MAQEDONI E GRABITUR

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:109:"Seç’mëduketsepolicianukdot’izërësulmuesit.Nukmundtazërëatëqëvetëekaporositur.

    1Nuk e di se pse akoma nuk i besoni Gruevskit se atë që ai e thotë, edhe e bën. Ai akoma pas Përzhinës së dytë kërcënohej se nuk mund ta kontrollojë tërbimin e popullit. Tani që tema “Do të bëni burg” është ndërruar me “Shteti është sulmuar” nuk është rezultat vetëm i një statusi fejsbuku, me të cilin ish kryeministri i thërriti njerëzit të dalin nga shtëpitë e ta mbrojnë shtetin.

    Fakti se tema nga kriminaliteti shkoi në sferat e konfliktit ndëretnik do të thotë që ai këtë gjë e ka planifikuar qysh atëherë kur e nënshkruante marrëveshjen e dytë të Përzhinës.

    Dhe është gjë normale që Gruevski të bëjë thirrje për mbrojtje të shtetit. E grabitën Maqedoninë, edhe pse në mënyrën më banale të mundshme, janë leverdisur me shtetin e grabitur. Është normale që të mos duan të shkojnë në burg. Është gjë normale që të mos duan të kthejnë atë që kanë vjedhur.

    Mirëpo, si mund të jetë gjë normale kur luftën tyre personale për t’i shpëtuar burgut, e shfaqin si të ishte interesi më i madh nacional? Që kur u bë gjë normale që interesin e tyre për të dalë pa dënim, të na e servojnë si të ishte interesi jonë? Si mund të jetë në interesin tone mbrojtja e lirisë së tyre dhe mbrojtja e parave të tyre?

    2Dygjuhësia është një temë bisede budalleske që nga viti 2008 kur VMRO-DPMNE dhe BDI e votuan Ligjin për përdorim të gjuhëve. Ore, kësaj teme i ka kaluar koha qysh në vitin 2002, kur Parlamenti filloi të funksiononte me kufje për përkthim.

    Kjo temë nuk është zgjedhur rastësisht. Është një fushatë e përpunuar me shumë shpenzime dhe agresivitet, qëllim i së cilës është të tërheqë vëmendje. Me paratë që vodhën, me njerëzit që kanë blerë, kush me pozitë drejtorësh, kush me tenderë. As me mediat që i mbushën me paratë tona, nuk është e vështirë të kthehet muhabeti dhe vëmendja. E kështu, në vend që njerëzit të pyesin: “Ku janë paratë?”, ata mbrohen nga dygjuhësia, që e kanë madje edhe autobusët me të cilët vijnë në protesta para qeverisë së tyre.

    Ore! Maqedonasit kanë frikë nga dygjuhësia, kurse nga 2005 e deri vjet 63.283 kanë fituar pasaporta bullgare. Struga dhe Shtipi bashkë kanë siguruar një atdhe rezervë, derisa këta na e vidhnin atdheun. Apo Berova, Koçani dhe Kriva Pallanka që bashkë kanë aq banorë, sa ka qytetarë të Maqedonisë që kanë nënshkruar se kanë prejardhje bullgare, për të fituar pasaportë bullgare.

    Ndërsa, këta që nga e vodhën shtetin i mësojnë fëmijët e tyre të thonë se nuk duan të mësojnë gjuhë “të huaj”. Bullgarishten nuk e konsiderojnë të huaj, jo. As anglishten. As gjermanishten që po e mësojnë masivisht, për t’u shpërngulur.

    3Duhet të kenë qenë naivë të gjithë ata që mendonin që Gjorge Ivanovi do t’i japë mandat kujtdo që nuk quhet Nikolla Gruevski dhe që nuk është nga VMRO-DPMNE. Jo vetëm për shkakun që nuk mund t’ia lejojë vetes, ngaqë është i shtypur, i shantazhuar dhe pa fije karakteri. Por, sepse edhe ai është pjesë e klikut që e grabiti shtetin.

    Nuk është ai “fikus i shkretë“ siç shkruan grafiti i zyrës së demoluar në qendër të Shkupit. Vërtetë, ai nuk është mjeshtër i lojës, por është lojtar kryesor i kryesisë së VMRO-DOMNE-së. Ai është më shumë se sa bashkëpunëtor. Ai e planifikon strategjinë e fundit. Nuk është se nuk mund t’ia japë mandatin atij që i ka sjellë 67 nënshkrime të deputetëve, e nuk quhet Nikolla Gruevski. Ai dëshiron t’ia japë mandatin Zaevit dhe LSDM-së. Që t’i shpëtojë ata me të cilët bashkëqeverit.

    4Gruevski është shumë i fuqishëm në Fejsbuk. Edhe në intervistë në Sitell te bursistja amerikane që aktron se po parashtron pyetje. Kurse, në bombat dëgjuam për punët e pista që gjithmonë dikush tjetër ia kryente. Mercedesin, Gordana Jankullovska ia ka blerë. Shuplakat në Qendër, Mile Janakiesi ia ka organizuar. Parcelat në Vodno, truproja e tij i ka shikuar. Tani, mediat ia përmendin emrin e “një ambasadori” që Gruevski, emrin e të cilit Gruevski nuk e ka thënë, ama e qorton.

    Jemi anxhakë të temës së dygjuhësisë dhe mbrojtjes së shtetit nga shqiptarët, po le të rikujtojmë se edhe propozimi i Ligjit pët amnesti të kriminelëve të Hagës, në vend të Gruevskit, u nënshkrua nga zv. kryeministri, Vasko Naumovski. Kurse pranimin e Kosovës në emër të Qeverisë së Maqedonisë, e nënshkroi Ivica Bocevski.

    E tani, ndalon fotografimin si i paditur në gjykatë dhe nuk dëshiron të fotografohet me përfaqësuesit e huaj që takon. Por, për këtë, porosit të miturit që të sulmojnë gazetarë dhe intelektualë, të cilët i ka shpallur tradhtarë. E prindërit e atyre të miturve marshojnë për Maqedoni të pastër dhe i frikësojnë fëmijët me idenë e të mësuarit një gjuhë të huaj.

    5Mes këtyre prindërve pamë shumë artistë, aktorë, shkrimtarë, regjisorë, drejtorë të institucioneve kulturore. Disa prej tyre kinse kanë bërë edhe karriera ndërkombëtare. E qenkan kthyer këtu që të bëhen drejtorë. Janë kthyer në Maqedoni me këngë, që të mbrojnë Gruevskin të mos shkojë në burg. Dhe bukur shumë që këndojnë. Bukur që u zbulua se për kë po këndojnë. Ta dimë se kush na shet kulturë evropiane, kosmopolitanizëm dhe art, kurse na fsheh se urren shqiptarët dhe i nxit drejt luftës qytetare. Dhe të dimë kush këtu na shet vlera demokratike dhe tolerancë, e nga ana tjetër nxit rrahje të gazetarëve dhe intelektualëve që mendojnë ndryshe nga ta.

    6Ndërsa policia i gjykoi sulmet mbi gazetarët. Dhe atë – më së ashpri. Çfarë është policia? Kombet e bashkuara apo mision paqësor? Policia duhet t’i parandalojë sulmet, e jo me vjet të mos mund t’i zërë sulmuesit. Brenda gjashtë vjetëve ka pasur 40 sulme të gazetarëve.

    Kur do t’i zënë? Si duket presin që së pari t’i zbulojnë sulmuesit e Komunës së Qendrës në vitin 2013.

    Se ç’më duket që policia nuk do t’i zërë sulmuesit. Nuk mund ta zërë atë që vetë e ka porositur.

    7Dhe ja kështu, i harruam edhe bombat. Dhe harruar se pse erdhëm deri në këtë derexhe. E harruam Tamarën, Martin Neshkovskin. E harruam liqenin e Smillkovës. E harruam Lagjen e trimave. E harruam Tomisllav Kezharovskin. Pushuam se vajtuari për Nikolla Mlladenovin. Për subvencione, kemi frikë të pyesim, sepse traktorët ruhen për mbrojtje të Maqedonisë. Me rrogë gjysmë të paguar, edhe trenat u nisën drejt një të ardhme më të mirë.
    Ama, harruam edhe se Gruevski i pari negocionte me Ahmetin. Edhe që Platforma nga Tirana u nënshkrua në 7 janar, dy ditë para se Ivanovi t’ia japë mandatin Gruevskit, që të negociojë me Ahmetin për atë platformë.

    Dhe harruam se VMRO-DPMNE dhe BDI qeverisnin më shumë se 8 vjet në koalicion harmonik. Harruam që akoma po qeverisin bashkë. BDI është në pushtet, e sillet si opozitë. Dhe analizon a do të mbetet në opozitë.

    Ndërkohë, Ahmeti na e punoi të gjithëve – edhe shqiptarëve edhe maqedonasve edhe të gjithë të tjerëve. Me platformën nacionale, me të cilën i dha Gruevskit një armë për t’u shpëtuar.

    E pas kësaj, ne duhet të besojmë se Ahmeti dhe Gruevski nuk punojnë në marrëveshje sekrete. Ata qeverisin bashkë në Maqedoninë e tyre. Maqedoninë e grabitur.

    Përktheu: Fjolla Zllatku

     

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира