1 Pjesa më interesante nga dueli televiziv mes liderëve Dimitar Kovaçevski dhe Hristijan Mickoski ishte kur në ekran u shfaq vajza e llotos Marjana Stanojkovska. Dueli politik u ndërpre që të mund të tërhiqen topat e llotos. Të paktën dikujt i buzëqeshi fati atë natë. Pasi të parit se çfarë kanë për të thënë liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së paraqet përballje me realitetin tonë të ashpër. Ashtu që pauza me Marjanën erdhi si një freskim i këndshëm. Me fat të gjithëve!
Prisja një dramatikë pak më të madhe kur Mickoski i thoshte Kovaçevskit: “Ama ju lutem mos u nervozoni!” Ashtu e kanë këshilluar, por kësaj here së koti. Kovaçevski, për çudi, nuk nervozohej. Ose të paktën nuk tregonte nervozën siç kemi pasur rastin ta shohim. Ashtu që as kjo nuk ishte diçka emoconuese. Jam i bindur që pasi Marjana përfundoi detyrën e saj me ndarjen e fatit, shumica kanë ndryshuar kanalin.
Në përgjithësi duali ishte kot fare. Fati është te topat. Sa për përzgjedhjen – nuk jam i sigurt.
Por edhe Kovaçevski nuk duhet të dramatizojë aq kur thotë se”këto zgjedhje janë zgjedhje mes shpresës dhe pashpresës”. Kemi mbijetuar ne edhe në kohën kur VMRO-DPMNE-ja kishte 63 deputetë në 2008. Kemi mbijetuar edhe kur LSDM-ja kishte 87 depuetetë në 1994. Populli nuk vdiq. Por politikanët u pasuruan. Dhe kjo zënkë, si dhe të gjitha parapraket janë për atë se kush do të vazhdojë të pasurohet dhe kush do të shpëtojë me imunitet deputeti.
2 Nga LSDM-ja qeverisëse tani para zgjedhjeve filluan të kërkojnë falje: Thonë: “Gabimet që kemi bërë për ne janë mësime dhe kjo nuk do të thotë se ne do të heqim dorë nga qëllimet tona”.
Po si! E ç’tu themi fëmijëve për shtatë vjetët e humbura të jetës së tyre? Ja ku janë, arritën moshën e pjeskurisë dhe do të votojnë. Nuk janë më ata fëmijët e vegjël që i merrnim me vete “çdo ditë në gjashtë”. U thoshim se “do të vijë drejtësia dhe paqja”. VMRO-MVRO na i ndiqte edhe fëmijët ndërsa ata shkonin në shkollë dhe na i përgjonte telefonat kur ne flisnim me ta.
Tani ata e pranojnë se kanë gabuar, por kur këtë ua thoshim ne, atëherë ishim armiq. Shpiknin të pavërteta për ne….Na thoshin: Do të na e ktheni VMRO-në. Ndërkohë ne u tregonim se ku gabojnë, pikërisht nga frika që të mos na e kthejnë VMRO-në. Do të ishim më budallenjtë në këtë botë nëse do të donim që “kjo ligësi të përsëritej”. Aso kohe kishte ende kohë që t’i përmirësonin gabimet.
Mirë ama, vetëm tani, pas shtatë vjetësh atyre iu ra ndër mend se ka qenë ide e keqe mënyra se si çdo ditë gjithnjë e më tepër po e kthenin VMRO-në. E përpiqen të na bindin: Është më mirë ne të mbesim, apo jo? Që t’u lëmë hapësirë që sërish të bëjnë gabime. E të na dënojnë kur u themi se janë gabim.
Të paktën këta të LSDM-së duke kërkuar vota, vendosën edhe të kërkojnë falje. Nga VMRO-DPMNE-ja nuk e kanë as në fund të mendjes të kërkojnë falje. Aq dëm i bënë shoqërisë gjatë qeverisjes 11-vjeçare të Nikolla Gruevskit, saqë neve akoma na dhemb. Gabimet e tyre dhe pasoja e këtyre gabimeve vazhdojmë t’i ndjejmë. Disa plagë të asaj kohe janë aq të thella, saqë nuk mund të shërohen.
Mirë që nuk kërkojnë falje për Gruevskin, thua me veten ai ka kohë që ka ikur, e njerëzit kanë kujtesën e shkurtër. Por as për Danella Arsovskën nuk kërkojnë falje, për faktin se i mashtruan votuesit e Shkupit ndërsa e prezantuan atë si të pavarur dhe të aftë. Akoma janë të freskëta zurlat dhe daullet e festës para Pallatit të bardhë. Ajo vazhdon ta shkatërrojë kryeqytetin, falë mbështetjes së tyre për “Shkupin modern”, ndërsa ata na japin për të zgjedhur Danella të reja.
3 Gjithmonë kur afrojnë zgjedhjet kam dilemën se çfarë të shkruaj, çfarë të shënoj, mos hidhërohet dikush apo mos ndihet i favorizuar dikush tjetër… – Nuk është mirë të mbahet anë. Por as nuk është mirë të mos thuhen disa gjera.
Thjesht, nuk mund qëndroj indiferent kur e shikoj Stevçe Jakimovskin nëpër reklama – të vetmin nga shtatë kandidatët për president të shtetit që ndodhet në listën e zezë të SHBA-së.”Këtu promovohet si “shtetas u mirë që mendon për brezat e ardhëm”. Ndërsa na tregon se ka ndërtuar spital për nevojat e ushtrisë sipas standardeve të NATO-s.
Ne tashmë kemi një spital sipas standardeve të NATO-s në mes të komunës së tij Karposh – “8 Shtatori”, të cilën shkupjanët akoma e thërrasin Spitali ushtarak. Në rrethin e këij spitali akoma qëndrojnë qendra mjekësore ushtarke dhe logjistika e Ministrisë së mbrojtjes e lidhur me NATO-n.
Më falni, ndoshta jam i njëanshëm, sepse për Karposhin dhe Spitalin ushtarak me lidhin shumë emocione. Por qasja drejt atij spitali dhe gjithë asaj pjese ku është vendosur Ndima e shpejtë dhe poliklinika “Bukuresht” shumë shpejt do të kufizohet, si qasja me vetura, ashtu edhe ajo me helikopterë shpëtimi, pikërisht sepse Jakimovski gjatë kohës së mandatit të tij si kryetar komune lejoi ndërtimin e 17-katëshes me gjithë qendrën tregtare.
Shtetasi për të cilin Stejt departmenti amerikan ka dijeni se ka qenë i përfshirë në aktivitete korruptive të lidhura me planet urbanistike, na premton spital sipas standardeve të NATO-s, që kur vetë do të shkatërrojë një kompleks shëndetësor dhe spital ekzistues të ndërtuar nga UPJ, që me siguri i ka ditur se cilat janë standardet e NATO-s. E që të jetë ironia edhe më e madhe, rinovimi i Qendrës së urgjencës për këtë spital, në vitin 2014, është paguar me donacion nga ushtria amerikane dhe “8 Shtatori” është caktuar si njësi për reagim të parë të forcave të NATO-s në Kosovë.
Stevçe thotë se “një politikan i mirë mendon për zgjedhjet e ardhme, kurse një shtetas i mirë mendon për brezat e ardhëm”. Kurse një kryetar komune i mirë mendon për përfitimin e ndërtimtarëve. Nuk i bëhet vonë për qytetarët. Ata janë këtu vetëm për të siguruar vota. Se çfarë sigurojnë investitorët, pyesni në Amerikë.
Mund të pyesni edhe pushtetin qendror. Edhe ata hiqen si budallenj për këtë rast.
Pasi edhe LSDM-së dhe BDI-së i kanë më të rëndësishëm interesat e të ashtuquajturve investitorë, sesa interesat e qytetarëve. Neve na kërkojnë falje, por atyre ua plotësojnë qejfet. Nga lakmia na e shndërruan shtetin në një vend jonjerëzor për të jetuar. Që kur investitorët janë më të rëndësishëm për ta sesa tatimpaguesit e thjeshtë, atëherë le të kërkojnë vota prej tyre.