MAJA TA THOTË

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:50:"“PomuaBerliniashtumëthaqët’juthem”

    1Lajmi i mirë i kësaj jave është se Maqedonia akoma nuk e ka arritur fundin. Se me këtë president dhe këtë gjyqësi do të shkojmë akoma më poshtë. Ja edhe Ali Ahmeti ku deklaroi sinqerisht: Nuk e di se në ç’drejtim jemi nisur. Jam i bindur se pushteti tek tani do të shpikë të këqija të reja që t’i bëjë Gjorge Ivanovi, në mënyrë që t’i shpëtojë ata. Sepse, në këtë kaos në shtet vetëm krerët e VMRO-DPMNE-së punojnë intensivisht dhe mendojnë për nesër. Që e nesërmja e tyre të mos jetë në burg.

    Çka nëse Zaevi ia sjell Gjoles 61 nënshkrime? E Gjolja nuk guxon t’ia japë mandatin? Do t’i kërkojë vallë, ekspertizë nga grafologu? Apo do të thotë: “Nënshkrimet i kam, por mandatari nuk më dha garanci për unitetin dhe sistemet e sigurisë në shtet”. Apo, thjesht nuk do të thotë asgjë. Nuk do t’ia japë mandatin Zaevit. E çfarë mund t’i bëjnë?

    Dhe me të vërtetë, ç’do t’i bëjnë? Dhe kush? Prillin e kaluar fali 56 funksionarë bashkë me të afërmit e tyre, në mënyrë që t’i ndërpriste hetimet për krim të rëndë kundër tyre, e pas kësaj, vetë e tërhoqi këtë falje. E tani pse t’i duket palidhje të mos ia japë mandatin dikujt që nuk e ka emrin Nikolla Gruevski?

    Problemi jonë është që gjithmonë çuditemi nga e para për atë që bëri Ivanovi. Problemi jonë është që akoma çuditemi se presidenti është profesor i drejtësisë dhe ai vetë e shkel drejtësinë. Që në vend se të punojë për shtetin, punon për partinë që e ka zgjedhur. Më saktë, nuk punon as për partinë. Punon për krerët e partisë, që e kanë rrëmbyer edhe partinë edhe shtetin. Problemi jonë është që ne vazhdojmë të mos duam të kuptojmë që Ivanovi vetëm për shkak të kësaj gjëje, është akoma zot i vilës në Vodno.

    Më në fund, problemi jonë është që edhe pas leksionit të vitit të kaluar, me faljen që na e mbajti profesori, tani po e besojmë edhe leksionin për interpretim kreativ të Kushtetutës. Ndërsa puna nuk është për të qeshur.

    2Ivanovi tha që kushtetutbërësi i ka lënë hapësirë presidentit që në mënyrën e vet ta interpretojë nenin 90 të Kushtetutës se kujt i duhet dhënë mandati për formimin e Qeverisë së re. Dhe Gjole, kreativ siç është, që kur Nikolla Gruevski nuk ia doli të krijojë shumicë parlamentare, i shpiku konsultimet. Demek, burri i shtetit konsultohet. Dhe ditën e filloi me kryetarin e Gjyqit kushtetues. Vazhdoi me kryetarët e partive që kanë fituar deputetë në përbërjen e re të Parlamentit. Ndërsa e mbaroi me takimin me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskin.

    Shumë kreative. E la Gruevskin për në fund, që të mund t’i japë raport nga shënimet që ka marrë. Të spiunojë se ç’kanë thënë të tjerët.

    E meqënëse njerëzit e tij nuk lënë gjë pa kontrolluar, nuk është e pabesueshme që ta kenë incizuar kur ka folur me Zaevin. E Gruevski në fund ka shkuar vetëm të vërtetohet se a do t’ia tregojë të gjitha.

    3Ndërkohë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski i merr në pyetje ambasadorët e huaj, se a konsiderojnë ata personalisht që nuk duhet të ketë zgjedhje të reja. Në radhë për t’u pyetur, në pallatin e VMRO-DPMNE-së mbërriti edhe ambasadorja gjermane Krisine Althauzer.

    Sipas lajmërimit që dha partia, duket që e kanë përmbledhur zonjën amasadore duke e pyetur nga të dyja palët. Një pyetje Nikolla Gruevski, të dytën Nikolla Poposki. Pa ja po, thuaje, ti je ajo që nuk mendon se duhet të ketë zgjedhje të reja? Abasadroja është përmbajtur, ka bërë rezistence, por në fund të dy Nikollave i është dashur t’ua pranojë: Po, mua në Berlin ashtu më thane që t’ju them.”

    Çfarë mendojnë Gruevski dhe Popovski? Që ambasadorja gjermane vetëm rri në kafe me shoqet dhe kështu ndërton qëndrime të reja? Që do ta qortojnë dhe do të publikojnë lajmërim për gjithçka që kanë folur me të dhe Berlini zyrtar do të ndryshojë qëndrim? Që pas lajmërimit të atillë, Gjermania zyrtare do të fillojë të mbështesë përgjimet jolegale, korrupsionin, gjyqësinë partiake, fshehjen e vrasjeve dhe mosdënimin e funksionerëve që kanë vjedhur nga paratë e popullit? Apo, mendojnë që do t’i impresionojnë me faktin që me ato para kanë investuar në një nga veturat më të shtrenjta gjermane, bashkë me syzet për shoferin dhe ekranet e vogla për fëmijët?

    Vallë pas 10 vjetësh në pushtet Gruevski akoma nuk e ka të qartë se si funksionon diplomacia e vërtetë? Ose, mendon se siç vepron ai te ne, edhe atje shtetet vënë shokët e partisë për ambasadorë, që t’i arsimojnë fëmijët jashtë shtetit. Të shëtisin pak e të bëjnë qejf nëpër botë. Si ai Peroja, ministri që e çuan në Australi. Bleu lap-top e pas pak ia vodhi dashnorja. Apo ai që e çuan në Gjenevë, e vozitej i dehur në kahje të kundërt. Apo ai ambasadori në Pragë, që iku dhe u zhduk? Apo konsulli në Njujork që rrihej nëpër bare e kishte falsifikuar dokumentet për vizë, dhe pas kësaj Amerikanët kishin kërkuar që ta përmblidhnim.

    4Ok me ambasadorën, por edhe me nëpunësit filluan të zihen për mandate. Kur iu pikën zëdhënëses së komisionit evropian Maja Kocijançiç që të shpjegojë se çfarë mendon me fjalën koalicion i gjerë, gruaja nuk mbyllte dot sytë, aq e shqetësuar ishte për fatin e Gruevskit. “Maja ta thotë, maja ta thotë…”

    Çfarë ka të thotë Maja? Ajo është zëdhënëse. E thotë qëndrimin e komisionit Evropian. Më saktë, të Qeverisë së BE-së. Maja mund të jetë edhe e dashuruar me Gruevskin, por për mendimin e saj personal s’e pyet askush.

    5Siç kontrollon Gruevski se a qëndron Gjermania pas qëndrimit të Gjermanisë, ashtu e kontrollon edhe SHBA-në se a qëndron pas qëndrimit të SHBA-së. Por për dallim nga ambasadorja Althauzer, ambasadorin Bejli as që u munduan ta thërrasin për pyetje.

    Paguajnë lobistë ata të Amerikës. VMRO-DPMMNE deri më tani ka harxhuar 1,7 milionë dollarë për lobim në SHBA. Dhe si parti në pushtet, askush nuk pyet për origjinën e parave.

    Prandaj edhe mund të paguajnë ndonjë kongresmen që të thotë diçka të bukur në shërbim të lirisë së krerëve të VMRO-DPMNE-së dhe ta publikojnë në mediat e këtushme. Dhe do ta prezantojnë si kongresmen “udhëheqës”, i cili ka kërkuar që Trampi ta zëvendësojë Bejlin. Për dallim nga 434 kongresmenë “joudhëheqës”.

    Ashtu dërguakan Amerikanët ambasadorë. Atë që e kanë ndër mend ta sjellin pas Bejlit me siguri  tashmë ka filluar të mësojë maqedonishten. Ama, për një shtet që është lider në regjion, vetëm një kongresmen “udhëheqës” mund të fitojë para për të thënë budallallëqe.

    6Prokuroria speciale publike ka kërkuar nga Gjyqi themelor në Shkup që të japë urdhëresë për bastisje te disa funksionarëve të tanishëm dhe të kaluar. Normalisht, gjyqi nuk ka dhënë urdhëresë. Si fillim, për çdo rast, e ndryshoi gjykatësin në kujdestari. E pastaj pesë ditë vendosnin se çfarë të bëjnë. Pas pesë ditëve mundeshin edhe të japin urdhëresë për bastisje. Për pesë ditëve, funksionarët nën hetim mundeshin edhe të shpërngulen, po edhe t’i lyenin banesat e reja. Që të mbuloheshin gjurmët e pikturave.

    E për ato pesë ditë edhe Gruevski mbase do të arrinte të formonte qeveri.

    7Në Romani qindra mijëra njerëz me ditë të tëra protestojnë kundër dekretit të qeverisë, me të cilin funksionarët e shtetit do të bëjnë burg vetëm nëse vjedhin mbi 44.000 euro. Te ne, GDOM me ditë të tëra protestonte në shërbim të funksionarëve të dyshuar për vjedhjen e miliona eurove.

    Ka dallim.

    Përktheu: Fjolla Zllatku

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира