do të jenë bashkëpunëtorë në bllokimin tonë nga Bullgaria?
· Në vend që të sigurojë stabilizim, BE-ja përmes Bullgarisë po e destabilizon Maqedoninë.
· Po përse, vallë, ju atje në BE fare e pranuat hapjen e bisedimeve për ekzistencën tonë dhe ekzistencën e gjuhës sonë maqedonase?
· Të ishim ne qytetarë të mençur, do ta kishim mbytur “pikën tonë të kontaktit” – Ministrinë maqedonase të punëve të jashtme me të paktën një milion ankesa për gjuhë të urrejtjes nga Bullgaria për gjuhën maqedonase.
· Le ta rikthejmë festën tonë. Le të festojmë për Republikën, e jo për pratitë.
· E vështirë të mbijetosh në Maqedoni vetëm me humor. Për këtë sëmundje na duhet terapi më e serioze.
· Ç’të mirë do të kenë qytetarët nga reforma tatimore kur edhe në mandatin e dytë të LSDM-së vazhdon rregullli: Për kriminelët – amnesti dhe pushim të vazhduar në Strugë, për hajdutët partiakë tenderë, e për kompanitë dhe qytetarët e ndershëm – tatime.
· Dhe kur qeveria thotë: një shoqëri për të gjithë, kjo nuk do të thotë se shteti duhet të jetë fer për të gjithë, përveç atyre që paguajnë tatime.
· Nuk duhet të kursejmë rrymë. Nuk mundet shteti t’i dënojë paguesit e ndershëm për shkak të pandershmëve që nuk paguajnë. Vetëm policia le t’i kapë vjedhësit dhe – s’ka dimër.
· Një rreshje shiu prej as gjysmë ore në kryeqytet tregoi se sa gënjeshtër e madhe është termi “insvestitor” në ndërtimtari, interesat e të cilëve i mbron çdo qeveri lokale por edhe shtetërore nga 1991 e deri më tani
· Në qoftë se alternativa për paaftësinë e LSDM-së dhe arbitraritetin e BDI-së është një VMRO-DPMNE e këtillë e fuqizuar nga ana e Levicës, vaj medeti për ne. Do të na duhet shpëtim nga të gjithë ata.
· Nëse nuk mund të vjedhim, le të ikim.
· Në krizë, t’i sakrifikojmë së pari fëmijët. Ata le të qëndrojnë në shtëpi, e administrata shtetërore le të ngrohet nëpër zyra.
· Tani duhet të shqetësohemi nëse do të bjerë Qeveria në qoftë se “flakët” e BDI-së e braktisinë shumivën sunduese në Kuvend. Na pret një dimër i rëndë, kriza e kovidit nuk është larguar akoma, çmimet po rriten, Putini kërcënohet me katastrofë bërthamore, e neve stabiliteti i shtetit na varet nga një përleshje për para.
· Qetësisht dhe me dinjitet t’i barazojmë fashizmin me antifashizmin.
· Amerikanët vendosën të na i rinovojnë edhe përmendoret nga Lufta e dytë botërore. Mesa duket ata kanë më tepër vetëdije për kuptimin që ka antifashizmi për shtetin tonë sesa gjithë qeveritë tona të bëra bashkë.
· Jepu paratë. Dhe mos i prek pullat.
· Ne ndërtojmë hekurudhën. Hekurudha na ndërton ne.
· Partizanët po na rrotullohen në varr me një shpejtësi aq të madhe saqë mund të prodhojmë rrymë prej tyre.
· Kë të thërrasim që ta ndryshojë sistemin për të cilin kryeministri ka kuptuar se nuk bën? Ambasadoren e re, vallë?
· Le t’vijë jeta.
· Me ndihmën e Japonisë, Maqedonia fitoi edhe program hapësinor.
· Nuk do ta kthejmë ne Gruevskin.
· E kanë të vështirë jetën këta funksionarë me popull të tillë që i korrupton.
Përktheu: Fjolla Zllatku