MË PADIT!

Nuk do ta kthejmë ne Gruevskin.

1 Bllokimi i bulevardit Ilinden në qendër të Shkupit me 200 autobusë privatë ishte një fotografi e realitetit të ashpër ku jetojmë. Kombinim i politikanëve të korruptuar dhe të paaftë që i gënjejnë qytetarët, i biznesmenëve të pamoralshëm të ngjitur si shushunja te politikanët që të fitojnë pjesë sa më të madhe të parave të shtetit dhe i një gjyqësie të korruptuar dhe joefikase nga e cila të gjithë kemi hequr dorë. E gjithë kjo e thënë në një fjalë: Padisni!

E qytetarët? Cilët qytetarë? Kush mban llogari për nevojat dhe interesat e qytetarëve?

Padisni! Kështu kryetarja e Shkupit Danella Arsovska do ta zgjidhë problemin me transportuesit privatë që janë në rrjetin e transportit publik të qytetit. Nuk ua paguan borxhin edhe pse ka nënshkurar marrëveshje me ta dhe u thotë: Padisni! Nuk ju paguaj, padisni!
Një moral tipik zyrtar i një biznesmeni të klasit të saj. Bleva xhip, nuk kam para të të paguaj. Më padit. Ika në pushim, do të të paguaj kur të kthehem. Nuk kam tani, s’kam ç’të bëj. Më padit.

Vetëm se në këtë rast, nëse Qyteti i Shkupit ndonjëherë e humbet kontestin, dënimin nuk do ta paguajë Danella. Në këtë rast “Më padisni” është një keqpërdorim klasik i fondeve shtetërore. A thua se kjo është blerje private e një salle sportive, e mund të të padisin nëse nuk paguan rrymën. Për më tepër që thotë se deri më tani nuk ka parë se i ka ardhur vërejtje para padisë. Siç është rendi në moralin zyrtar maqedonas – mund të ndodhë që mes vërejtjes dhe padisë, ta likuidosh firmën. E derisa të gjykojë gjykata, të mos ketë se nga ku ta presësh borxhin.

Dënimin do ta paguajnë tatimpaguesit. Ndërsa shkupjanët, mirë që s’kanë autobusë, do të ngelen edhe pa para.

2 Më kujtohet se vjet në këtë kohë, taksistat e Shkupit ankoheshin se nëse Danella e realizon premtimin për transport falas dhe efikas publik, ata do të mbeten pa punë, sepse askush nuk do t’u bëhet myshteri. Shumë seriozisht e morën Danellën kur në tetor të vitit 2021 thoshin se “Blerja e 250 eko autobusaëve do të realizohet që në 82 ditët e para. Për këto zgjidhje nuk nevojiten muaj, as vite por zgjidhen menjëherë.” A thua se autobusët janë gati në ndonjë fabrikë, të paketuar, e vetëm presin që ajo të marrë funksionin dhe patrioni i saj Hristijan Mickoski të bëhet kryeministër pas zgjedhjeve të parakohshme dhe – u nisën autobusët për Shkup.

Ndërsa miku i tyre Lenin, si një biznesmen tipik maqedonas i vendosur si politikan që mund t’i sjellë përfitime nga paratë e shtetit, thoshte se Shkupi ka fituar “grua titane” e cila do t’ju tregojë se sa dhe çfarë mund të bëjë për Shkupin, pa marrë parasysh se sa keq dhe padrejtësisht ka qenë e sulmuar nga njerëz e këqinj e të marrë të mallkuar”. Në 2 nëntor 2021, menjëherë pasi Danella kishte fituar në zgjedhjet lokale, ai u ofrua publikisht: “gjithnjë do të jem këtu për të ndihmuar falas dhe të bëj gjithçka që di dhe mundem për qytetin tim të lindjes Shkupin”.

Epo tani, pse hidhërohet me Danellën që nuk e paguan? Ajo e ka kuptuar se do të punojë falas. Edhe ai vallë u bë “i keq dhe i mallkuar”, e kur e kuptoi se nuk ka leverdi prej saj, “gruaja titane” u kthye në “rrugaçe”.

Ndërkohë lojën më argëtuese të cirkut të qytetit e luan VMRO-DPMNE-ja. Këmbëngulin që të bindin veten e tyre se Danella është kandidate e LSDM-së. Jo vetëm që i mbyllin sytë para realitetit, po i kanë lidhur me shirit të zi që të mos shohin. Megjithatë, pavarësisht gjithë patologjisë dhe kujtesës së shkurtë në këtë shoqëri, nuk mund të na bindin të gjithëve se Danellën në pushtet nuk e sollën pikërisht njerëzit e VMRO-së që e votuan me komandë. Nuk jemi të gjithë aq të marrë. Ishte mars kur Mickoski bashkë me menaxheren më të mirë të botës blinte autobusë për Shkupin, e ajo e lëvdonte se “kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski vepron në mënyrë proaktive drejt përmirësimit të gjendjeve në Shkup”.

Dhe Danella, ashtu si partia që e bëri kryetare, jeton duke mohuar realitetit. Nëpërmjet fotografive dhe videoincizimeve autentike nga turmat në stacionet e autobusave dhe autobusave, ajo me gjakftohtësinë e saj përpiqet të na bindë se komunkacioni i qytetit është normal, por janë mediat që përhapin spekulime, sepse të gjithë atë e urrejnë dhe e kërcënojnë. Se, mos ndoshta turmat krijohen ngaqë njerëzit kanë dëshirë të shoqërohen. Pas pothuajse tre viteve me kovid, duan të afrohen, të ndërrojnë ndonjë llaf, të bëjnë shoqëri të reja…Në sytë e saj me siguri Shkupi tashmë ka transport të shpejtë dhe pa pagesë. Edhe autobusët janë këtu dhe janë falas, sepse ajo nuk ka ndërmend të paguajë pa padi. Por janë dhe të shpejtë. Prandaj nuk mund t’i shohim.

3 Danellën e votuan njerëzit e VMRO-së, por Petre Shilegovi humbi nga qytetarët e zhënjyer dhe partiakisht të papërcaktuar. E, në LSDM akoma nuk mund të kuptojnë se për disfatat e fundit nuk u kanë faj votuesit partiakisht të papërcaktuar.

Dimitar Kovaçevski tregon barcaleta në tubimet partiake, anëtarët duartrokasin, i thonë: Bravo, shef, jemi shumë të fortë. Por ka dhe njerëz që nuk shkojnë në tubime partiake dhe që përpiqen pa paragjykime t’ia bëjnë të qarta gabimet pushtetit, të lëshojnë sinjalin se diçka nuk shkon siç duhet, e kanë diçka më të mençur për të thënë. LSDM-ja i godet dhe i ofendon. E qeveria për çdo kritikë i përgjigjet: Kështu do ta ktheni Gruevskin!

Thonë: “E votuat Danellën. Mirë e keni. Le të mendojnë votuesit se për kë votojnë”.

Mirë, votuesit do të mendojnë. Por, çfarë nëse ju nga pozicioni i qeveritarëve do të mendonit edhe për qytetarët e jo vetë për intresat partiakë dhe të biznesit për më të afërmit?

Jep një shans në 2017. Jep shans tjetër në 2018, një tjetër në 2019…Dhe ja ku po vjen 2023.

Nuk do ta kthejmë ne Gruevskin.

4 Mbi 400 studentë në Fakultetin e drejtësisë së Shtulit në Tetovë, nga viti 2008 deri në 2012 kanë fituar vërtetime për titullin jurist i diplomuar si për katër vjet arsim, ndërsa kanë pasur pikë kredie sa për tre vjet. Faktikisht, mbi 200 prej tyre kanë dhënë provimin gjyqësor para se të diplomojnë.
Nuk e di se përse i komplikojmë punët. Përse fëmijët, prindërit e të cilëve janë nga BDI nuk marrin diploma që në lindje. Atëherë kur i regjistrojnë në librin amë të të lindurve, t’ua nxjerrin diplomën me dëshirë të prindërve.

Po edhe vëretimi për kalim të provimit gjyqësor është e drejtë njerëzore. Pse të presë 20 vjet, kur mund ta marrë që nga lindja?

5 Sanksionet amerikane për politikanët e korruptuar të Ballkanit kanë efekt dhe SHBA do të vazhdojë me sanksionimin e funksionarëve të korruptuar të rajonit, thotë Gabriel Eskobar, zëvendës-ndihmës i sekretarit shtetëror të SHBA-së. Ai thotë se “kur qytetarët të mësojnë se në çfarë lloj korrupsioni janë të zhytur politikanët e sanksionuar, liderët do të duhet t’i largojnë këta persona nga funksionet dhe nga listat zgjedhore partiake”.
Synimi i SHBA-së është edhe t’i sanksionojë politikanët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor, po edhe që kur ne këtu të kuptojmë se politikanët na i kanë vjedhur paratë, të pushojmë së votuari për ta, sepse edhe partitë do të heqin dorë prej tyre dhe nuk do t’i kandidojnë.

Më befason entuziazmi i administratës amerikane dhe besimi që e kanë në kapacitetin demokratik të partive dhe në liderët partiakë të Ballkanit Perëndimor.
Amerikanët me të vërtetë kujtojnë se shumicës së qytetarëve u pengojnë politikanët e korruptuar.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира