MARRËVESHJE XHENTËLLMENE

Ore, puna është “Mile, mu tek!”.

1 Gjendja është e rregullt. Veçse, kësaj here nuk është katastrofë nacionale ngaqë është VMRO-DPMNE-ja në pushtet. Që kur fituan në zgjedhje, gjithë kohës kërkojnë mënyrën se si të mos i përmbushin premtimet e forta partriotike që i jepnin ndërsa ishin në opozitë. Detyra kryesore e tyre është të na bindin se i plotësojnë premtimet pikërisht duke mos i plotësuar.
Premtonin se do ta anulojnë funksionin zëvendëkryeministër i parë. Ky funksion ishte shpikur për Artan Grubin dhe BDI-në. Në Qeverinë e Hristijan Mickoskit, zëvendëskryeministri i parë është Izet Mexhiti gna Koalicioni Vlen.

Kryeministri Mickoski e shpjegoi këtë gjë në mënyrë precize në mënyrë të këtillë: “Sipas ligjit që është në fuqi, kryetari i Kuvendit ka zëvendës, ndërsa marrëveshja xhentëllmene në kuadër të koalicionit është të ketë zëvendës kryeministër të parë dhe ky do të jetë Izet Mexhiti. Por, kjo është jashtë ligjit, ligji thotë se kryeministri ka vetëm zëvendës. Ajo që deri më tani është punuar jashtë ligjit nuk do të jetë praktikë e kësaj qeverie”.

Domethënë, LSDM-ja dhe BDI-ja kanë punuar jashtë ligjit, por tani VMRO-DPMNE-ja dhe VLEN do të punojnë ligjërisht, por meqenëse kanë marrveshje xhentëllmene, do të vijojnë të punojnë siç kanë punuar LSDM dhe BDI në mënyrë të paligjshme.

Me sa duket vetëm në universin e votuesve besnikë të VMRO-së kanë kuptim deklaratat si “kjo Qeveri do të punojë ligjërisht” dhe “u morëm vesh në mënyë xhentëllmene që të mos punojmë ligjërisht”, në të njëjtën fjali.

Për më tepër që edhe funksioni i zëvendëskrymeinistrit të parë nuk është tamam i ligjshëm. Nuk ekziston në ligj, por ekziston në Rregulloren e punës së Qeverisë. Ligji është më i fuqishëm se Rregullorja. Nëse Rregullorja është a paligjshme, ndryshojeni atë. Të paktën ajo mund të ndryshohet lehtësisht, sepse Qeveria vetë e sjell atë. Por, VMRO-DPMNE-ja nuk mund ta ndryshojë sepse nuk e lë Vleni. Dhe kështu, Mickoski do ta respektojë marrëveshjen xhentëllmene që LSDM-ja e Zaevit dhe e Kovaçevskit e kishte me BDI-në e Ali Ahmetit.

Në fakt, esenca e gjithë kësaj gjimnastike mendore dhe verbale e kryeministrit është si më poshtë: Me marrëveshje xhentëllmene jemi marrë vesh ta shkelim ligjin.

2Nuk kaluan as dy ditë dhe me komunikatë të partisë Besa na shpjeguan se si ajo marrëveshje xhentëllmene do të funksionojë në praktikë. Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti ka pasur mbledhje me ministrat që janë nga Koalicioni i tij dhe ka lajmëruar se në të ardhmen do të koordinohet me ata, me zëvendës-ministrat dhe me drejtorët që janë vendosur nga Koalicioni Vlen.
Që të dihet se kujt i përgjigjen ministrat dhe drejtorët e Koalicionit Vlen. Me BDI-në ishte ndryshe. Ministrat dhe drejtorët e BDI-së i përgjigjeshin vetëm Artan Grubit dhe Ali Ahmetit. Nuk u interson atyre për Dimitar Kovaçevskin dhe Zoran Zaevin. Ndërsa me Vlen-in, meqenëse janë në koalicion, do të jetë më e komplikuar. Izet Mexhiti do të filtrojë çkado që do të kalojë te Hristijan Mickoski.

Nuk është njësoj. Për dallim prej Artan Grubit, kësaj here ministrat e Vlen nuk luanin futboll nëpër gole të vogla në Kabinetin e Mexhitit. Por, t’u japim një shans. Këtë e kanë koordinimin e parë. Ndoshta do t’ia marrin dorën.

3Sinqerisht, le t’u japim shans ministrave të rinj. Le ta tregojnë vetveten. Ja, shansin e parë që kanë për të qenë transparentë është të na tregojnë se sa pasaporta kanë.
Redaksia “360 stepeni” zbuloi se ministrja për energjetikë Sanja Bozhinovska nga VRMO-DPMNE ka pasaportë bullgare. Sipas regjistrit të qasshëm për publikun në Gjykatën e tregtisë në Zagreb, atë e ka përdorur si drejtoreshë e firmës në Kroaci. Ajo mohon se ka nënshtetësi bullgare, por nuk është përgjigjur nëse më parë ka pasur, sepse redaksia ka zbuluar se ka filluar procedurë për çregjistrim drejt fundit të vitit të kaluar para se të bëhet anëtare e udhëheqësisë së lartë të VMRO-DPMNE-së.

Bashkëndjej me ministren Bozhinovska, sepse edhe ajo është dashur t’u nënshtrohet pushteteve bullgare për t’iu vërtetuar se është bullgare. Por, nga ana tjetër, personalisht nuk më vjen shumë mirë të di se partia që na prezantohet si më maqedonasja, ka zgjedhur ministër nga një shtet, që me vite drejton politika armiqësore kundër shtetit tim. Në parim, unë largohem prej njerëzve që me fjalë bëhen patriotë shumë të fortë, por ndërkaq në pengesën e parë, ndërrojnë drejtim. Ajde shihni punën. Keni marrë pasaportë bullgare, ia keni bërë disi, nuk është e thënë t’ju njohim, heshtni e vazhdoni. Mos na gjykoni ne, që kemi mbetur vetëm me pasaportë maqedonase, mos na masni se sa e duam Maqedoninë.

E me të vërtetë, nuk e di se çfarë do më tepër nga ne Bullgaria që të ngrejë veton për BE-në nëse ne nuk kemi problem që të kemi bullgarë në Qeveri dhe Kuvend.

Ja, ministresha Bozhinovska në lëkurën e saj ka ndjerë paftyrësinë dhe dyftyrësinë e Bashkimit Evropian kur ka qenë e detyruar ta gëlltitë dinjitetin maqedonas që të bëhet grua e suksesshme në BE në fushën e energjetikës. Njashtu si dhe qindra mijëra maqedonas, të cilët duke e pritur BE-në të refromohet që të mund të zgjerohet, kanë vendosur vetë të largohen për në BE me pasaportë bullgare. Kush për  të mbijetuar, kush për të studiuar, kush për biznes, kush për udhëtim turistik, kush për fshehje të kriminalitetit, kush për të ikur nga drejtësia.

Të paktën ministri Arben Fetai prej Vlen, tha se ka shtetësi belge dhe tha se deklarimi i nënshtetësisë së dyfishtë është diçka etike, “kurse kur bëhet fjalë për funksionarë të lartë shtetërore, duhet të jetë normale”. Duket se ky njeri vjen nga një shtet më normal i BE-së.

Përgjithësisht nuk do të duhej të jetë problem nëse politikanë, deputetë, ministra, drejtorë të ndërmarrjeve publike, kanë edhe pasaporta të tjera përveç asaj maqedonases. Bullgarë, serbë, çekë, kroatë, çfarëdo që të jetë…Por, është problem kur këtë gjë nuk na e tregojnë.

Si tatimpages që ua sigurojmë rrogat, duam të dimë nëse ata që i votojmë që të punojnë për të mirën tonë kanë ndonjë atdhe rezervë.

4Ndërkohë që VMRO-DPMNE-ja ishte në opozitë, u pengonte kur qeveria, duke dashur ta shmangë “Maqedonia e Veriut” thoshte “shteti jonë”. Tani, kur VMRO-DPMNE është në pushtet, që kur presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministri Hristijan Mickoski e tërhoqën vëmendjen e gjithë botës me problematizimin e Marrëveshjes së Prespës, “shteti jonë” u bë norma patriotike e emërtimit të shtetit. Para kësaj, askush, madje as Greqia, nuk na maste se sa herë do ta thotë emrin Maqedoni.
Kryeministri u betua në “Maqedoninë e Veriut”, sepse, siç tha “personalisht, kjo gjë mua më kujton turpin që ma shkaktuat mua, familjes sime, fëmijëve dhe nipërve ende të palindur”. Por, ka bërë gjithçka që të mund ta rregullojë gabimin, edhe pse, për fat të keq “tani jam i pafuqishëm, sepse është pjesë e Kushtetutës dhe e ligjeve”.

Si e bëri këtë në mënyrë kaq xhentëllmene…. Nga askush çgroposi një problem dhe sërish e ringjalli që të na e mëshojë në kokë. Po edhe Bullgaria, e cila tre vjet, pas gjashtë zgjedhjesh, nuk mund të formojë Qeveri, të ketë qar nga ky problem që të na bëjë një plagë edhe më të madhe.

Ore, puna është “Mile, mu tek!”.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира