LIRI APO VDEKJE

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:164:"Faktiqëunëkamqenëtargetpërpërgjimështëshumëmëpakirëndësishëmsesafaktiqëpër10vjetkemiarriturtëkthehemipaspothuaj110vjet. 

1 Më vjen disi keq që PSP-ja ka pasur dëshmi të mjaftueshme se shërbimet e huaja dhe kombit e verdhë kanë qenë gënjeshtër. Ishte disi më mirë të besoje se kemi qenë aq të rëndësishëm sa për të na përgjuar disa shërbime të huaja, e jo shteti jonë.

Personalisht, nuk jam befasuar që edhe mua më kanë përgjuar më shumë se dy vjet. Por, jam i shokuar që kanë vazhduar të më përgjojnë edhe pas shkurtit të 2015-ës, kur e mora dosjen time me biseda pasi opozita  shpalli bombat. Ajo që na dhanë nuk ishte as e ngjitur, as e prerë, as e montuar. Madje edhe gabimet ortografike në sms përshtateshin plotësisht.

Nuk jam i shokuar as nga keqpërdorimi i pajisjeve përgjuese të blera me paratë tona, që të më futen në shtëpi e në punë, dhe jo vetëm te mua, por te të gjithë ata me të cilët të paktën një herë kam folur në telefon. Nuk jam i shokuar as nga fakti që duan të më kontrollojnë e të më shantazhojnë. Atë kontroll dhe shantazh përsëri me paratë tona, ata në njëfarë mënyrë e bëjnë me të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Madje edhe me bashkëpunëtorët e tyre më të afërt dhe më besnikë dhe me funksionarë të shtetit në majën më të lartë, siç ishin Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Zoran Stavreski…Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Menduh Thaçi, po le të mos i përmend fare.

Megjithatë, jam i shokuar nga joskrupuloziteti i urdhërdhënësve dhe sidomos të autorëve të këtij krimi, që i cënon të drejtat themelore të njeriut dhe esencën e demokracisë.

Ajo që është më e tmerrshme se përgjimi është që unë nuk jam i bindur që nuk do të mund ta mbroj drejtësinë në këtë gjyq. Pasi, edhe te bombat dëgjuam për defterët partiakë dhe për rolin e “svarovskit” në zgjedhjen e gjyqtarëve. Nga kjo javë, nga kryetari i gjyqit më të madh të shtetit, Vlladimir Pançevski, dëgjuam që çdo gjyqtar paska qenë dyqan dhe çezmë e vockël. Vallë, me atë ujë të atyre çezmave të vockla do të pagëzohet PSP-ja?

Kurse më e tmerrshmja është që jam i bindur që edhe tani më përgjojnë.

2 Katica Janeva përmendi që Maqedonia feston 25 vjet nga sjellja e Kushtetutës së parë demokratike por “me një keqardhje të thellë mund të konstatohet se vlerat themelore të rendit kushtetues janë shkatërruar”, dhe që më tepër se mijëra personave, “as nuk u respektohet privatësia e jetës private dhe familjare, e as nuk u garantohet fshehtësia në komunikim”.

Që do të thotë se kur flasim për liri dhe demokraci, ne nuk jemi më të këqij se sa në vitin 1991. Por jemi më të këqij se sa 1941-shi. E kur thonë që zgjedhjet e 11 dhjetorit për qeverinë janë “jetë apo vdekje”, gabojnë. Zgjedhjet për të gjithë ne janë “vdekje apo liri”.

Dhe që në shekullin 21, thënia “Liri apo vdekje” e kryengritjes së Ilindenit nuk e përjetojmë si varg, por si situatë reale me rëndësi jetike.

3 Me të vërtetë nuk mund të kuptoj se çfarë duhet të ndodhë më tepër, që ata që ende jetojnë me përrallat e kombive të verdhë dhe shërbimeve të huaja të dalin nga bota e scenariove të zeza, prej nga mund t’i shpëtojë vetëm Greuvski dhe familja.

Prokurorja Fatime Fetahi tha që “sulmi mbi të drejtat dhe lirinë e njeriut është sulmi më i madh mbi një shoqëri të qytetëruar demokratike”. Dhe që “tani është radha që shoqëria e tillë t’ia kthejë”.

Kush t’ia kthejë, Fatime? Ata që besojnë në scenariot e zeza nga të cilat do t’i shpëtojë Familja, duhet të jenë të personalisht të cënuar, që të kuptojnë se scenariot e zeza bëhen në dy oborret e bardha – ai i VMRO-DPMNE-së dhe ai i ndërtesës së qeverisë.

Ua paskan futur frikën që kur të shkonin për të votuar, do të ketë kamera në stilolapsa. Dhe pastaj i paskan përjashtuar nga puna. Unë të atillët do t’i kisha frikësuar që ka kamera në facoletat e sanduiçit. Sepse ata, të frikësuarit u japin fuqi që të na e fusin frikën të gjithëve. Pse? Sepse edhe sanduiçin me gjithë facoletën kinse ua kanë dhënë falas.

O, scenario të zeza! Po edhe në letrën e WC-së ka kamera. Nuk e keni ditur? Ka se duhet të dinë në bythën e cilit jeni futur.

4 Mirë, ja unë dhe ata pesë –gjashtë të tjerë që i kanë përgjuar në mënyrë joligjore qenkemi armiq të shtetit dhe do ta shkatërrokemi rendin kushtetues. Por, çfarë bëjmë me ata, me të cilët kam folur në 1 shkurt, 2013 deri më 10 mars, 2015, ndërsa DSK-ja më ka përgjuar? Tani të gjithë bashkëbiseduesit e mi mund ta padisin shtetin, për shembull për shkaktim të dhimbjes shpirtërore. Ku janë ata psikiatër që jepnin ekspertiza për Gruevskin dhe Mijallkovin për shkaktim të dhimbjes shpirtërore, pas së cilës ata refuzonin dëmshpërblim prej dhjetëra mijërave euro?

Në  ekspertizën e tyre profesionale që gjyqi i pranoi, thuhej që paditësi “është shqetësuar fort” dhe që “është shqetësuar ende më fort dhe është ndjerë fort i lënduar si person”. Dhe që “i ka parë të shoqen dhe fëmijët të befasuar dhe të çmerritur nga ajo që dëgjonin”. E që “si t’i shohë në sy njerëzit rreth tij”. Dhe kanë pasur “ndjenja ankthi, dëshpërimi, nënçmimi të rëndë”.

Psikiatri i ekspertizës që e pranoi gjyqi, ka shënuar që i gjykuari “nuk ka mundur të flejë qetë”. Të gjithë ju miq dhe armiq, që keni folur me mua ndërkohë që unë jua kam shkatërruar rendin e kushtetutës, ju a flini qetë sonte?

Edhe ju që besoni që ka kamera në stilolapsin me të cilin do të votoni në 11 dhjetor. Të themi se ka kamera. A flini rehat, për këtë?

5Pres që edhe Gruevski të padisë, si dhe të gjithë ata që kanë folur me mua. Sepse ai nuk ka qenë target. E ka folur me të gjithë të përgjuarit. Ka qenë dëm kolateral. Dhe gjendet në të gjitha bisedat. Për dallim nga bashkëbiseduesit e mi, ai para gjyqit do të jetë me përparësi. Gorde do t’ia huazojë defterin, ndërsa vetë ai tashmë ka diagnozë për dhimbje shpirtërore që i ka kaluar në po atë gjyq.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира